Tetova nderon një ‘yll’ të saj/ Murale për fantazistin e Kombëtares, Nedim Bajrami

Lexo edhe:

Nedim Bajrami, mesfushori i kombëtares shqiptare është nderuar në qytetin e tij të origjinës, Tetovë, me një murale madhështore në zemër të qytetit.

Ky gjest vjen si vlerësim për paraqitjen e tij historike në Euro 2024, ku Bajrami realizoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian, duke tundur rrjetën e Italisë pas vetëm 23 sekondash.

Kryetari i Bashkisë së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një postimi emocionues, tha:

“Nedim Bajrami, djali i Tetovës dhe krenaria e shqiptarëve, sot mori vendin që i takon në zemrën e qytetit të vet, një mural me zemër, e një zemër kuqezi!”

26 vjeçari Bajrami ka qenë një prej elementëve kyç në formacionin kuqezi në Evropian dhe me këtë nderim, Tetova përforcon lidhjen e pandarë mes futbollit dhe identitetit kombëtar.

Lajme të lidhura

Para