Një banesë është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të premteje pranë zonës historike në Vlorë.
Nga informacionet paraprake mësohet se shkak për rënien e zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka sjellë neutralizimin e flakëve, por pa i shmangur dot dëmet në banesë.