• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Premtimet që mbetën në letër! Spitali i Dibrës ende i parikonstruktuar

10:46 : 16/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në vitin 2023, u premtua se Spitali Rajonal “Rrahim Xhika” në Dibër do të rikonstruktohej brenda dy vitesh. Sot, dy vite më vonë, asnjë punim nuk ka nisur. Tenderi është anuluar, ndërsa godina e spitalit vijon të jetë në gjendje të mjerueshme – me mure të çara, myk dhe mungesë mjekësh specialistë.

Për të përballuar situatën, janë angazhuar mjekë të dalë në pension. Ndërkohë, pacientët detyrohen të përdorin shërbimet private për analiza dhe ekzaminime, për shkak të mungesës së kapaciteteve.

Sipas ekspertit të shëndetësisë Erion Dasho, kjo është një dëshmi e qartë e angazhimit sipërfaqësor të qeverisë në sektorin e shëndetësisë pasi aktualisht teknologjia dhe shërbimet janë përkeqësuar, duke thelluar hendekun mes spitaleve rajonale dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT).

Ishte maji i vitit 2023, kur ministret Ogerta Manastirliu – asokohe ministre e Shëndetësisë – dhe Belinda Balluku prezantuan para stafit mjekësor të spitalit të Peshkopisë pamjet se si do të dukeshin pavijonet pas rikonstruksionit të plotë nga projekti me vlerë 3.2 milionë euro.

Ministret Balluku dhe Manastirliu duke prezantuar projektin e spitalit të Dibrës

“Do të ketë parametra evropian të infrastrukturës, duke bërë të mundur që ne të kemi një spital, i cili do të integrojë në një strukturë unike shërbimin e pediatrisë, gjinekologjisë, imazherisë, tek laboratori, shërbimi patologjisë, kirurgjisë, blloku operator dhe reanimacionin,” deklaronte Manastirliu.

Lexo edhe:

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

Rreth 8 muaj më vonë, në janar 2024, ministrja e re e Shëndetësisë, Albana Koçiu deklaroi se brenda pak javëve do të niste puna për rikonstruksionin e spitalit, mirëpo ka kaluar më shumë se një vit dhe puna nuk ka nisur, përkundrazi.

Anulimi i tenderit të spitalit 

Në vitin 2023 u zhvillua një procedurë tenderuese për rikonstruksionin e spitalit “Rrahim Xhika” ku fitues u shpall “Rafin Company” në ortakëri me “Udha shpk”, me një ofertë prej 2.9 milionë eurosh dhe me afat punimesh 24 muaj.

Në mars të vitit 2024, tenderi u anulua, por megjithatë në dhjetor Agjencia e Prokurimit Publik njoftoi gjithsesi lidhjen e kontratës me dy operatorët.

Projekti i Spitalit të Dibrës/Prokurimet Publike

Pyetur për këtë situatë, Spitali Rajonal Dibër tha se “procedura është pezulluar me vendim të Gjykatës së Lartë pas kërkesës nga Komisioni i Prokurimit Publik”. Sipas përgjigjes nga spitali ndaj një prej kompanive ka pasur një çështje gjyqësore ndërkohë që nuk ka një datë se kur pritet të nisin punimet.

“Rikonstruksioni i Spitalit Rajonal Dibër është pezulluar me vendim të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë […] Ky pezullim është bërë me kërkesë të Komisionit të Prokurimit Publik, përfaqësuar nga Avokatura e Shtetit, në çështjen kundër shoqerisë ‘Rafin Company’ dhe me palë të paditur Komisionin e Prokurimit Publik dhe Drejtorinë e Spitalit Rajonal Dibër”, nënvizon drejtoria e spitalit.

Pacientët: Kushtet në spital të mjeruara

Ata që po i vuajnë pasojat e kësaj situatë janë banorët e Dibrës. Ata tregojnë për kushte të papranueshme në spital: mure të krisura, lagështi, mungesë higjiene dhe mungesë ajrosjeje në dhomat e shtrimit. Shumë prej tyre duhet të shpenzojnë para në privat për analizat më bazike.

“Asnjë punim nuk është bërë deri më sot. Muret e spitalit janë të krisura dhe shumë të mykura. Gjendja me higjenën, pastërinë është skandaloze. Tualetet e spitalit janë katastrofë, sidomos të urgjenca e spitalit, shumë keq”, ngre shqetësimin Izeti, banor i Peshkopisë.

Pamje nga Spitali Rajonal i Dibrës

Të njëjtin shqetësim ka edhe Drita, e cila shprehet se gjendja e spitalit është e mjerueshme.

“Kushtet nuk janë aspak të mira. Spitali ka shumë lagështirë, dhoma e shtrimit nuk janë të ajrosura”, thotë 54-vjeçarja.

Përpos kushteve, pacientët ankohen edhe për mungesën e marrjes së shërbimeve në këtë spital.

“40 mijë lekë (400 euro) kam bërë analizat në privat, se aty në spital në Peshkopi nuk m’i bënë. Si Tirana si Peshkopia kudo që të shkosh në spitale për ‘ibret’ janë”, shton Drita.

Për ekspertin e shëndetësisë, Erion Dasho, spitalet rajonale në Shqipëri kanë një problematikë të madhe të përbashkët, pasi janë ndërtuar para viteve ’90.

“Janë ndërtuar sipas një koncepti sovjetik të asaj kohe. Ky koncept nuk përputhet më me konceptin bashkëkohor në ofrimin e kujdesit shëndetësor, i cili bazohet në spitale vertikale dhe komunikim eficent midis departamenteve të shërbimeve të ndryshme.”

“Problemi i dytë madhor i spitaleve rajonale është se këto spitale nuk kanë atë status real që duhet të kishin. Një sërë shërbimesh janë të centralizuara në QSUT”, thekson Dasho.

Më tej ai shton se kontributi i qeverisë ka qenë kryesisht sipërfaqësor në sistemin shëndetësor, ndërsa teknologjia dhe kushtet reale janë përkeqësuar, duke thelluar hendekun mes spitaleve rajonale dhe QSUT-së.

“I vetmi kontribut i qeverisë është se ka lyer muret dhe ka shtruar pllakat.” thekson Dasho.

Sipas tij, në pamje të parë, kushtet duken të përmirësuara. Por teknologjia nuk është përmirësuar, madje ka ngelur prapa.

“Nëse do të shohim sa medikamente të reja futen, sa teknologji të reja janë futur, sa teknika te reja ndërhyrje operatore janë futur, unë do të thosha që kushtet vetëm kanë ardhur në përkeqësim dhe disniveli midis spitaleve rajonale dhe QSUT vetëm është rritur”, argumenton Dasho.

Projekti i Spitalit të Dibrës/Prokurimet Publike

Mungesa e mjekëve në spitalin rajonal Dibër

Sikur të mos mjaftonin kushte e vështira në këtë spital, pacientët duhet të përballen edhe me mungesën e mjekëve specialistë, Ky problem pranohet edhe nga vetë spitali në përgjigjen zyrtare.

Sipas informacioneve, spitali rajonal “Rrahim Xhika” ka munngesë të mjekëve specialistë: 1 dermatolog; 1 kirurg, 1 Pediatër, 1 shef të klinikës së pediatrisë infektive, 1 mjek për njësinë e trajtimit me metadon etj.

Sipas pacientëve, për shkak të mungesës së mjekëve, në këtë spital ofrojnë shërbim mjekë të dalë në pension.

“Janë disa mjekë që kanë dalë në pension, por janë në detyrë në spital se nuk ka mjekë të tjerë për t’i zëvendësuar. Nuk ka mjekë të rinj të spital, janë mbi 70 e kusur vjeç”, tregon Dilaveri, banor i Peshkopisë.

Referuar të dhënave zyrtare nga Spitali Rajonal Dibër, mjekët e dalë në pension janë në kë shërbimin e përgjithshëm (2 mjekë); në klinikën e neurologjisë (1 mjek) dhe në shërbimin e reanimacionit (1 anestezist-reanimator).

Sipas Erion Dashos spitalet rajonale janë prekur rëndë nga largimi i mjekëve, duke mbetur pa specialitete të rëndësishme ose duke u mbështetur te mjekët pensionistë, të cilët përfshihen edhe në statistikat zyrtare.

“Pjesa më e madhe e spitaleve rajonalë ose kanë të pambuluar specialitetet shumë të rëndësishme ose detyrohen që të zgjasin kontratat e mjekëve pensionistë dhe sot kur themi që ka një numër të caktuar mjekësh për 1 mijë banorë, këtu llogariten edhe mjekët pensionistë”, shprehet Dasho.

/Citizens.al

Etiketa: Albana Koçiubelinda ballukuDiberEdi Ramakushtetleterpremtimirikonstruksionishendetesiaspitali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

15:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kreu i KLSH: Një punonjës u largua nga puna, kishte frikë të auditonte punën e Kryeministrit

13:23 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Miliona euro shkelje në tendera”/ Bardhi: Balluku nën hetim, por vijon të jetë numri dy i qeverisë

11:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Blackberry i Evis Berberit zbardh aferën e tunelit të Llogarasë. Hija e Ballukut në dosjen e SPAK

20:27 : 28/10/2025
Para

Rutte nga Tirana: Topi është në fushën e Putin! Duhet të jetë serioz

TË GJITHA

Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës

16:48 : 29/10/2025

Lituania mbyll kufirin me Bjellorusinë pas balonave me cigare kontrabandë

16:38 : 29/10/2025

Komisioni i Kulturës/ Zhupa: A po fshihet historia e Durrësit për pallate?

16:27 : 29/10/2025

Nga miqësi e fortë në heshtje të plotë, çfarë ndodhi mes Taylor Swift dhe Blake Lively?

16:17 : 29/10/2025

The Guardian: Protestat studentore sfidojnë regjimin e Vuçiç, Serbia mes BE-së dhe ndikimit rus

16:15 : 29/10/2025

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025

Elhaida Dani: Mora kërcënime për jetën pas lidhjes me Ledianin në “DWTS”

15:56 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com