• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetari: Nëse “zbërthehet” Google Pixel, mund të zbardhet vrasja e Ervis Martinajt

15:36 : 22/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetari Ferdinand Dervishi ka deklaruar se nëse do të “zbërthehet” Google Pixel, i përdorur për komunikim nga grupet kriminale, mund të zbardhet misteri rreth zhdukjes së Ervis Martinajt, ku sipas tij, ai është vrarë.

Teksa po fliste për operacionin “Ura”, gazetari tha se të dhënat që mund të dalin nga aplikacioni Google Pixel mund të shkatërrojnë bandat në vend.

“E para na ka qëlluar SPAK. I kanë ardhur në ndihmë Sky Ecc dhe e fundit Google Pixel, më e forta nëse do të jetë. E di që ka ardhur. Ajo nëse ecet me këtë lloj tempi, ka për të shkatërruar totalisht piramidën e krimit në Shqipëri. Do të shkatërrojë të gjitha grupet më të fuqishme dhe veprimtarinë e panjohur të tyre. Psh do të zbardhë vrasjen e Ervis Martinajt, ku ndërthuren shumë grupe kriminale. Vis Martinaj e ka përdorur këtë aplikacion, pasi u zbuluan Encrochat dhe Sky Ecc e lanë dhe morën të riun. Tani është thyer tjetri, dhe fut eliminimin e Ervis Martinajt. E përfshin ky tjetri dhe vetë Martinaj e ka përdorur pra, kush e thirri, si e thirrën, çfarë telefonatash u bënë për ta futur në grackë, kjo mund të zbulojë këtë po u zbulua vrasja e tij, shkatërrohet një piramidë shumë e madhe kriminale në Shqipëri.”, u shpreh gazetari në Report TV.

Duke u ndalur te operacioni i përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, ku u godit një grup i fuqishëm kriminal në Durrës, gazetari theksoi se ky operacion është ndër më të mëdhatë për faktin se ka goditur në majën e piramidës. Sipas tij, Durrësi është epiqendra ku kanë dominuar grupet më të fuqishme kriminale.

“Nuk është ndër operacionet më të mëdha, por ndër operacionet që kanë goditur me stekën shumë lart. Majën e piramidës. Unë këtë goditje dhe një fiks para  një viti, ndaj të njëjtit grup do t’i konsideroja me goditjet në vitin 2003, ose më saktë nëse ka pasur një goditje të madhe ndaj krimit në 34-35 vjet post diktaturë. Periudha e viteve 2003-2004, dhe 2024-2025. Në atë kohë ishin amerikanët nga pas, një ambasador që erdhi këtu, James Jeffrey dhe nuk e di me çfarë orientimi nga SHBA, doli te shkolla e magjistraturës dhe tha baronë të krimit dhe qeveria Nano e shtriu mirë shpatën ndaj krimit, dhe emrat më të frikshëm në atë kohë në vend, filluan të dorëzoheshin me një telefonatë. Ndërkohë, atëherë ne i kemi quajtur që për herë të parë krimi futi kokën nën shtetin.”, tha Dervishi.

Lexo edhe:

I fundit që takoi Ervis Martinajn, Gjykata e Lartë refuzon rekursin për Jeton Lamin

Vrasja e Renis Dobrës/ Çakrrit iu gjetën 5 doza kokainë, Bushgjokaj mohon krimin: Nuk e njoh!

Më tej, ai ndalet edhe në një episod i përmendur në dosjen italiane, ku një e penduar e drejtësisë, italiane, tregon se si bëhej trafiku i drogës.

“Gjeta edhe një shtetase italiane, e cila shpjegonte në mënyrë interesante se si futej heroina, me traget me njerëzit e sëmurë që futej me karroca. Futej poshtë karrocave një sasi heroine puro, që të ishte sa më pak. Dy apo tre kg, kalonte në këtë formë në Itali dhe atje pesëfishohej me qetësues. Përzihej dhe shumëfishohej. Kjo gruaja shpjegonte këtë skemën.”, tha gazetari.

Sipas tij, grupe të tilla bëhen edhe më të fuqishme edhe për shkak të lidhjeve me politikën.

“Pra, janë të fuqishëm sepse kanë organizim të fuqishëm. Pra fitoi ky grup dhe pretendohet se kontrollon tani Durrësin. Bëhet fjalë për lidhje politike. Janë të fuqishëm se kanë organizim të fuqishëm, kanë lidhje me politikën. Thotë Dumani në një moment u rritën shumë kur kishte një president të korruptuar. Janë pjesë e trafikut ndërkombëtar, lëvizin tonelata, që përkthehet në miliona euro. Dhe ajo më interesantja për mua që tregon se është grup u fuqishëm paguanin për sigurinë 150 mijë euro në muaj.”, thotë gazetari.

Sipas tij, mbijetesa e gjatë e këtij grupi të fuqishëm në Durrës vjen edhe nga fakti se kanë mbajtur një ‘profil’ të ulët.

“Nuk është, është ushtar i tyre që drejtonte trafikun në një zonë të caktuar. Më të rëndësishëm ishte Kili Nerjaku, që sipas Dumanit, kishte laborator kokaine afër lokalit të tij në Durrës, dhe Indrit Tafili që është kushëriri i tyre. Poja është Xhevdet Troplini, ka një djalë Fatmirin që në 2024 u shpall në kërkim por nuk u kap dhe ka një nip, Ervis Doçi dhe i shpallur në kërkim para pak ditësh. Kjo është quajtur në majën e piramidës. Kanë pasur edhe një sekret, nuk kanë qenë agresiv më tepër seç duhet. Psh Martinaj është personazh më tepër agresiv sesa kërkohej. Nuk bënin dëm aty ku nuk duhej të bëhej dëm. Këta kanë qenë më shumë pasiv. Nuk janë të paarsyeshëm dhe besoj se ka qenë çelësi i suksesit që kanë mbijetuar kaq gjatë. Bëhet fjalë për lidhje me politikën. Aludohet për ndihmë të politikës gjatë zgjedhjeve. Kështu ka ndodhur me jetë grup. Kur Berisha fliste për narkoshtet, këtë grup kishte parasysh. Ky ka qenë grupi më i fuqishëm, Durrësi”, shtoi ai.

Etiketa: elvis dociervis martinajFerdinand DervishiGoogle PixelKiliPojaTroplinetvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I fundit që takoi Ervis Martinajn, Gjykata e Lartë refuzon rekursin për Jeton Lamin

15:36 : 22/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ Çakrrit iu gjetën 5 doza kokainë, Bushgjokaj mohon krimin: Nuk e njoh!

18:07 : 17/07/2025
AKTUALITET

“Isha në makinë tjetër, nuk më treguan”/ Vrasja e Renis Dobrës, dëshmia e Çakrit: Kam qenë në burg me Krisin

20:54 : 16/07/2025
AKTUALITET

“Vetëm një vëlla kisha”/ Motra e Renis Dobrës bën postimin prekës: Plagë që s’mbyllet kurrë (VIDEO)

16:14 : 16/07/2025
AKTUALITET

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

22:56 : 15/07/2025
AKTUALITET

Karamuço: Nga zbërthimi i “Matrix” do të zbardhet fati i Ervis Martinajt dhe Talo Çelës

21:26 : 15/07/2025
Para

Fatmir Prengajt i përfundon huazimi me Tiranën, kthehet te Vora

TË GJITHA

Kylian Mbappe do të mbajë numrin “10” te Real Madrid

22:14 : 23/07/2025
A firefighter extinguishes a forest fire near the town of Manavgat, east of the resort city of Antalya, Turkey, July 30, 2021. REUTERS/Kaan Soyturk

Tragjedi në Turqi/ 10 punonjës humbin jetën në përpjekje për të shuar zjarret 

22:10 : 23/07/2025

“Sa do ia bëjë gropën Rama, Veliajt?”/ Abilekaj: As drejtësia, as PS, vendos vetëm Rama

22:10 : 23/07/2025

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

21:50 : 23/07/2025

Arrestohen 4 zyrtarë në Kosovë, dyshohet se lehtësuan bartjen e paligjshme të pronave

21:48 : 23/07/2025

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

21:40 : 23/07/2025

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com