• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet në Lezhë, përballja e pabarabartë e partive të reja

17:24 : 26/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Elvis Hila

Elton Laska, avokat dhe aktivist nga Kurbini, themelues i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, kandidoi për deputet në zgjedhjet e 11 majit në Qarkun e Lezhës. Megjithëse koalicioni që përfaqësonte arriti të renditej forcë e tretë politike me 4,775 vota ose 6.16% të votave, ai nuk siguroi mandat. Sipas Laskës, fushata ishte e pabarabartë përballë strukturave të PD-së dhe burimeve të pushtetit.

“Unë jam themelues i “Shqipëria Bëhet” dhe në zgjedhjet e 11 Majit kandidova për deputet. Nuk ishte aspak e lehtë, pasi përballë kishim një makineri elektorale të pushtetit, por edhe Partinë Demokratike e cila është një forcë politike 30-vjeçare e konsoliduar. Ne kemi bërë një fushatë morale dhe njerëzore, duke takuar shumë njerëz dhe përcjellë mesazhin dhe programin tonë”, tha Laska

Resurset

Gjate procesit te votimit ne Lezhe

Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025 në Qarkun e Lezhës, (që përfaqësohet me 7 mandate deputetësh) u zhvilluan në një klimë përgjithësisht të qetë dhe pa incidente madhore.

Lexo edhe:

Lezhë/ Qytetarja sherr për pronën, uzurpuesit e kërcënojnë me certifikatë në dorë

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

Megjithatë, pas kësaj qetësie, fshihej një dinamikë interesante politike, që lidhej me garën e partive të reja politike. Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, një forcë e re politike u rendit e treta me 4775 vota.

Emrat
Pjesa dërrmuese e kandidatëve ishin emra të rinj, shumica aktivistë të shoqërisë civile, njerëz me eksperiencë në organizata joqeveritare që merreshin me kauza sociale. Ky lloj përfaqësimi sa duket zhvendosi fokusin nga politika tradicionale. Dhe jo vetëm. Në kontrast me fushatat tradicionale, që shpesh shoqërohen me shpenzime të mëdha financiare, dhe dyshime konkrete për përdorim të resurseve publike, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” realizoi një fushatë modeste financiarisht. Të paktën kështu shprehet kandidati Elton Laska

“Shpenzimet tona ishin modeste, pasi nuk kishim mundësi financiare. Gjithçka e kemi bërë me kontributin tonë personal si kandidat dhe donacionin e disa miqve, ku të gjitha shpenzimet i kemi bërë transparente. Vërtet nuk arritëm të marrim mandat në Qarkun e Lezhës, por jam i kënaqur për atë çfarë kemi arritur të dalim forcë e tretë politike, pasi mendoj se nuk ishte aspak e lehtë të përballemi me dy forcat e mëdha politike. Besoj se mbështetja për ne do të rritet në zgjedhjet e tjera dhe të jemi një faktor politik në të ardhmen” tha ai.

Nga procesi i numerimit te votave ne Lezhe

Roli i diasporës
Të tretët Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” u renditën edhe nga vota e diasporës me 1161 vota.

Gjithsej, pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, rezultati përfundimtar në Qarkun e Lezhës konfirmon ndarjen e 4 mandateve për Partinë Demokratike dhe 3 për Partinë Socialiste. Vota jashtë vendit nuk arriti të përmbyste rezultatin total, por ndikoi ndjeshëm në renditjen e listës së hapur të kandidatëve të PS-së, duke sjellë një ndryshim të papritur në përfaqësimin e qarkut. Me një diference të ngushtë votash, Partia Demokratike siguroi mandatin e katërt në Lezhë, duke e mbajtur epërsinë minimale ndaj Partisë Socialiste. Por ndryshimi vjen brenda radhëve të vetë PS-së, ku vota preferenciale nga diaspora çoi në Kuvend një deputet të ri, Admir Kadelin. Gara për këtë mandat ishte tepër e ngushtë mes disa kandidatëve, që u vendos nga vota e diasporës.

Lista
Admir Kadeli, i cili ishte renditur i dyti në votat brenda vendit, arriti të sigurojë numrin më të lartë të votave gjithsej, pasi diaspora i dha një mbështetje të fortë me 1,986 vota, duke e çuar totalin e tij në 7,586 vota preferenciale, më shumë se çdo kandidat tjetër në listën socialiste. Në krahasim me Marjeta Nelin që kishte marrë më shumë vota brenda vendit (6,745), por vetëm 814 nga diaspora, duke përfunduar me një total prej 7,559 votash, vetëm 27 vota më pak se Kadeli./ Faktoje.al

Etiketa: lezhepartipartite e rejazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lezhë/ Qytetarja sherr për pronën, uzurpuesit e kërcënojnë me certifikatë në dorë

21:27 : 03/06/2026
RAJONI

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

14:03 : 01/06/2026
AKTUALITET

Zjarr në Pllanë të Lezhës, digjet një parcelë me pemë e vreshta rrushi

17:30 : 31/05/2026
RAJONI

Kosovë/ Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e krizës qeveritare

12:10 : 31/05/2026
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

11:59 : 31/05/2026
AKTUALITET

Financimi i partive/ Berisha: PD-së iu dhanë 700 herë më pak para në zgjedhje! PS ‘mbushi’ xhepat

10:20 : 29/05/2026
Para

Presidenti i Napolit konfirmon transferimin e bujshëm, De Laurentis: Ai bleu një vilë të bukur

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom