• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Tani vetëm gjashtë – samiti i G7 pa Trump

Presidenti amerikan Trump është larguar nga samiti i G7 në Kanada.Në një deklaratë të përbashkët mbi konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, Irani shihet si "burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal".

08:52 : 17/06/2025
në BOTA

Lajmet e fundit nga samiti i G7-s  në Kanada:  Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, largohet më herët nga samiti i G7-ës dhe kthehet me aeroplan në Uashington: “Duhet të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Trump.

Lufta në Lindjen e Mesme,   e cila hodhi hije samitin e G7-ës bëri që edhe politikani më i rëndësishëm në këtë samit të largohet vetëm pas një dite të samitit, pas një fotoje familjare dhe darkës. “Do të doja shumë të qëndroja deri nesër, por ju të gjithë e kuptoni. Gjëra të mëdha po ndodhin tani”, thotë Trump. Gjëra të mëdha – “Gjëra të mëdha”.

Trump u bën thirrje banorëve të Teheranit të evakuohen

Pak më parë, Trump u kishte bërë thirrje të gjithë banorëve të Teheranit në platformën e tij Truth Social të largoheshin nga qyteti. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi njëkohësisht vendosjen e “kapaciteteve ushtarake” shtesë në rajon. Samiti i G7 është dëshmitar i një përshkallëzimi të mëtejshëm në Lindjen e Mesme. Megjithëse, gjithçka kishte filluar harmonikisht në mëngjesin e së hënës: peizazhe malore, ujëra të rrëmbyeshëm dhe mikpritësi kanadez Mark Carney duke pritur kancelarin gjerman.

Askush nuk mund ta kishte menduar se prapë gjërat do të merrnin një kthesë tjetër falë Trump: “Shkëlqesia Juaj, Friedrich Merz”, kështu e prezantoi një zëdhënëse kancelarin. Foto të bukura, shtrëngime duarsh. Carney e di që Merz është politikan i përshtatshëm për të mbajtur samite. Me Trumpin gjërat komplikohen.

Lexo edhe:

Trump: E dimë ku fshihet lideri i Iranit, por nuk do ta vrasim për momentin

“Dorëzim pa kushte”/ Trump reagon në Truth Social, çfarë po paralajmëron presidenti amerikan?

Donald Trump duke ngritur duart duke folur dhe kryeministri kanadez Carney duke dëgjuar
Kryeministri kanadez, Mark Carney u përpoq për një kurs afrimi me presidentin TrumpFotografi: BRENDAN SMIALOWSKI/AFP

Kurs afrimi me presidentin Trump

E pastaj shou i Trump. Gjithmonë e  kam thënë se ishte një gabim përjashtimi i Rusisë nga G8, sipas Trump. Po ish-Presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe një “person i quajtur Trudeau” e bënë këtë në atë kohë. Carney qëndron duarkryq dhe nuk kundërshton. Justin Trudeau, paraardhësi i tij si kryeministër i Kanadasë, as nuk ishte në detyrë në vitin 2014. Po nuk duket se kjo ka rëndësi. Përpjekje afrimi me Trump që në fillim të sesionit të parë të punës. Nostalgjia nuk është një strategji, thotë Carney; ndryshimi është i rëndësishëm. “Disa, ju, për shembull, Z. President, e kuptuat këtë herët dhe vepruat me guxim.” Duket se kjo i pëlqen Trumpit.

Pasatj lajmi: Trump largohet herët nga samiti. Zëdhënësja e tij thotë se ai duhet të merret me “çështje të rëndësishme në Lindjen e Mesme”. Izraeli  ka nevojë për SHBA-në, jo për G7-ën. “Dhe Irani nuk do të fitojë. Shikojeni këtë”, shprehet Trump ndërsa qëndron pranë Keir Starmer të Britanisë. Iranianët duhet të negociojnë para se të jetë tepër vonë. Starmer qëndron duarkryq, por me guxim vazhdon të flasë për uljen e tensioneve: “Ekziston një konsensus se duhet të ulim tensionet.” Presidenti francez Emmanuel Macron i ofron Trump mbështetjen e tij për një iniciativë në Lindjen e Mesme. Ai ende nuk di asgjë për largimin e parakohshëm të Trump.

Trump nuk ka nevojë për të tjerët. Mesazhi i tijështë  i qartë për Iranin: Do të ketë një marrëveshje. “Për Iranin do të ishte budallallëk të mos e nënshkruante”, tha ai.

Foto familjare e samitit të G7-s para një sfondi malor
Krerët e shteteve dhe qeverive – përfshirë Trump – ranë dakord për një deklaratë të përbashkët të samitit mbi konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Irani shihet si “burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal”Fotografi: Mark Schiefelbein/AP Photo/picture alliance

Çuditërisht, krerët e shteteve dhe qeverive – përfshirë Trump – ranë dakord për një deklaratë të përbashkët mbi konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Teksti, i publikuar nga Kanadaja pritëse, e përshkruan Iranin si “burimin kryesor të paqëndrueshmërisë dhe terrorit rajonal” dhe thekson të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Largimi i Trump e trazon samitin

Largimi i parakohshëm e trazon të gjithë samitin. “Po mblidhemi këtu në një pikë kthese në histori”, tha Carney mëngjesin e fillimit të samitit. Pa e ditur ende se lufta në Lindjen e Mesme dhe Presidenti i SHBA-së do t’i shndërronin planet e Kanadasë për samitin të përgatitura me kujdes në plane që nuk funksionuan. Megjithatë, Carney shprehu mirëkuptim: “E falënderoj Presidentin Trump që është këtu.”

Të martën (17.06.) presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është për vizitë në raundet e samitit. Fillimisht ishte planifikuar të diskutonte për Ukrainën me Trump. Narendra Modi i Indisë po i afrohej Kanadasë kur u përhap lajmi për largimin e Trump.

Situata globale tani përsëri ka ndryshuar. Lindja e Mesme kërkon angazhimin e presidentit të SHBA-së. Mosmarrëveshja për tarifat, madje edhe lufta në Ukrainë – në këtë ditë, gjithçka tjetër duket se po kalon në plan të dytë./DW

Etiketa: donald trumpG7

Lajme të lidhura

BOTA

Trump: E dimë ku fshihet lideri i Iranit, por nuk do ta vrasim për momentin

18:52 : 17/06/2025
BOTA

“Dorëzim pa kushte”/ Trump reagon në Truth Social, çfarë po paralajmëron presidenti amerikan?

18:31 : 17/06/2025
BOTA

“Nuk jam shumë në humor për të negociuar”/ Trump: Nuk i jam drejtuar Iranit për armëpushim

12:58 : 17/06/2025
BOTA

Trump: Largimi i Rusisë nga G7, gabim shumë i madh

22:32 : 16/06/2025
BOTA

“Mund ta bëjë me një telefonatë”, Irani i kërkon Trumpit të ndalojë sulmet izraelite

18:41 : 16/06/2025
RAJONI

Kurti pas deklaratës së Trumpit: T’i bëhet trysni Beogradit

11:46 : 16/06/2025
Para

Temperaturat në Spanjë pritet të kalojnë 40 gradë Celsius këtë javë

TË GJITHA

FOTO/ “Jom dashuru prej asaj nate”, G Bani na prezanton me partneren, kush është vajza misterioze?

20:55 : 17/06/2025

Edin Dzeko pranë rikthimit në Serie A

20:52 : 17/06/2025

Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq

20:35 : 17/06/2025

Si e nisi aktivitetin “biznesmeni” Dritan Gjika duke shitur tonelata kokainë, lidhja me presidentit ekuadorian

20:34 : 17/06/2025

Botërori i Klubeve, Tebas: Duhet eleminuar si kompeticion

20:27 : 17/06/2025

E rëndë në Korçë/ Një grua bie në kontakt me energjinë elektrike

20:24 : 17/06/2025

Europiani U-21/ Portugalia dhe Franca kualifikohen në çerekfinale

20:11 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com