Një aksident automobilistik ka ndodhur të hënën pasdite në autostradën Tiranë-Durrës.
Në aksident janë përfshirë dy mjete të tonazhit të lartë, ndërsa raportohet se shoferi i trajlerit është dëmtuar rëndë.
Informacionet paraprake bëjne me dije se gjatë përplajes së mjeteve, shoferi i trajlerit ka dalë nga xhami. Aksidenti solli për minuta me radhë trafik të rënduar në këtë segment.