• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ngushtica e Hormuzit: Çfarë është dhe pse ka rëndësi?

14:40 : 23/06/2025
në BOTA

Ligjvënësit iranianë kanë mbështetur thirrjet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit – një rrugë tregtare jetike për botën, nëpër të cilën kalon mbi një e pesta e furnizimit global me naftë çdo ditë.

Teherani ka kërcënuar edhe më parë me një veprim të tillë, i cili do të kufizonte tregtinë dhe do të ndikonte ndjeshëm në çmimet globale të naftës, por nuk e ka vënë asnjëherë në zbatim.

Megjithëse duket se ekziston një konsensus në parlamentin iranian për mbylljen e ngushticës, vendimi përfundimtar i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare.

Përveç Iranit, edhe Arabia Saudite, Kuvajti dhe Iraku varen nga kjo rrugë e ngushtë ujore për të eksportuar naftën e tyre drejt Kinës dhe tregjeve të tjera ndërkombëtare.

Lexo edhe:

J.D. Vance në Izrael: Çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës, sfidë e madhe

JD Vance mbërrin në Izrael: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës

Ngushtica ndodhet mes Omanit dhe Iranit, duke lidhur Gjirin Persik në veri me Gjirin e Omanit në jug dhe më tej me Detin Arabik.

Në pikën më të ngushtë, ajo ka një gjerësi prej 33 kilometrash, ndërsa korridori i lundrimit për anijet është vetëm 3 kilometra i gjerë.

Si anëtar i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), Irani prodhon rreth 3.3 milionë fuçi naftë në ditë dhe eksporton mbi 2 milionë fuçi naftë dhe karburant çdo ditë.

Mbyllja e ngushticës do t’i jepte Teheranit një mjet të drejtpërdrejtë presioni ndaj Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar një rritje të menjëhershme të çmimeve të naftës – e cila me gjasë do të nxiste inflacionin, si në SHBA, ashtu edhe globalisht.

Megjithatë, një veprim i tillë do të përbënte gjithashtu një akt të rëndë të vetësabotimit ekonomik.

Edhe Irani varet nga e njëjta rrugë për eksportet e veta të naftës, dhe një bllokadë e tillë mund të nxiste vendet arabe të Gjirit – pavarësisht kritikave ndaj sulmit izraelit – të ndërhyjnë për të mbrojtur interesat e tyre strategjike dhe ekonomike./REL

Etiketa: IranizraelNgushtica e Hormuzit

Lajme të lidhura

BOTA

J.D. Vance në Izrael: Çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës, sfidë e madhe

15:42 : 22/10/2025
BOTA

JD Vance mbërrin në Izrael: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës

18:56 : 21/10/2025
BOTA

Irani shpall përfundimin zyrtar të marrëveshjes bërthamore 10-vjeçare

09:56 : 19/10/2025
BOTA

Hamasi i dorëzon sonte Izraelit trupat e dy pengjeve

21:18 : 15/10/2025
BOTA

OKB: Ushtria izraelite po ekzekuton civilë në Gaza, 15 palestinezë të vrarë

18:45 : 15/10/2025
BOTA

Trump i hapur për negociata me Iranin, kritikon Obamën për nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore

14:34 : 13/10/2025
Para

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të ri të BKH-së, ja shkaku

TË GJITHA

U thirr në SPAK, Belinda Balluku nuk paraqitet para prokurorëve të posaçëm

11:56 : 27/10/2025

Me lopata në duar, banorët në Fier pastrojnë vetë kanalizimet e bllokuara: Bashkia hesht!

11:55 : 27/10/2025

Sjellje të pahijshme dhe të papërshtatshme, ILD kërkon masë për magjistraten e Sarandës/ EMRI

11:48 : 27/10/2025

“Pse u arratis Pirro Vengu?”, Berisha: Malajn do e marrë me vete Belinda! Klosit ia vodhi bixhozi rininë

11:36 : 27/10/2025

Drejtësia raporton sot në Kuvend, Tabaku: Lejoni pyetjet, Kuvendi s’është kuti postare

11:36 : 27/10/2025

Berisha lexon në Kuvend mesazhet e “Taos” nga SKY ECC

11:29 : 27/10/2025

Greva e urisë e naftëtarëve të “Bankers” hyn në ditën e 13-të: Drejtësi për punën dhe dinjitetin

11:23 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com