• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

NRG e ‘mushkonjave’ nën hetim për kontrabandë, fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

13:23 : 09/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Tenderët e spërkatjes kundër mushkonjave të zonave bregdetare dhe urbane janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroria e Tiranës, ku janë regjistruar procedime penale. Para pak kohësh, kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, u paraqit disa herë para hetuesve dhe prokurorëve të SPAK-ut, teksa atë e “pickuan” insektet e vogla. Ai dyshohet për shpërdorim detyre dhe favorizim te kompanive pjesëmarrëse në tendera, teksa shpalli fitues ato që ofruan më shumë. Madje, Myzyri guxonte dhe nuk zbatonte as vendimet e Gjykatës Administrative të Apelit, pavarësisht se ishte një vendim i formës së prerë.

Një arrogancë e frikshme e Myzyrit, teksa ndaj tij dhe kompanisë që ai favorizon gjithmonë, NRG, janë regjistruar procedime penale. VoxNews ka ndjekur në vijimësi këto procedura dhe hetime, teksa në këto radhë do të ndalemi te një tjetër aferë e Myzyrit dhe NRG-së, ku ai me vendime të befta, ka arritur të favorizojë dukshëm persona nën hetim për kontrabandë.

VoxNews ka mësuar se pronarët e kompanisë NRG, italiani Marco Genicco dhe bashkëshortja e tij shqiptare, Flutura Nuredini, janë nën hetim të thelluar nga Prokuroria e Tiranës për kontrabandë medikamentesh, me të cilat realizojnë spërkatjen kundër mushkonjave. Pra, nga njëra anë firma fiton me influencat e Myzyrit tendera me shumë zero dhe nga ana tjetër, medikamentet me të cilat duhet të spërkasë zonat, futen në mënyrë të paligjshme.

Një skemë sa kriminale aq edhe në dëm të shtetit, i cili humb dy herë. Myzyri e shpall fitues NRG-në me oferta më të larta dhe firma fituese as nuk paguan doganë!

Faksimile: Dy nenet e Kodit Penal që është nën akuzë NRG, rrezikon 10 vite burg

Dosja 3443\25 kundër NRG-së

Lexo edhe:

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

Në vitin 2011, italiani Marco Genicco dhe bashkëshortja e tij shqiptare, Flutura Nuredini, themeluan kompaninë NRG, fillimisht me një emër tjetër. Kjo shoqëri operon në fushën e dezisektimeve dhe dezinfektimeve, madje importon edhe produkte që përdor.

Shpesh herë, firma është lakuar se favorizohet dukshëm në procedura tenderuese që zhvillonte fillimisht Instituti i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë dhe tashmë Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Një nga rastet më flagrante ka qenë tenderi i spërkatjes së zonave bregdetare, i ndarë në disa lote në vitin 2023, teksa ka pasur një “luftë” të ashpër mes firmave. Procedurat e zhvilluara patën të tjerë fitues në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe të tjerë (NRG-ja) në Komisionin e Prokurimit Publik. Pra, në shkallë të parë APP fitonte gjithmonë oferta më e ulët, ndërkohë në KPP fitonte oferta që kishte ofruar më shumë, firma NRG, me një “ndihmë” të madhe nga Jonaid Myzyri, kreu i Komisionit. Firmat që ofronin më pak skualifikoheshin!

Jonaid Myzyri

Pikërisht këto procedura kanë dërguar disa herë në SPAK Myzyrin dhe anëtarët e tjerë, teksa përveç dëmit financiar dëm të madh kanë edhe pushuesit apo strukturat akomoduese në bregdet, të cilat “luftojnë” çdo verë me insektet bezdisëse, të cilat shumohen me shpejtësi. Sipas të dhënave nga ISHP-ja, në 12 vitet e fundit, bregdeti është dezinfektuar 4 herë dhe në këto 3 herë, tenderët janë fituar nga kompania NRG shpk, me ofertën më të lartë.

Ndërkohë, çuditërisht me zhvillimin e tenderëve, ka pasur edhe një “luftë” të fortë në organet ligjzbatuese apo edhe në gjykata. Policia dhe Prokuroria kanë vepruar disa herë, madje ka pasur edhe kallëzime ndaj firmës NRG për kontrabandë.

Në Prokurorinë e Tiranës firma NRG Shpk, dhe pronarët e saj, janë nën hetim. Ata kanë dosje për kontrabandë produktesh, ndërsa po hetohen me nenet 171 dhe 173 të Kodit Penal, të cilat parashikojnë deri në 10 vite burg. Mësohet se dosja mban numrin 3443/25 dhe është në fazën e hetimit paraprak. Sipas të njëjtave burime, kontrabanda e produkteve është faktuar edhe nga hetimi doganor dhe antikontrabanda e Drejtorisë së Doganës së Tiranës. Mësohet se firmës NRG i janë sekuestruar në flagrancë 93 litra produkt kontrabande. Ky produkt, pa leje importi dhe përdorimi në Republikën e Shqipërisë (pasi ka hyrë në mënyrë të paligjshme dhe kriminale), po të shkrihet në ujë përkthehet në tonelata insekticid, i cili do të përdorej në mjedise të ndryshme.

Faksimile: Kallëzimi i NRG-së për firmat konkurrente, pavarësisht se është vetë nën hetim për kontrabandë

NRG ka luftë me drejtësinë, por fiton miliona nga Myzyri!

Më sipër faktuam se firma NRG, që ka fituar në vitet e fundit tenderët e spërkatjes kundër mushkonjave, është nën hetim të thelluar për kontrabandë. Ndërkohë, çuditërisht e njëjta firmë ka bërë kallëzim për firma të tjera se kanë shkelur ligjin. Një “luftë” absurde, e cila bëhet për të humbur gjurmët.

Por nëse bën vetë kontrabandë, kapesh me “presh në duar”, hetohesh, për çfarë mund të favorizosh? Skema është e qartë, e “mjeshtrave” italianë që, pasi vijnë në Shqipëri, krijojnë një rrjet dhe arrijnë të depërtojnë deri në institucione të rëndësishme. Marco, italiani i NRG, ka depërtuar deri te KPP-ja, duke kapur Jonaid Myzyrin, i cili e ka qejf t’a kapësh, pasi ka krijuar edhe ai një rrjet firmash që i favorizon gjithmonë, edhe këto të denoncuara nga VoxNews.

Në një rast, Komisioni i Prokurimit Publik skualifikoi një firmë nga gara e tenderit, pasi kishte “falsifikuar” dokumentet. Por, s’kishte asnjë vendim prokurorie, gjykate, policia apo edhe të ministrive të ndryshme që faktonin falsifikimin. Myzyri në mënyrë tepër të dyshimtë mori rolin e prokurorit, gjyqtarit, policit apo edhe të ministrit.

Faksimile: Vendimi i KPP që i dha fitoren në tavolinë firmën NRG për tenderin e lotit 4 në Durrës

VoxNews hulumtoi një tjetër vendim tepër të dyshimtë dhe me të njëjtën skemë të Komisionit të Prokurimit Publik. Bëhet fjalë për lotin numër 4, të spërkatjes së zonave bregdetare në qarkun Durrës. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka renditur sipas ofertave kompanitë, ku shpalli normalisht dhe në mënyrë ligjore firmën që ofroi më pak. Në dokumente përcaktohet se fitues u shpall firma “Flofarma” me ofertë 100 mijë euro. Ndërkohë, oferta e NRG-së ishte më e larta, me plot 140 mijë euro. KPP-ja, me në krye, shtatshkurtrin Jonaid Myzyri, skualifikoi ofertat më të ulta dhe shpalli fitues firmën e tij të “preferuar”, NRG, e cila kishte ofertë shumë më të lartë ekonomike.


Ndërkohë, e njëjta skemë edhe në lotin numër 5, të Qarkut Fier. Agjencia e Blerjeve të Përqendruara shpall fitues kompaninë “Egian”, e cila kishte si ofertë 170 mijë euro. KPP e skualifikoi “Egian” dhe shpalli fitues NRG me ofertë 200 mijë euro. Vendime kurajoze të Myzyrit, i cili shpërfill këdo dhe i jep aforfe paratë kësaj kompanie. Madje, ai arrin që të vendosë se kujt do t’ia shpërndajë paratë, sikur të ishte një bankë dhe jo një institucion shtetëror, i cili vepron me ligje dhe rregullore. Por, Myzyri duket se s’ka frikë as Prokurorinë e Posaçme dhe tashmë Prokurorinë e Tiranës, të cilat i kanë hapur hetime dhe ai as do t’ia dijë!

Faksimile: Bilanci i kompanisë NRG në vitin 2023, ku deklaroi një fitim prej 19 mijë eurosh

NRG, fiton miliona por me fitime minimale

Paradoksi i firmës NRG, e cila në 12 vitet e fundit ka fituar shumicën e tenderëve të spërkatjes së bregdetit, qëndron se nga njëra anë marr miliona euro nga shteti dhe vetë shtetit i deklaron të ardhura minimale. Të ardhura që nuk i kanë as kafenetë e vogla të lagjeve në një vit kalendarik.

VoxNews ka shfletuar bilancet e kompanie NRG, të vitit 2023, vit në të cilën ka fituar shumicën e tenderëve të hapur nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara. Megjithëse arkëtoi miliona, firma ka deklaruar një fitim prej 19 mijë eurosh. Nëse do ta pjesëtosh në dy, pronarët kanë fituar në atë vit as 10 mijë euro secili. Bilancet tregojnë shumëçka, pasi lënë vend për abuzim dhe fryrje të kostove të tjera. Por nëse një firmë ka futur mallra kontrabandë, s’ka paguar doganë, fiton miliona euro tendera, a mund të ketë një bilanc të tillë?!

Natyrisht, këtu lindin shumë dyshime se gjithçka ka qenë formale për të mos paguar divident apo edhe doganë dhe tatime. Skema e ndërtuar duket se funksionon me influenca dhe fitime procedurash, ku vetëm punë në terren nuk mund të bëjnë. Dhe, e gjitha kjo ka sjellë që në këtë Shqipërinë tonë turistike, kryesisht në zonat bregdetare, të ketë prani shumë të shtuar të mushkonjave, pavarësisht se shteti vetë hedh miliona euro./ Vox News

Etiketa: Flutura NuredinihetimJonaid MyzyrikontrabandekppmushkonjaNRGtendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

14:28 : 09/06/2025
AKTUALITET

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025
SHENDETI

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Korrupsioni me tenderat/ SPAK dërgon për gjykim “çunat e Belës”: Berberin, Gjylin dhe Elezin

16:37 : 04/06/2025
AKTUALITET

Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

12:16 : 31/05/2025
Para

Dështon për të 29-n herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

TË GJITHA

Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon foto me bikini

19:34 : 09/06/2025

Donald Trump: Dërgimi i Gardës Kombëtare shpëtoi Los Angeles! Trazirat e dhunshme, të nxitura

19:33 : 09/06/2025

Dy lojtarë të Shqipërisë në fokus, mediat italiane zbulojnë “misionin sekret” të Tares në Tiranë

19:30 : 09/06/2025

Prishja e objekteve/ Banorët përplasen me IKMT-në dhe policinë në Jalë: Kjo është vrasje!

19:22 : 09/06/2025

‘Mafia’, ‘hajdutë’, kaosi që mbështolli zgjedhjet te Urdhri i Psikologut, çfarë interesash kanë trazuar ujërat

19:19 : 09/06/2025

Itali, dështojnë referendumet/ Shumica e italianëve bojkotuan, fitore për qeverinë Meloni

19:18 : 09/06/2025

Letonia pa kapitenin ndaj Shqipërisë, Paolo Nicolato: Do të ketë ndryshime në formacion!

19:15 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com