• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“8 apo 9 Maj, betejë mes vlerave perëndimore dhe krimeve Putiniste”!

16:52 : 08/05/2025
në BOLD BLOG

Nga Piro Ahmetaj

8 Maji 1945, mbetet përjetësisht i skalitur si një ngjarje madhore e fitores së njerëzimit ndaj nazifashizmit si dhe për mesazhet e “mos-harresës” që përcjell në çdo përvjetor. Fatëkeqësisht, ky 80 vjetor e gjen shoqërinë njerëzore edhe me të kërcënuar, për shkak të luftës barbare që ndërmori Rusia – Putiniste, në 22 shkurt 2022 kundër jo vetëm sovranitetit të Ukrainës, por edhe ndaj rendit global, vlerave të demokracisë, interesave gjeopolitike dhe fuqisë ushtarake të Aleancës Euroatlantike.

Ky 80 vjetor e gjen Rusinë – Putiniste, edhe më të rraskapitur për të pushtuar Ukrainën jo vetëm brenda 3 muajsh (9 maj 2022), por as 3 vjet e 3 muaj. Por duke përfituar edhe nga një konfuzion ndërkombëtar rreth Planit Trump të Paqes, që “legjitimon pushtuesin ose blerë sovranitetin”, Moska ka bërë përpjekje të sforcuara për të dalë nga izolimi perëndimor si dhe ti rikthyer lavdinë datës 9 maj. Prandaj ka adresuar flesa/testuar jo vetëm për homologët diktatorë, (Kinez, Korenë e Veriut, Iranian, Malit, etj.) por dhe disa vendeve të NATO/BE.  Po ashtu, ndërsa: “ka shpallur armëpushim 3 ditor” (8; 9 dhe 10 Maj) Nr.2 i Rusisë, Medvedev, ka bërë një paralajmërim neo-fashist ndaj Ukrainës: “nëse sulmon Moskën gjatë festimeve të 9 majit askush nuk mund të garantojë që Kievi do të mbijetojë deri më 10 Maj” !?!

Nga ana tjetër, edhe Perëndimi është përgjigjur me mesazhe të forta për të refuzuar ftesën cinike, pra pjesëmarrjen në paradën e Ditës Staliniste të Fitores më 9 Maj. Kështu Komisionerja për Zgjerimin, ka paralajmëruar jo vetëm z. Vuçic: “8 maji 1945 dhe 9 maji 2025 janë dy data me vlera krejtësisht të ndryshme. Të shkosh në Moskë për të festuar me ushtrinë e Putinit, që vret njerëz në Ukrainë, është në kundërshtim të plotë me vlerat evropiane dhe Euroatlantike (BE & ShBA/NATO)”.

Së dyti, por, cilat janë vlerat dhe mësimet e nxjerra të kësaj ngjarjeje të lavdishme, si dhe kush janë disa nga mesazhet e forta për besimin te paqja, rendi global, demokracia funksionale ?

Lexo edhe:

Moska nuk ndal dronët, Ukraina kërkon krijimin e zonës tampon

Joe Biden: Trump po e qetëson Putinin me presion ndaj Ukrainës

80 vjet më parë, pra në 8 Maj 1945, në Berlin u nënshkrua akti i kapitullimit të Gjermanisë – Hitleriane. Pavarësisht festimeve dhe emërtimeve, si Dita (Staliniste) e Fitores pra 9 Maj, apo Data Euroatlantike e Fitores (8 Maj): “ajo që mbetet e përbashkët është data e triumfit mbi nazifashizmin, një nga makineritë më kriminale që ka prodhuar historia e njerëzimit”.

Pikërisht më 8 Maj 1945, Presidenti i SHBA-ve, Truman, i konformoi popullit amerikan dhe mbarë botës fitoren e koalicionit të antifashist. Në të njëjtën datë, 8 Maj 1945, Gjenerali Suprem i frontit perëndimor, babai i NATO-s dhe President i SHBA-ve, Eisenhower, u përcolli luftëtarëve të çdo vendi të koalicionit antifashist: “mirënjohjen për sakrificat, kurajën si dhe kontributin në gjunjëzimin e bishës nazifashiste”.

Prandaj 8 Maji, meriton të përkujtohet si fundi i një lufte çnjerëzore/ferri që zgjati 5 vjet, që preku 80 % të popullsisë së globit dhe që mori jetën e rreth 60 milionë fëmijëve, burrave dhe grave nga mbarë vendet e botës.  Kjo mbetet gjithashtu një datë nderimi për komandantet e lavdishëm dhe shtetarët e mëdhenj, si Churchill, Eisenhower, Zhukov, De Gaulle.

Së treti, pse më 8 Maj, edhe Shqipëria si pjesë e koalicionit të fitimtarëve, do duhet t’i bashkohet 32 vendeve të NATO-s dhe disa partnere (p.sh Ukraina etj), në celebrimin e kësaj ngjarjeje.

Pikë së pari, kjo datë do të shërbente për të kapërcyer kacafytjet qesharke (34-vjeçare) për datat 28-29 nëntor, dhe për më tepër, që 8 Maji do i jepte vlera shtesë përuljes për të rënët, nderimit për sakrificat sublime të popullit si dhe rreshtimit të RSh me koalicionin e fitimtarëve.

8 Maji, kjo ngjarje e madhe do duhet të na shërbejë jo për të na ndarë sipas interesave partiake, por si “ilaç për të mjekuar plagët e kohezionit dhe solidaritetit kombëtar”, pra si urë bashkimi rreth flamurit dhe si fanar për të na ndriçuar në udhëtimin drejt perspektivës evropiane të Shqipërisë.

Ne/shqiptarët kemi të drejtë të ndihemi krenarë më 8 Maj, pasi siç e ka përshkruar Kissinger në librin “Diplomacy”: “Shqipëria ishte një ndër të vetmet vende që u vetëçlirua pa prezencën e Ushtrisë së Kuqe, ose aleatëve perëndimorë”.

Prandaj, datën 8 maj e çmoj një “gjetje mjaft të mençur”, pra datë që Shqipëria e vogël t’i bashkohet koalicionit të madh të fitimtarëve për t’u përulur para kujtimit të dhjetra miliona burrave dhe grave që dhanë jetën dhe bënë sakrifica të mbinatyrshme, për ta shpëtuar njerëzimin nga gjenocidi nazifashist.

Thënë këto, mbetet detyrim shtetëror, që çdo 8 Maj, të përulemi me mirënjohje ndaj atyre që dhanë jetën dhe të nderojmë emër për emër luftëtarët që u bashkuan pa dallim feje, krahine dhe bindjeje politike, kundër barbarisë nazifashiste duke mposhtur një ushtri 100-ra herë më të madhe, armatime dhe fuqi luftarake.

Përkundër propagandës bolshevike do duhet të përulemi me mirënjohje edhe para mijëra luftëtarëve që dhanë gjithçka, por u vranë, u burgosën dhe u persekutuan barbarisht nga regjimi E. Hoxhës, që u instalua pas çlirimit nga nazifashistët 8 maj 1945 deri në mars 1991.

Në shtesë, për ta ndërlidhur me aktualitetin, po kujtoj, mesazhin historik te Presidentit Truman në 8 Maj 1945: “Ajo që na pret, pra ndërtimi i paqes, nuk është më pak e rëndësishme, as më pak e vështirë, por Ne do ta ndërtojmë paqen duke besuar dhe punuar së bashku, ashtu siç e arritëm këtë fitore historike”!

“Nëse harrojmë, e keqja përsëritet edhe më mizorisht”. Neo-Stalinistet e Kremlinit (që shkelin edhe mbi sakrificat e popullit rus dhe  lavdinë në fitoren e Luftës së II-te Botërore); Kim-Jong, Shtetet apo Organizatat Terroriste; ushtarët/pasuesit e Millosheviçit në Beograd apo Dodikët e droguar nga interesat e Kremlinit, jo vetëm po kërcënojnë sovranitetin e Ukrainës martire, paqen në Lindjen e Mesme, sigurinë dhe axhendën e integrimit të 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor, por po sfidojnë seriozisht vlerat themelore, interesat dhe fuqinë e Aleancës Euroatlantike (ShBA/NATO/BE).

8 Maji përmban mesazhe të forta për 32 vendet NATO-s (përfshi RSh), që jo vetëm të mbështesin me deklarata diplomatike Ukrainën, ShBA/NATO, në këtë betejë “për jetë a vdekje me të keqen e përbashkët”, por të marrin përgjegjësitë/barrën, për të përmirësuar kohezionin, Institucionin e mos-harresës si dhe modernizuar sistemin e sigurisë në përballjen me neo-nazistët e rinj që po kërcënojnë më shumë se kurrë që nga Lufta e II-të Botërore, interesat euroatlantike, vlerat demokratike dhe interesat jetike të qytetareve.

Prandaj jo P, por 8 Maji, meriton të celebrohet si një ngjarje e lavdishme, me mesazhe të gjalla, të përbotshme dhe të përjetshme për mbarë njerëzimin: “Për lirinë, paqen, stabilitetin demokratik dhe vlerat themelore, duhet çdo ditë vigjilencë, përkushtim dhe sakrifica”!

Etiketa: luftePIRO AHMETAJRusiaukraina

Lajme të lidhura

BOTA

Moska nuk ndal dronët, Ukraina kërkon krijimin e zonës tampon

16:15 : 07/05/2025
BOTA

Joe Biden: Trump po e qetëson Putinin me presion ndaj Ukrainës

08:37 : 07/05/2025
BOTA

Putin: Shpresoj që të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

08:55 : 05/05/2025
BOTA

Një raketë e lëshuar nga Jemeni bie pranë aeroportit kryesor të Izraelit

14:19 : 04/05/2025
BOTA

Rusia paralajmëron: Nëse na prekni më 9 maj, Kievi mund të mos jetë më të nesërmen

21:08 : 03/05/2025
BOTA

Ukrainasit sulmojnë me dronë një port të rëndësishëm rus

19:47 : 03/05/2025
Para

Samiti i NATO-s në Hagë, urdhri brenda BE: Mos e zemëroni Trump-in

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com