Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore që Dardanët do t’i zhvillojnë në muajin qershor, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Botërorit 2026, që nisin në shtator.
Kosova do të përballet fillimisht me Armeninë më 6 qershor, ndërsa tri ditë më pas do të luajë kundër Komoreve. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 19:00.