• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Përpjekjet për një armëpushim njëmujor, udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev

11:42 : 10/05/2025
në BOTA

Udhëheqësit e katër vendeve evropiane mbërritën të shtunën në Kiev, në shenjë të mbështetjes së përbashkët, ndërkohë që po shtohen thirrjet që Rusia ta pranojë një armëpushim njëmujor në luftën trivjeçare në Ukrainë.

Liderët e Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar mbërritën së bashku në stacionin hekurudhor të Kievit, ku u takuan me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ata vendosën së bashku lule në një memorial të improvizuar për ushtarët e rënë ukrainas, në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, gjatë një ceremonie që shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Kjo është hera e parë që udhëheqësit e katër vendeve udhëtojnë së bashku në Ukrainë. Ndërkaq, Friedrich Merz po e zhvillon vizitën e tij të parë në Ukrainë si kancelari i ri i Gjermanisë.

Së bashku me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, udhëheqësit evropianë po kërkojnë nga Rusia ta pranojë një armëpushim 30-ditor për të hapur rrugën për bisedime për paqe, me qëllim që t’i jepet fund luftës.

Lexo edhe:

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

Paralajmëron Rusia: Nëse na prekni më 9 maj, Kievi mund të mos jetë më të nesërmen

Në mars, Shtetet e Bashkuara propozuan një armëpushim të menjëhershëm për 30 ditë, të cilin Ukraina e pranoi, por Kremlini ka ngulur këmbë për kushte më të leverdishme për veten.

“Ne e përsërisim mbështetjen tonë për thirrjet e presidentit Trump për një marrëveshje paqeje dhe i bëjmë thirrje Rusisë ta ndalë pengimin e përpjekjeve për të arritur paqe të qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të udhëheqësve.

“Së bashku me SHBA-në, i bëjmë thirrje Rusisë ta pranojë një armëpushim të plotë dhe pa kushte për 30 ditë, për të krijuar hapësirën për bisedime mbi një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, theksuan ata.

Ndihmësi i presidentit ukrainas, Andrii Yermak, shkroi në Telegram: “Ka shumë punë për të bërë, shumë tema për të diskutuar. Duhet t’i japim fund kësaj lufte me një paqe të drejtë. Duhet ta detyrojmë Moskën të pranojë armëpushimin”.

Më vonë gjatë ditës, udhëheqësit pritet ta zhvillojnë një takim virtual së bashku me Zelenskyn, për t’i njoftuar udhëheqësit e tjerë mbi përparimin drejt krijimit të një të ashtuquajturi “koalicion të vullnetit”, i cili do të ndihmonte forcat e armatosura të Ukrainës pas një marrëveshjeje për paqe dhe mbase do të vendoste trupa në Ukrainë për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së mundshme me Rusinë./ REL

Etiketa: armepushimeuropekiev

Lajme të lidhura

BOTA

India dhe Pakistani dakordësohen për armëpushim

14:51 : 10/05/2025
BOTA

Paralajmëron Rusia: Nëse na prekni më 9 maj, Kievi mund të mos jetë më të nesërmen

17:38 : 03/05/2025
BOTA

Zelensky refuzon armëpushimin: S’mund të garantojmë sigurinë për 9 majin

16:33 : 03/05/2025
BOTA

Aeroporti i Stambollit shpallet më i ngarkuari në Europë

15:39 : 01/05/2025
AKTUALITET

Shqiptarët paguhen më pak, por kanë orët më të gjata të punës në Europë

14:56 : 01/05/2025
SPORT

Bie koeficenti për Superioren, kampionati shqiptar rrezikon të humbasë një ekip në Europë

20:55 : 29/04/2025
Para

Vrasja në Has/ Burg për Ylber Jakun, avokatja: Autoritetet s’parandaluan ngjarjen

TË GJITHA

Fillon numërimi edhe në qarkun e Vlorës, ja si është rezultati i kutisë së parë

01:18 : 12/05/2025

Përfundon numërimi i votave në Pustec, fiton PS

01:08 : 12/05/2025

Nis numërimi në Tiranë, PD kryeson në kutinë e parë

01:00 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 22 kutitë e para në gjithë vendin, dalin rezultatet e para

00:43 : 12/05/2025

Numërohet kutia e parë në Berat, kryeson PD

00:35 : 12/05/2025

Numërohen 11 kutitë e para në Korçë, ja rezultati

00:28 : 12/05/2025

Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat

00:09 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com