• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

DW: Përse Trump ndjek një kurs zik zak në konfliktin Izrael-Iran!

08:25 : 17/06/2025
në BOTA

Presidenti i SHBA-së, Trump, e paraqet veten si “nxitës i paqes”. Por sulmet e Izraelit ndaj Iranit, për të cilat ai ishte i informuar më parë, i konsideron “ekselente”. Sulmi i Izraelit ndaj Iranit ishte biseduar me Uashingtonin.

“Nuk ka ndonjë të papritur”, njoftoi reporteri i Fox News Bret Baier pas një bisede me presidentin e SHBA-së Donald Trump të premten e kaluar (13.06.2025). Nuk ka pjesëmarrje aktive, thekson qeveria e SHBA-së. Por SHBA, partneri më i rëndësishëm dhe më i fuqishëm ushtarakisht i Izraelit, as nuk e ka ndaluar ofensivën kundër Iranit.

Trump vazhdimisht në fushatën elektorale ka theksuar, se nuk dëshiron që ta involvojë SHBA-në në koflikte ushtarake në botë. Në fjalimin e tij ditën e marrjes së postit në janar 2025 Trump e shpalli veten si presidenti i ri i SHBA-së që “sjell paqen”: Fuqia e SHBA-së, sipas tij, “do t’u japë fund të gjitha luftrave dhe do të sjellë një frymë të re të harmonisë” në botë. Në maj 2025 Trump në Arabinë Saudite u shpreh për një epokë të re të paqes, që po nis në Lindjen e Mesme.

Trump dhe bisedimet për programin bërthamor me Iranin

Nga ky qendrim paqësor nuk ka mbetur asnjë shenjë pas sulmitIzraelit ndaj Iranit. Në televizionin e SHBA-së ABC, Trump i quajti sulmet si “ekselente”. Në platformën e tij Truth Social ai shkruan, që nga fillimi i bisedimeve të reja për programin bërthamor me Iranin i kam ofruar qeverisë në Teheran vazhdimisht shansin për një marrëveshje të re. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë një sulm është në prag, që mund të jetë më keq nga sa mund ta përfytyrojnë ata. Përfaqësuesit e vijës së fortë në Iran, që janë shprehur kundër marrëveshjes, tani “kanë vdekur të gjithë”, shkruan Trump në postimin e tij. “E mund të bëhet edhe më keq!”

Lexo edhe:

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

Delegacionet nga të dyja vendet që nga prilli janë takuar disa herë me qëllim për të negociuar një marrëveshje bërthamore, prej nga SHBA-ja u shkëput gjatë mandatit të parë të Trumpit më 2018. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje ishte të pengonteIraninnë ndërtimin e bombës atomike. Gjatë sulmeve të para të Izraelit krahas objektivave ushtarake dhe civile në shënjestër ishte kryesisht infrastruktura nukleare e Iranit.

Politologu britaniko-izryelit Daniel Levy është president i Institutit Studimor US/Middle East Project. Ai thotë, se Izraeli me gjasë i ka futur në mendje Trumpit idenë, se një goditje ushtarake kundër Iranit mund t’i avanconte bisedimet mes Ushingtonit dhe Teheranit për programin bërthamor. Nuk është e rastësishme, që Netanjahu e nisi pikërisht tani ofensivën ushtarake.

“Një motiv kryesor për Natanjahun ka qenë, që një sukses në bisedimet [ndërmjet SHBA-së dhe Iranit] me gjasë do kishte bërë që amerikanët ta pengonin atë”, thotë Levy në intervistë për DW.

Por Trump vendosi të mos i japë sinjalin e kuq të stopit Netanjahun lidhur me sulmin ndaj Iranit, shkruan William F. Wechsler, drejtor për programet për Lindjen e Mesme në Atlantic Council, një thin-tank në SHBA. Pra nuk ka ndonjë apel për të mos sulmuar. “Mund të ketë ndodhur që udhëheqja në Izrael mungesën e një drite të kuqe nga SHBA-ja ta ketë interpretuar praktikisht si dritë jeshile”, shkruan Wechsler.

Trump midis dy karrikeve

Në maj Trump shkarkoi këshilltarin e tij të sigurisë Michael Waltz. Ai padashje kishte ftuar një gazetar në një Messenger-Chat, ku anëtarët e qeverisë diskutonin plane ushtarake. Por nga hulumtimet e Washington Post ishte një faktor tjetër vendimtar për shkarkimin e Waltz: Këshilltari i Trumpit kishte shkëmbyer intensivisht biseda me kryeministrin izraelit për opcionet e mundshme ushtarake kundër Iranit – kjo përpara vizitës së Netanjahut në Shtëpinë e Bardhë. Gazeta shkruan, se Waltz ka dashur ta fusë politikën e SHBA-së në një shteg, që Trump e refuzon.

Ç’qendrim ka pra komandanti suprem amerikan në këtë konflikt: A i refuzon ai veprimet ushtarake kundër Iranit apo ato janë një arsye për të festuar për të? Sipas mendimit të ekpertit Ley presidenti i SHBA-së ndjek një kurs zik-zak në këtë çështje, sepse baza e tij MAGA (“Make America Great Again”) është e përçarë, kur bëhet fjalë për misione ushtarake nëLindjen e Mesme.

“Ka një çarje në botën e MAGA”, thotë Levy. Nga njëra anë është fraksioni, që mbështet plotësisht moton e Trumpit “America first”. Për këtë grup interesat e SHBA-së janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. Ky grup nuk do aspak që SHBA të involvohet në ndonjë konflikt të largët, i cili nuk ka të bëjë direkt me SHBA-në.

Nga ana tjetër ndër mbështetësit e Trumpit janë edhe hebrejtë konservatorë amerikan. Për ta është vendimtare, që Izraeli pa asnjë mëdyshje të mbështetet – në rast nevoje edhe ushtarakisht. Levy këtë e konsideron të rrezikshme.

“Sepse shtrohet pyetja, nëse bota do të shohë një Amerikë, që lejon një aleat të devijojë duke e lënë atë të involvohet në një konflikt ushtarak”, thotë Levy. “Ky nuk është një mesazh i mirë që përcillet jashtë vendit.”/DW

Etiketa: IranizraelSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

13:41 : 24/10/2025
BOTA

Putin i përgjigjet SHBA-së: Akt jo-miqësor, por Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

19:03 : 23/10/2025
BOTA

Trump: Izraeli do të humbasë mbështetjen tonë nëse anekson Bregun Perëndimor!

15:31 : 23/10/2025
BOTA

Finlanda thirrje Trump: Lejo Ukrainën ta godasë Rusinë me raketa Tomahawk!

12:18 : 23/10/2025
BOTA

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

08:55 : 23/10/2025
BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
Para

Dështoi 32 herë, sot mbledhja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

TË GJITHA

I akuzuar për kontrabandë, korrupsion e vjedhje, GJKKO lë në burg Juxhin Kokën

16:17 : 24/10/2025

Ekonomia e betonit/ Qeveria pranon se Shqipëria ka 27.5 milionë m2 banesa të pabanuara

16:13 : 24/10/2025

Furnizonte me drogë 800 klientë në ditë, arrestohet shqiptari në Angli/ EMRI

16:11 : 24/10/2025

Grupi Parlamentar i PD-së kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj opozitës

15:54 : 24/10/2025

“E kam gjetur vendin për dasmën”/ Erik Fullani drejt martesës me Sara Hoxhën?

15:53 : 24/10/2025

Pas 8 muajsh ngërç, Kuvendi i Kosovës vendos datën për votimin e Qeverisë Kurti

15:44 : 24/10/2025

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

15:42 : 24/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com