Policia greke ka mundur të finalizoi më sukses operacionin e saj duke vënë në pranga katër shqiptarë që trafikonin lëndë narkotike.
Pas një operacioni antidrogë në Selanik, ranë në pranga katër shqiptarë të moshës 20 deri në 22 vjeç. Sipas hetimeve të policisë, anëtarët e bandës kishin detyra të ndryshme në hierarkinë e bandës, ku njëri siguronte drogën, dy të tjerë merreshin me shpërndarjen dhe i katërti bënte roje për policinë
Gjatë arrestimit shqiptarëve iu kapën dhe sekuestruan 512 gram kanabis dhe 3 celularë. Emrat e të arrestuarve nuk bëhen me dije.