• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

09:42 : 09/06/2025
në Lajmet e Dites

Një denoncim tronditës vjen nga ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë, ku Luan Rosaj, aktualisht shef i Auditit të brendshëm, akuzohet se po ushtron presion dhe shantazh të vazhdueshëm ndaj stafit mjekësor, me qëllim përfitime të paligjshme.

Sipas burimeve të “Ora News” nga brenda institucionit, Rosaj ka ndërmarrë një “tur kontrolli” jo për të zbuluar shkelje reale, por për të kërcënuar mjekë e infermierë me penalitete dhe masa administrative, nëse nuk i plotësojnë kërkesat e tij të papranueshme.

Nuk është hera e parë që emri i tij përmendet në rrethana të tilla. Një histori e gjatë shoqëron figurën e Rosajt, me episode të mëparshme ku janë raportuar praktika të ngjashme shantazhi në kuadër të kontrolleve të auditit të brendshëm në institucione të tjera publike.

Nga kolegët dhe ish-kolegët, Luan Rosaj njihet si një figurë problematike, që për vite me radhë ka përdorur të gjitha format e shantazhit për të ushtruar presion mbi punonjësit – që nga kërcënimet e hapura e deri tek letrat anonime, të cilat kanë pasur si qëllim njollosjen apo frikësimin e stafit.

Në foto: Luan Rosaj

Sipas dëshmive, ai ka ndërtuar një model sistematik presioni për të arritur përfitime personale, duke shpërdoruar funksionin që mban.

Lexo edhe:

I mori 5 mijë euro një gruaje dhe e shantazhonte për 50 mijë të tjera, arrestohet durrsakja

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

Punonjës të spitalit, nën kushte anonimati, pohojnë se klima e frikës dhe pasigurisë është bërë pjesë e përditshmërisë në këtë institucion jetik për shëndetin publik. Ata theksojnë se janë lodhur nga abuzimi me pushtetin dhe mungesa e reagimit institucional.

“Jemi kërcënuar me masa disiplinore dhe humbje vendi pune, vetëm sepse nuk pranojmë të ‘bashkëpunojmë’ me kërkesat absurde,” – deklaron një punonjës me përvojë në spital.

Kjo sjellje abuzive ngre një pyetje thelbësore që prek sigurinë e publikut: A mundet një staf mjekësor të ushtrojë detyrën në kushte të tilla presioni? Dhe më e rëndësishmja: a rrezikohen pacientët nga ky destabilizim i brendshëm?

Kur mjekët dhe infermierët punojnë në një ambient ku frika zëvendëson etikën dhe profesionalizmin, pasojat për pacientët janë të pashmangshme. Gabimet mjekësore, vonesat në trajtim, apo shpërqendrimi emocional i stafit janë vetëm disa nga rreziqet që mund të lindin nga një klimë shantazhi dhe pasigurie.

Për momentin, zyrtarisht nuk ka një reagim nga drejtoria e Spitalit të Traumës apo nga Ministria e Shëndetësisë, megjithëse thirrjet për hetim dhe ndërhyrje po shtohen nga brenda dhe jashtë institucionit./Ora News

Etiketa: infermerekercenimeLuan Rosajmjekeperfitimeshantazhshefi i audititspitaliSpitali i Traumes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I mori 5 mijë euro një gruaje dhe e shantazhonte për 50 mijë të tjera, arrestohet durrsakja

08:42 : 06/10/2025
AKTUALITET

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025
AKTUALITET

Punëtori humb krahun në fabrikën e kromit në Krastë, procedohet administratori

15:05 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Kujdes me ushqimet krudo”- Mjeku tregon arsyet që shkaktojnë gastroenterit

10:22 : 01/10/2025
AKTUALITET

Fshatrat e juglindjes pa mjekë, 25% e tyre janë pensionistë, ‘zhduken’ mjekët e rinj

17:58 : 30/09/2025
AKTUALITET

Gazetari: Mjekët e QSUT dërgojnë pacientët me tumor në privat për kryerjen e biopsisë

22:54 : 26/09/2025
Para

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

TË GJITHA

VIDEO/ Përndoqi “Noizyn”, ekstradohet nga Dubai “Cllevio”

09:16 : 09/10/2025

Trump njofton armëpushimin në Gaza: Hamasi do të lirojë pengjet të hënën

08:58 : 09/10/2025

Aksidenti tragjik në Fushë-Arrëz, humb jetën 51-vjeçari

08:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, sot jepet masa e sigurisë për autorin, xhaxhain dhe rojen e gjykatës

08:34 : 09/10/2025

OLAF flet për skandalin: Si u keqpërdorën 33 mln eurot e BE nga fondet IPARD në Shqipëri

08:20 : 09/10/2025

Këmbimi valutor 9 tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

08:13 : 09/10/2025
Foto ilustruese

Vranësira kalimtare dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, moti për sot

08:09 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com