• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Silvinjo: Me Serbinë nuk është ndeshje normale, e di historinë! Duhet zemër e shpirt në fushë

13:00 : 26/05/2025
në SPORT

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo publikoi sot listën me 27 lojtarët e thirrur për ndeshjet e qershorit, më datë 7 kundër Serbisë dhe më 10 kundër Letonisë.

Ai doli para mediave ku iu përgjigj të gjitha pyetjeve të gazetarëve, në lidhje me lojtarët e rinj, të rikthyerit dhe mungesat. Trajneri foli për duelin me Serbinë dhe emocionet, si dhe për Kristjan Asllanin.

Lista dhe gjendja e lojtarëve – “Ky është moment shumë i vështirë, dhe i veçantë i datave FIFA, lojtarët mbyllin sezonin dhe duhet të shohim si mbërrijnë. Ndonjë mbërrin shumë i lodhur, dikush më pak, se ka luajtur më pak, dikush ka mbaruar prej ditësh sezonin. Është moment i veçantë, kemi emra, por kemi lojtarë që janë me 20 ditë në pushime, jo specifikisht në radhët tona. Duhet punuar mirë, kemi 10 ditë për të bërë një punë të mirë, por duhet punuar mirë, do të jetë e rëndësishme të zhvillojmë një punë të mirë. E përsërit që është një moment i veçantë i sezonit”.

Ndeshja me Serbinë dhe emocionet – “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, dy skuadra, kundërshtarë shumë fizikë. Ne shpenzojmë shumë energji, duhet të punojmë shumë mirë. Do të jenë të rëndësishëm të 27 lojtarët, mesazhi i parë është që kemi nevojë për të gjithë. Janë dy ndeshje shumë të vështira për të harxhuar shumë energji. Të përqendrohemi te e para, Serbia, nuk është ndeshje normale, e di, e njoh historinë. Por ne duhet të përqendrohemi te loja, duhet të bëjmë mirë., të jemi skuadër lufte, zemre e shpirti, të mos humbim identitetin, të shkojmë në fushë e bëjmë futboll. Ata jemi ne, jam dakord që është ndeshje që duhet përgatitur mirë, e vështirë, por ne kemi shanset tona”.

“E theksoj edhe njëherë që 27 lojtarët që kam janë shumë të rëndësishëm, janë 7 ditë rresht që duhet të përgatisim për këtë ndeshje dhe duhet ta bëjmë mirë. I njohim kundërshtarët, i kemi parë ndeshjet e fundit që kanë bërë Serbia dhe Letonia, por në të njëjtën kohë ata do të na kenë parë dhe studiuar ne. Ndoshta kemi ndonjë lloj ndryshimi, po ngelet për tu parë në ditët e ardhshme ndërkohë që përgatisim ndeshjet. Janë dy ndeshje të forta, të vështira dhe fizike.

Lexo edhe:

Shqipëri – Serbi, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin” e duelit të zjarrtë

Lista e Silvinjos, Shqipërisë i mungojnë dy nga lojtarët me çmimin më të madh në treg

I kemi parë ato që kanë luajtur së fundmi, kemi pasur gati 1 vit ose 1 vit e gjysmë që kemi luajtur me kundërshtarë të vështirë, por të njëjtën gjë kanë pasur edhe ata, specifikisht Serbia. Janë skuadra të forta të dyja, kanë edhe shumë centimetra, lojtarë shumë të gjatë, fizikisht të fortë, do të duhet të harxhojmë shumë energji me ata, por ne do të punojmë mbi mundësitë tona, do ta përgatisim ndeshjen mjaftueshëm mirë, çdo ndeshje zgjat 90 minuta dhe çdo gjë mund të ndodh brenda asaj kohe. Ata e nisin lojën mirë, por ne kemi mundësitë tona”.

Kontrolli i emocioneve ndaj Serbisë – “Jam i sigurt që duhet të punojmë mbi të, është ndeshje speciale. Por të mos harrojmë që shkojmë në fushë dhe aty është sport, 90 minuta, duhet të përgatitemi shumë mirë për  të përballuar të dy ndeshjet. Qartësisht këto 7 ditë, që në ditën e parë do punojmë për të. Kam nevojë për 27 lojtarë me shumë dëshirë për të shkuar në fushë e lënë zemrën e shpirtin, nuk kemi rrugë tjetër. Teorikisht në letër është vendi i dytë, në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne duhet të punojmë mbi gjithçka që mund të marrim, udhëtimi është i shpejtë dhe nuk ka kohë të humbim, ky është mesazhi, kam nevojë çdo minutë të lojtarëve që në stërvitje. Fusha flet, unë dua të shoh lojtarë që vrapojnë, çdo gjë kemi bërë, edhe më shumë zemër e shpirt. Kjo është karakteristika e skuadrës tonë, nuk duhet ta humbim, dua edhe më shumë”.

Shanset për vendin e parë – “Në letër duhet të jemi të sinqertë, Anglia është një forcë e jashtëzakonshme, trajneri i ri, i mirë, lojtarë të nivelit shumë të lartë. Futbolli është lojë, është gjithçka e shpejtë. Të shohim, mund të ndodhë gjithçka, ne duhet të përqendrohemi te ne, forca jonë, pikët, mundësitë , deri në fund, pastaj ta shohim. Them gjithmonë në tetor-nëntor të shohim çfarë ndodh. Duhet të bëjmë pikë, sforco, shpenzojmë energjitë e pastaj të shohim çfarë ndodh. Anglia është ndër më të fortat në botë sipas meje. Por ne duhet të shohim dy kundërshtarët e radhës, të mundohemi të marrim pikë, bëjmë mirë në 180 minuta, se janë dy ndeshje”.

Mungesa në listë e emrave të rinj – “Julian Shehu është i ri, është hera e dytë në listë. Dajsinani është hera e parë. Aljii është kthyer, Pajaziti është hera e tretë mos gabohem. Unë një vit e gjysmë më parë, edhe ne harrojmë ndonjëherë për punën që bëjmë, kam kërkuar të printonim listën e parë që kemi bërë, ka shumë ndryshime. Janë 10 persona që punojnë ditën, pasdite, natën, pas lojtarëve që mund të përmirësojmë ekipin. Këtë po bëjmë, fusha flet, duhet të zgjedh 11. Jemi të kënaqur me lojtarët që janë te ne, që po përmirësohen. Po përmirësojnë ekipin, sjellin gjëra të rëndësishme, është e vërtetë që ka limite, nuk mund të bësh shumë ndryshime në çdo grumbullim. Edhe të tjerët, edhe Anglia, jemi të kënaqur nga këta 27 dhe pres shumë nga të gjithë ata. Dhe nëse ka ndonjë tjetër, ne jemi në ndjekje për ta parë, por jam krenar për lojtarët në këtë moment”.

“E kam dëgjuar diku diçka të tillë, por e bukura e futbollit është se zgjat 90 minuta dhe këtë e kam e mësuar shumë vite më përpara me eksperiencë. Janë dy ndeshje të vështira ku duhet të futemi shumë fort në fushë, të bëjmë më të mirën e mundshme dhe futbolli do të flas vetë. Unë jam i lumtur me lojtarët që kam përzgjedhur dhe do të punojmë fort. E kam parë atë që ka ndodhur vite më përpara dhe nuk shqetësohem sepse do ti përgatisim lojtarët për të luajtur futboll 90 minuta dhe do të bëhet diferenca. E bukura e kësaj Kombëtare është se kemi lojtarë nga të gjitha anët e botës dhe kemi një lojtar shqiptar në Argjentinë. Unë besoj që lojtarët më të mirë në qarkullim janë këta 27 që ne kemi përzgjedhur, sigurisht që ne kemi parë edhe lojtarë të tjerë, kemi listë prej 15-20 lojtarësh që nuk janë grumbulluar por i vëzhgojmë vazhdimisht, por jam i kënaqur me ata që kemi grumbulluar.

Shpendi-Futbolli nuk bëhet vetëm brenda 24 orëve, pra nëse është duke performuar mirë momentalisht duhet futur në lojë, sa më shumë që një lojtar që grumbullohet dhe përgjigjet në fushë, aq më shumë shanse ka që të thirret prapë. Unë besoj te një ekip që ka bazë dhe që mund të rritet dhe të shtojë 3 ose 4 elementë. Nuk besoj në 10 ndryshime për çdo grumbullim, por te një grup që jep më të mirën”.

A do luajë Asllani me Interin në finale? – “Edhe si Federatë jemi krenarë me lojtarin dhe shumë të tjerë që bëjnë një rrugëtim shumë të bukur. Mua më kujtohet që si lojtar është pjesa më e bukur si karrierë, si trajner është e mirë. E kam zgjedhur si karrierë, por si lojtar kjo është një ndeshje e jashtëzakonshme, sipas meje më e mira në botë. Kam pasur fatin ta luaj një finale, ndoshta mund të luajë, fitojë, por unë flas për Asllanin shqiptar që përfaqëson Shqipërinë. Jam shumë i lumtur për lojtarin, më pëlqen shumë, përtej cilësive teknike. Ai lufton për të bërë më mirë, ka ardhur këtu, ka bërë Ligën e Kampioneve më të mirë të mundshme, nuk ka humbur një stërvitje. Jemi krenarë për të, ndoshta uroj të shohim një ndeshje shumë të bukur që sipas meje është ndër më të bukurat në botë”.

Reparti te i cili ka më shumë shpresa – “Të gjithë. Duhet të jemi skuadër e fortë në mbrojtje dhe sulm, të dy fazat, nuk është e thjeshtë. Por kjo është, nuk është një sektor që e fiton ndeshjen, por të gjithë bashkë. Besoj se të 11 lojtarët mbrojnë e krijojnë lojën, të dy fazat janë të vështira. Mendojmë se jemi skuadër e ekuilibruar, punohet shumë, nuk është vendosja e një numri të caktuar sulmuesish apo mbrojtësish. Jam i kënaqur me këta 27 lojtarë, jam i sigurt që mund të ekuilibrojmë skuadrën, shkojmë në fushë dhe të lëmë gjithçka aty”, përfundoi ai.

Etiketa: kombetareSerbiSilvinjo

Lajme të lidhura

SPORT

Shqipëri – Serbi, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin” e duelit të zjarrtë

16:10 : 28/05/2025
SPORT

Lista e Silvinjos, Shqipërisë i mungojnë dy nga lojtarët me çmimin më të madh në treg

18:03 : 27/05/2025
SPORT

U grumbulluan në Kombëtaren e Shpresave, Bylis i dërgon mesazh dy lojtarëve

18:45 : 26/05/2025
SPORT

Silvinjo rikthen në skenë ëndrrën e vjetër të Panucci: Kemi një lojtar shqiptar në Argjentinë

17:39 : 26/05/2025
RAJONI

U ndalua në Serbi, lirohet ish-deputeti kosovar Gramos Agusholli

17:01 : 26/05/2025
AKTUALITET

Silvinjo publikon listën e Kombëtares për ndeshjen me Serbinë, kush janë EMRAT surprizë

10:27 : 26/05/2025
Para

Vlora 24 orë pa ujë, ja arsyeja

TË GJITHA

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

22:59 : 28/05/2025

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/05/2025

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com