• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës: Avokatët dhe gazetarët kanë nevojë për mbrojtje

18:09 : 19/05/2025
në BOTA

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, i shpjegon BIRN se përse organi evropian i të drejtave të njeriut miratoi së fundmi traktatin e parë ndërkombëtar që synon mbrojtjen e avokatëve nga ngacmimet dhe kërcënimet.

Sulmet ndaj avokatëve janë gjithashtu sulme ndaj sundimit të ligjit, tha për BIRN sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ndërsa një traktat i ri që synon të ndihmojë në mbrojtjen e profesionit ligjor nga presioni politik u hap për ratifikim nga shtetet anëtare të organizatës evropiane të të drejtave të njeriut.

“Mund të shihni se avokatët i nënshtrohen kanosjeve, kërcënimeve, presionit dhe nuk janë në gjendje të punojnë si duhet për të mbrojtur klientët dhe për të garantuar që ne do të jemi gjithmonë në gjendje të kemi procese gjyqësore të drejta për njerëzit”, tha Berset në një intervistë në Tiranë përpara samitit të Komunitetit Politik Evropian të javës së kaluar.

Ai shtoi se “nëse i vini avokatët nën presion, ky është gjithashtu një sulm kundër sundimit të ligjit”.

Nënshkruesit e Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit do të angazhohen për të garantuar që avokatët të mund t’i kryejnë detyrat e tyre pa u ngacmuar dhe që shoqatat e tyre profesionale të mund të veprojnë në mënyrë të pavarur.

Lexo edhe:

Taktika ekstraligjore: Mungesat e avokatëve fusin në ngërç Gjykatën e Posaçme

Shefi i KiE: Reformimi i Konventës Evropiane për migrantët rrezikon të drejtat e njeriut

Politikani zviceran Berset, 53 vjeç, i cili më parë ka mbajtur disa role ministrore në vendin e tij të lindjes dhe ka shërbyer dy herë si president federal i Zvicrës, tha se kushtet për demokracinë në Evropë kanë “ndryshuar në mënyrë dramatike” në epokën e rrjeteve sociale dhe inteligjencës artificiale, gjë e cila kërkon përgjigje të reja.

Në raportin e tij për vitin 2025 për organizatën evropiane të të drejtave me 46 anëtarë, të publikuar javën e kaluar, ai paralajmëroi se kontinenti aktualisht përballet me një “stuhi të përsosur” problemesh – “luftë, skenarë gjeopolitikë, regres demokratik, rritje të pandëshkueshmërisë, krizë klimatike, dezinformim, ndryshim të shpejtë teknologjik dhe një tërheqje nga bashkëpunimi drejt nacionalizmit dhe proteksionizmit”.

Ai vuri në dukje se “ndërhyrja politike në emërimet dhe qeverisjen gjyqësore mbetet një kërcënim i madh në disa shtete”, me sulmet ndaj gjyqësorit që gërryejnë besimin e publikut në institucionet gjyqësore – një situatë e parë në Shqipëri pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Ballkani nuk është i përjashtuar nga trendet negative evropiane, vuri në dukje Berset në intervistën e tij me BIRN. “Nuk shoh asnjë vend ku demokracia nuk po bën regres”, tha ai. “Po bën regres pak a shumë kudo, për shkak të polarizimit të debatit, gjuhës së urrejtjes, rolit të mediave sociale – dezinformimit, manipulimit të informacionit”, shtoi ai.

Gazetarët shpesh janë në vijën e frontit kur sfidohen vlerat demokratike. Raporti i Berset paralajmëron se “media e shërbimit publik është nën presion politik dhe financiar në rritje” dhe thekson “kërcënimet, ngacmimet dhe paditë abuzive” që shënjestrojnë gazetarët.

Paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike – të njohura si SLAPP – janë përdorur shpesh nga individë të pasur dhe të fuqishëm në përpjekje për të penguar raportimin mediatik të aktiviteteve të tyre. BIRN aktualisht po përballet me katër raste të tilla në Serbi, tre prej të cilave lidhen me kryetarin e bashkisë së Beogradit.

Këshilli i Evropës operon një platformë online që nxjerr në pah kërcënimet serioze për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e medias në Evropë. Deri më tani, në vitin 2025 në Evropë janë regjistruar 163 raste gazetarësh të ndaluar dhe një gazetare të vrarë – Tetyana Kulyk, e cila punonte për agjencinë shtetërore të lajmeve ukrainase Ukrinform dhe u vra nga një dron rus në shkurt të këtij viti, së bashku me bashkëshortin e saj.

“Kushtet për gazetarët po bëhen edhe më të vështira”, tha Berset në intervistë. “Kjo nuk është e pranueshme sepse nuk është pozitive dhe nuk është gjë e mirë për demokracinë nëse nuk ka gazetari të fortë dhe të pavarur.”

/BIRN

Etiketa: Alain BersetavokatetgazetaretKëshilli i EvropësKiEmbrojtjeSekretari i Përgjithshëm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Taktika ekstraligjore: Mungesat e avokatëve fusin në ngërç Gjykatën e Posaçme

08:22 : 13/05/2026
BOTA

Shefi i KiE: Reformimi i Konventës Evropiane për migrantët rrezikon të drejtat e njeriut

18:09 : 05/02/2026
AKTUALITET

Diplomati anti shqiptar klient familjar i Epstein

20:28 : 01/02/2026
AKTUALITET

Vokshi në Strasburg: Mosraportimi i Shqipërisë për Kartën Sociale, shkelje e rëndë demokratike

21:30 : 30/01/2026
AKTUALITET

Kuvendi miraton dekriminalizimin gjysmak të shpifjes për gazetarët

17:31 : 28/01/2026
BOTA

Suedia do të investojë 1.6 miliardë dollarë në sisteme të mbrojtjes ajrore

20:35 : 11/01/2026
Para

‘Topi i Artë’ do të jepet në shtator, mësoni kush janë kandidatët për të fituar çmimin

TË GJITHA

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026

“Mos na i prisni krahët”, mesazhi i veçantë i vogëlushes nga protesta

20:29 : 04/06/2026

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
Foto e gjeneruar me ChatGPT

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

20:11 : 04/06/2026

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom