• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nike: Tarifat e Trump mund të rrisin kostot tona me 1 miliard dollarë këtë vit

09:40 : 27/06/2025
në BOTA, NDRYSHE

Kompania e njohur e veshjeve sportive Nike ka bërë të ditur se tarifat e reja të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj disa partnerëve kryesorë tregtarë të SHBA-ve mund t’i shtojnë rreth 1 miliard dollarë kostove të saj gjatë vitit 2025.

Për të zbutur ndikimin e këtyre masave, drejtuesit e kompanisë thanë se Nike do të ulë varësinë nga prodhimi në Kinë, vend që është goditur më fort nga tarifat. Aktualisht, rreth 16% e këpucëve që Nike shet në SHBA prodhohen në Kinë, por kjo përqindje do të ulet në një shifër njëshifrore deri në fund të majit 2026.

Muajin e kaluar, Nike njoftoi se do të rrisë çmimet për disa produkte, përfshirë atlete dhe veshje sportive në tregun amerikan, duke ndjekur shembullin e rivalit Adidas, i cili gjithashtu paralajmëroi rritje çmimesh për shkak të tarifave të reja.

Pavarësisht ndikimeve negative, aksionet e Nike u rritën me mbi 10%, pasi kompania publikoi rezultate më të mira se pritshmëritë për tremujorin e parë. Edhe pse ishte performanca më e dobët në më shumë se tre vjet, fitimet tejkaluan pritjet, duke treguar fleksibilitetin e kompanisë përballë vështirësive tregtare.

Lexo edhe:

Një kandil gjigant del në një plazh amerikan, autoritetet paralajmërojnë: Mos e prekni!

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

Në një kontekst më të gjerë, më 2 prill 2025, presidenti Trump shpalli një paketë të gjerë tarifash – të quajtura “Tarifat e Ditës së Çlirimit”, që përfshinin shumicën e mallrave të importuara nga shumë vende. Më vonë gjatë muajit, tarifat u pezulluan përkohësisht për 90 ditë, për t’i dhënë hapësirë negociatave me vendet e prekura.

Trump ka deklaruar se disa marrëveshje janë në proces, përfshirë një marrëveshje me Kinën dhe ndoshta një tjetër me Indinë. Megjithatë, presidenti ka theksuar se jo të gjitha vendet do të përfitojnë nga marrëveshjet dhe se për disa, tarifat do të arrijnë deri në 25%, 35% apo 45%.

Ndërkohë, një marrëveshje e fundit mes SHBA-së dhe Kinës parashikon furnizimin e qëndrueshëm amerikan me minerale të rralla dhe magnetë kritikë, që janë të domosdoshëm për teknologjinë moderne, si avionët dhe turbinat me erë.

Afati i pezullimit të tarifave përfundon më 9 korrik, dhe mbetet për t’u parë nëse administrata do ta zgjasë këtë periudhë apo do të rikthejë tarifat e plota. Zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë kanë lënë të hapur mundësinë për marrëveshje të personalizuara me secilin vend, por theksojnë se Trump mbetet i vendosur për të mbrojtur prodhimin amerikan dhe për të reduktuar varësinë nga importet.

Etiketa: nikeSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Një kandil gjigant del në një plazh amerikan, autoritetet paralajmërojnë: Mos e prekni!

20:05 : 27/06/2025
BOTA

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025
BOTA

Supremacia ajrore e SHBA-së, Kina ngre grup pune për studimin e avionëve amerikanë

19:00 : 27/06/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat e Trump

18:43 : 27/06/2025
BOTA

Si i përdori SHBA-ja bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

18:33 : 27/06/2025
BOTA

“Paqja nuk është më e garantuar”, Britania blen 12 avionë luftarakë F-35 nga SHBA

18:00 : 27/06/2025
Para

I vunë tritol në dyqan, kush është Donald Luka, zbardhet sherri për parakalimin e gabuar

TË GJITHA

Europa përvëlohet nga vapa/ Në Itali, Francë, Spanjë e Portugali, termometri shkon deri në 42°C

21:19 : 27/06/2025

Makina përplasi 3 të mitur/ Eksperti: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë, drejtuesit të bëjnë kurs

21:05 : 27/06/2025

Balaj protagonist, Vllaznia fiton miqësoren ndaj ekipit rumun

21:04 : 27/06/2025

Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë

20:55 : 27/06/2025

Trump paralajmëron Iranin: Do të urdhëroj bombardime nëse vijon pasurimi i uraniumit

20:45 : 27/06/2025

Tjetër dëmtim për David Alaba-n, mbrojtësi i Real Madridit jashtë për dy muaj

20:42 : 27/06/2025

Muçollari: Nuk kemi garanci për sigurinë ushqimore, vëmendja e qeverisë është zero

20:41 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com