• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta: Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik, ja pse i refuzova

20:00 : 24/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka treguar se disa miq të huaj të tij e kishin paralajmëruar për arrestimin me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Në intervistën për Syri.net, Meta është shprehur nga burgu se këta persona i kishin ofruar azil politik edhe në vendet e BE dhe NATO-s por ai i kishte refuzuar. Ai tha se po të kishte pasur ndodnjë provë apo fakt penal ndaj tij, nuk do të ishte kryer arrestimi në atë mënyrë.

Meta u shpreh më tej se me burgosjen e tij, kryeministri Edi Rama dhe aleatët e tij arritën disa qëllime afatshkurtra, ku përmendi dobësimin e fuqisë opozitare në publik.

PJESË NGA INTERVISTA

Pyetje: Z. Meta si po ecën çështja juaj?

Lexo edhe:

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

Përgjigje: Besoj se avokati i nderuar Z. Cakrani po e informon në vijimësi opinionin publik me farsën e shekullit të fabrikuar nga Narkoregjimi dhe veglat e tij.

Pyetje: Duket se ai është aq i sigurtë sa ka thënë se është gati të verë garanci pasurinë e tij për lirimin tuaj. Kaq i varfër jeni ju?

Përgjigje: Besoj se avokat Cakrani e ka shprehur vetë këtë gatishmëri, duke shprehur bindjen e tij jo vetëm për pafajësinë time, por edhe në karakterin tim. Unë nuk u rrëmbeva se mund të largohesha, se fiks atë ditë unë po kthehesha nga Kosova. Po kështu një nga qëllimet kryesore të Narkoregjimit që urdhëroi SPAK-un publikisht nga tribunat e PS-së, për të më arrestuar mua, ishte pikërisht largimi, sepse kështu unë vetë fajësohesha për tërë ato shpifje të investuara prej dy dekadash ndaj meje.

Që mbas largimit të Z. Arben Ahmetaj, çdo javë Z. Dumani thërriste gazetaret e besuara duke u thënë informalisht se këtë javë e atë javë arrestohet Meta, se erdhi porosia nga X shtet e nga X ishull. Dhe ju i mbani mend lajmet që dilnin çdo ditë. Po kështu, në 21 Tetor 2023, isha në Austri për një kontroll mjekësor, ditën kur u rrëmbye në aeroport Prof. Jamarbër Malltezi dhe SPAK ju vërsul Z. Berisha, një mesazh interesant i erdhi personit që ishte me mua nga një bashkëpunëtor i Charles McGonigalit, i cili i thoshte me pak fjalë se ky është fillimi, se qëllimi është te Meta.

Po kështu, pata shumë telefonata se ku isha, pasi ishin shpërndarë lajme se po shkoja në Hungari për azil politik.
Madje edhe një gazetar i njohur opozitar e dashamirës më tha mos u kthe këto ditë sa të qetësohen gjërat. Të premten, u thashë, pasdite arrij në Rinas, u thuaj të gjithëve të më presin. Shumë miq, të njohur edhe ndërkombëtarë, jo vetëm më paralajmëruan se do më arrestonin, por edhe më ofruan mbështetje për azil politik edhe në vendet e BE dhe NATO.

I falenderova shumë për përkujdesin e tyre, por u thashë se unë s’mund të realizoj ëndrrën e armiqve të vendit tim dhe mercenarëve të tyre, që nga Rama e gjithë veglat e tyre në drejtësi e kudo. Nëse do kishin një provë apo fakt penal, sado minimal, ata kurrë s’do kishin inskenuar atë rrëmbim mafioz që në historinë e Gjykatës së Strasburgut do hyjë si precedent më skandaloz deri më sot. Ata i arritën disa qëllime afatshkurtra, si izolimin tim ekstrem, dobësimin e fuqisë opozitare në publik, frikësimin e shumë njerëzve, por në afatgjatë fitorja më takon mua dhe gjithë patriotëve.

Ata shpresuan që përmes izolimit ekstrem dhe përpjekjeve për të korruptuar disa nga personat që komunikonin me mua, të krijonin prova apo fakte penale, siç bënë me kolegun e tyre Veliaj. Edhe zvarritjet e hetimeve të nisura nga Dumani që në Dhjetor 2019 me urdhër të Ramës e McGonigal, i shtyjnë qëllimisht për të zvarritur gjyqin në themel, i cili do jetë i hapur.

Etiketa: arrestimiAzilMetapoltik

Lajme të lidhura

BOTA

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit/ Beçi: Në sallën e gjyqit “Zot” për ekzistencën e veprës penale është gjyqtari

22:16 : 20/10/2025
AKTUALITET

Rasti i avokatit Ulian Barjami, si u lejua në sistem një prokuror me probleme të rënda psikologjike

22:06 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Sekuestrimi i celularit, shkelje e ligjit”/ Muçi: Avokati nuk mban përgjegjësi për atë që thotë

21:47 : 20/10/2025
Para

Përse digjen makinat? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

TË GJITHA

Lëkundje tërmeti në Tiranë, ja sa ishte magnituda

13:03 : 29/10/2025

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025

“Kunata më rrahu gruan kur ishte shtatzënë”, burri: Më kanë zaptuar shtëpinë dhe nuk na lejojnë të jetojmë atje

12:59 : 29/10/2025

Theu dhëmbin gjatë puthjes? Meriton Mjekiqi: Erjola puthte mirë, me Riken larg qoftë…

12:48 : 29/10/2025

Rama Olsi, foto bën me alzhaimer SPAK!!

12:33 : 29/10/2025

‘Mori 5 mln euro për të falsifikuar dosjen’/ Berisha: Dumani shkoi sot në shtëpinë e Kreshnik Farrukut

12:27 : 29/10/2025

Ilir Prodës i hapin adresa email-i falso, kërcënohen qytetarët: Jeni nën hetim, paraqitu në polici!

12:13 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com