• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Merret gjykata… budallaçkë!”/ Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson

21:20 : 11/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Edmond Daliu nga Tirana, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan për një konflikt me vëllain e tij.

Ata janë bashkëpronarë të së njëjtës shtëpi, ku janë edhe dy fëmijë të tjerë dhe Edmondi ka bërë dhe një shtesë ngjitur me këtë shtëpi, në të cilin është pronari i vetëm. Pasi kthehet nga Italia, ku qëndroi tre muaj tek e bija, e gjen shtëpinë të kthyer në dyqan.

Shkoi në polici, por i thanë që t’i drejtohet gjykatës. Për të jetuar shkoi te një miku i tij. Në vitin 2015, dy nga bashkëpronarët, Leonardi dhe Alma, iu drejtuan Gjykatës së Shkallës së Parë për pjesëtimin e pasurisë së paluajtshme. Me arsyetimin, se jetojnë në banesë gjykata u dha të drejtë të mbajnë shtëpinë dhe të kompensojnë Edmondin dhe motrën tjetër.

“Përshëndetje unë jam Edmond Daliu dhe kam një problem me vëllain dhe me kunatën. Kemi një banesë të përbashkët në zonë  ‘Myslym Shyri’, ku unë kam më shumë se gjysmën e shtëpisë. Jemi bashkëpronarë në një pjesë, nevoja e strehimit dhe si gjithë banorët e pallatit unë kam bërë një shtesë në vitin 2005, kam edhe certifikatën e pronësisë. Bashkëpronarët e tjerë, prej 20 vitesh nuk jetojnë më në atë shtëpi sepse kanë shtëpitë e veta. Unë nuk munda që të blej një shtëpi dhe mendova që të ndërtoja atë shtesën, do të ishte e mjaftueshme për mua, meqë unë jetoj vetëm. Problemi qëndron që unë banoja aty dhe në vitin 2010, kur shkova në Itali për të parë vajzën dhe kur u ktheva e gjeta shtëpinë e kthyer në dyqan, me qepena nga kunata ime. Shkova në polici dhe ata më thanë që unë t’i drejtohem gjykatës. Që prej vitit 2010 me ndihmën e familjes dhe të një mikut tim u strehova me qira për shumë vite”, rrëfen denoncuesi.

Lexo edhe:

Ngërçi në Tiranë/ Qytetarja kërkon të certifikojë apartamentin, ish-pronari në burgim të përjetshëm

91 mln lekë të bllokuara për trashëgimtarët, pronës i dalin pretendentë të tjerë

Vendimi mori formë të prerë një ditë më vonë. Edmondi nuk kishte dijeni për këtë, ndaj dhe i kaloi afati i ankimimit. Në këtë pikë ai kërkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë rivendosjen në afat, për ta ankimuar dhe kjo kërkesë u pranua edhe në Apel. Prej 2018-ës pret vendimin e Gjykatës së Lartë. Sot Edmondi pret drejtësinë i vetmuar, i sëmurë dhe i pastrehë.

“Në Gjykatë të Lartë ka që në vitin 2018. Ata pretendojnë se do e blejnë të gjithë shtëpinë. Tani unë në pritje të vendimit të gjykatave, dola në pension dhe jam me pension minimal. Nuk mund ta përballoj dot jetën që edhe të marrësh shtëpi me qira edhe të jetosh. Kam më shumë se një vit që jetoj këtu në rrugën “Myslym Shyri” në një ish-garazh të përshtatur për magazinë, që e ka një miku im. Më ka strehuar derisa të zgjidh problemin. Çështja më është bërë urgjente sepse jam prekur nga një sëmundje, nga më të këqijat, nga Parkinsoni. Shpresoj që emisioni “Stop” të sensibilizojë një nga plagët më të mëdha që ka shoqëria jonë, që janë konfliktet brenda gjirit të familjes, për pjesën e pronave”, shton më tej Edmond Daliu.

Vëllai zaptues, Leonardi, nuk pranoi të sqaronte situatën.

Gazetarja: Zoti Leonard përshëndetje. Jam gazetare nga emisioni “Stop” dhe ju telefonoj për një problematikë pronësie që keni me vëllain, do të doja që të takoheshim dhe të bisedonim nga afër. Si e keni mundësinë?

Leonard Daliu: Mos u merr me këto gjëra! Me ato merret gjykata… budallaçkë!

Avokati Arben LLangozi shpjegon, se duhet, që qytetari të hyjë në shtëpinë e tij pasi nuk ka një vendim të formës së prerë që e pengon.

“Deri në këto momente ku shtetas gëzon gjithë të drejtat për ta poseduar këtë pasuri. Unë vlerësoj referuar Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë se kemi të garantuar paprekshmërinë e banesës, pore referuar Kodit Penal kemi mangësi referuar dhunimit të pronës. Nëse një person mban padrejtësisht pronën nuk mundet që Kodi Penal të mos e ndëshkojë. Vetë fakti që një person mban në mënyrë të pa drejtë peng banesën do të thotë që kemi dhunim të pronës, duke e keqpërdorur dhe duke e keqtrajtuar. Unë vlerësoj që ky shtetas duhet të gëzojë banesën e vet dhe autorët që e kanë në posedim në mënyrë të paligjshme duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha avokati.

Etiketa: parkinsonpronesherr mes vellezerve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ngërçi në Tiranë/ Qytetarja kërkon të certifikojë apartamentin, ish-pronari në burgim të përjetshëm

21:31 : 01/06/2026
AKTUALITET

91 mln lekë të bllokuara për trashëgimtarët, pronës i dalin pretendentë të tjerë

21:46 : 29/05/2026
AKTUALITET

Prej vitesh në dyert e Kadastrës, Fatbardha Çarcani merr më në fund certifikatën e pronës

22:05 : 27/05/2026
AKTUALITET

Pagoi 113 mln lekë per legalizimin, por i shembën pronën! Qytetari në Fier ende pa dëmshpërblim

21:31 : 20/05/2026
AKTUALITET

Me certifikatë në dorë! Uzurpuesit e kërcënojnë të mos i afrohet pronës: Të marr zvarrë!

21:39 : 05/05/2026
AKTUALITET

Eksperti “zhduk” pronën në ekspertizën që i kërkoi gjykata. Qytetarja 10 vite pa zgjidhje, topografi: Ka qenë lapsus

22:04 : 01/04/2026
Para

''Serbinë s’do e gjejmë më aq dobët”, Mehmeti: Pas Europianit, niveli i Kombëtares ka rënë

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom