Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do ta sulmojë vendin, raporton BBC.
Presidenti amerikan u përmbajt nga nisja e sulmeve në rast se Irani pranonte të braktiste programin e tij bërthamor, tha një burim i lartë i inteligjencës për CBS.
Trump thuhet se po shqyrton një sulm amerikan ndaj Fordos , një objekt nëntokësor i pasurimit të uraniumit në Iran.
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, hodhi poshtë të mërkurën kërkesën e Trump për dorëzim pa kushte, ndërsa presidenti amerikan tha se durimi i tij kishte sosur.
I pyetur nëse SHBA do të përfshihej në konfliktin Iran-Izrael, Trump tha: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj”.
Khamnei e qortoi Trumpin në fjalimin e regjistruar të së mërkurës, duke thënë se “çdo ndërhyrje ushtarake amerikane” do të ishte e kushtueshme dhe tha se kombi iranian nuk do të dorëzohet.