• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Foto/ Nis epoka e re te Real Madrid, formacioni i mundshëm nën drejtimin e Xabi Alonsos

17:16 : 27/05/2025
në SPORT

Xabi Alonso është gati të nisë një epokë të re te Real Madridi dhe tifozët e bardhë janë më të emocionuar se kurrë. Një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, së cilës i është referuar edhe “Marca”, po ngjall diskutime të shumta.

Bëhet fjalë për formacionin e mundshëm të “Los Blancos” nën drejtimin e ish-mesfushorit legjendar. E veçanta? Një skemë taktike 3-4-1-2, e cila mbart shumë nga stili i tij inovativ, që shkëlqeu te Bayer Leverkusen.

Në prapavijë, Courtois ruan portën, ndërsa Xabi beson para belgut te një treshe e fuqishme mbrojtëse: Huijsen, Rüdiger dhe Militão (me Carvajal si alternativë). Ky ndryshim nga katërshja klasike në mbrojtjen me tre është sinjal i qartë për një Real Madrid më progresiv dhe me dalje më të shpejta nga prapavija.

Mesfusha duket hibride dhe me krahë të rinj. Në qendër të fushës qëndrojnë Tchouaméni dhe Valverde, dy lojtarë fizikisht dominues dhe teknikisht të rafinuar.

Në krahë, surpriza më e madhe është Carreras, një emër që ende nuk është zyrtarizuar, por që sipas zërave mediatikë është në planet e klubit si krahu i majtë ideal për sistemin 3-4-1-2.

Lexo edhe:

Champions League ka dy skuadra superfavorite, të tjerat janë vetëm ndjekëse

Nuk e grumbulloi në kombëtare, Tuchel zbulon arsyen pse mungon ylli i Real Madrid

Në të djathtë, konkurrenca do të jetë e fortë mes Trent Alexander-Arnold dhe Dani Carvajal, me të parin që ende nuk është zyrtarisht i afruar, por mbetet një nga prioritetet e merkatos së bardhë.

Përpara tyre, Jude Bellingham pozicionohet si “fantazist”, një rol që i përshtatet në mënyrë perfekte, për ta lidhur mesfushën me sulmin. Po për sulmin? Kombinimi që tremb çdo mbrojtje në botë: Vinicius Junior në të majtë dhe Kylian Mbappé në të djathtë. Një dyshe elektrizuese që premton gola, spektakël dhe shkatërrim të mbrojtjeve kundërshtare.

Ky formacion nuk është vetëm një listë emrash të mëdhenj, por “deklaratë” e asaj që presim nga trajneri i ri. Xabi Alonso kërkon të ndërtojë një Real Madrid që dominon jo vetëm përmes cilësisë individuale, por edhe përmes ideve moderne dhe fleksibilitetit taktik.

Kalimi te një mbrojtje me tre dhe përdorimi i krahëve si motorë të skuadrës është hap i guximshëm për një klub që gjithmonë ka kërkuar përsosmërinë.

A është kjo skuadra që do të sjellë një tjetër epokë të artë në Madrid? Tifozët janë të ndarë për këtë, por një gjë duket e sigurt: nën drejtimin e Xabi Alonsos, Real Madridi po përgatitet të jetë më modern, më agresiv dhe më spektakolar se kurrë më parë.

Etiketa: formacioniReal MadridXabi Alonso

Lajme të lidhura

SPORT

Champions League ka dy skuadra superfavorite, të tjerat janë vetëm ndjekëse

19:46 : 02/09/2025
SPORT

Nuk e grumbulloi në kombëtare, Tuchel zbulon arsyen pse mungon ylli i Real Madrid

17:29 : 02/09/2025
SPORT

Real Madrid heq dorë nga objektivi i madh i merkatos, Alonso i beson Militao-s

20:46 : 13/08/2025
SPORT

Real Madrid merr ofertën me shifrën rekord për Kylian Mbappe

22:24 : 11/08/2025
SPORT

Real Madrid rinovon me sulmuesin deri në vitin 2030

09:38 : 09/08/2025
SPORT

“Ishte klubi im i ëndrrave”, Eden Hazard tregon pse dështoi te Real Madrid

20:21 : 08/08/2025
Para

Lapaj kërkon rinumërim të votave në qarqet Fier dhe Vlorë: PS na ka marrë dy mandate

TË GJITHA

PD mbledh grupin parlamentar në selinë blu pas tensioneve në Kuvend

11:07 : 18/09/2025

Programi qeveritar miratohet pa debat! Mbyllet seanca, rregullorja ‘fluturon’ mbi kokën e Ramës

10:55 : 18/09/2025

“Rama 4” premton paga, pensione dhe mbrojtje të pronës, por shqiptarët përballen me inflacion, emigrim dhe fadroma

10:47 : 18/09/2025

Tensionet në Kuvend, Berisha: Rama i vuri drynin parlamentit brenda 5 minutave

10:42 : 18/09/2025

82 vota vota për programin e paprezantuar të qeverisë, opozita i hedh rregulloren Ramës

10:38 : 18/09/2025

Shokuese në Përmet! Polici 56-vjeçar në lidhje intime me 16-vjeçaren. Shoqërohen 7 persona

10:33 : 18/09/2025

‘Diella’ mori fjalën, PD përplaset në Kuvend me Ramën, ndërpritet seanca

10:24 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com