• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“E hoqa qafe me shotgan për t’i dhënë një mësim”/ Çfarë shkroi në rrjet Ylber Jaku pasi kreu vrasjen

20:11 : 07/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

41-vjeçari Ylber Jaku, i cili vrau me pushkë pasditen e sotme 34-vjeçarin Ryshyt Sallahu pasditen e sotme në fshatin Pla të Hasit, ka qenë aktiv në profilin e tij në Facebook si para se të kryente krimin po ashtu edhe pas.

Ai ishte kthyer vetëm një ditë më parë nga Britania e Madhe, teksa pasi ka kryer krimin, ka shkruar në anglisht edhe arsyet pse e ka kryer krimin e rëndë, ku lë të nënkuptohet përplasjen prej vitesh të familjes Sallahu me familjen Jaku.

“Shërbimet sekrete shqiptare kanë vënë rrugeçër për të fyer anëtarët e familjes time. Më duhej të hiqja qafe njërin prej tyre, arsyeja është e qartë, për t’i dhënë një mësim të tjerëve që prisnin në radhë për t’u treguar të fortë me mua dhe familjen time”, shkruan Ylber Jaku ndër të tjera.

Vrasjen e Ryshyt Sallahut duket se Ylber Jaku e kishte paralajmëruar që mbrëmjen e djeshme në Facebook, ku jepte një mesazh të drejtpërdrejtë për familjen me të cilën kishte konflikte pronësie prej vitesh.

Lexo edhe:

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

Misteri i vrasjes së Martin Çeços, dëshmia e motrës: Policia po fsheh të vërtetën

“Mjaft është Mjaft! Kur ju injoroni (drejtësinë) njerëzit nuk ju injorojnë ju!” – shkruante Ylber Jaku, krahas fotos së tij.

Ylber Jaku e qëlloi me pushkë Ryshyt Sallahun, teksa ky i fundit po udhëtonte me automjetin e tij. Pas krimit, autori u arrestua, teksa u sekuestrua edhe arma e përdor për vrasjen e 34-vjeçarit.

Vrasja e sotme e ka zanafillën tek një ngjarje e regjistruar dy ditë më parë mes dy familjeve Sallahu dhe Jaku në fshatin Pla. Më konkretisht, pas një konflikti për çështje pronësie, 21-vjeçarja Artjola Sallahu dhunoi me sende të forta çiftin e bashkëshortëve Agim Jaku, 65 vjeç dhe Vera Jaku, 60 vjeçe, të cilët mbetën të plagosur dhe përfunduan në spital.

Artjola Sallahu u arrestua pas ngjarjes për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi Agim Jaku mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij Vera Jaku vijon të jetë ende në kujdesin e mjekëve.

Burime bëjnë me dije se Artjola Sallahu është e motra e viktimës Ryshyt Sallahu, ndërsa Agim dhe Vera Jaku janë prindërit e autorit Ylber Jaku.

Mësohet se konfliktet për pronat mes familjes Jaku dhe Sallahu vijojnë prej mbi 10 vitesh, teksa burime bëjnë me dije se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Kallëzimet janë bere nga Agim Jaku, babai i autorit të vrasjes, i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.

Nisur nga konfliktet e vazhdueshme për pronat, por edhe nga dhunimi i prindërve dy ditë më parë, Ylber Jaku është hakmarrë ditën e sotme duke ekzekuttuar Ryshyt Sallahun.

Etiketa: Agim JakuArtjola SallahuHasRyshyt SallahuvrasjaYlber Jaku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Misteri i vrasjes së Martin Çeços, dëshmia e motrës: Policia po fsheh të vërtetën

22:42 : 10/05/2026
AKTUALITET

Rrëmbyen dhe vranë Renis Dobrën, GJKKO konfirmon “arrest me burg” për 4 të ndaluarit

16:33 : 13/04/2026
AKTUALITET

Misteri Ervis Martinaj/ “Lufta” për pasurinë, i gjallë në dosje, i zhdukur në jetë

11:48 : 06/04/2026
AKTUALITET

I biri akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, babai i Sabah Nuzit e mohon: S’ka gisht, zotohem sipas Kanunit!

14:55 : 23/03/2026
AKTUALITET

Vrau me thikë Egli Pashollarin në Tiranë, Gazmend Buçpapaj shfaq pendesë: I kërkoj falje familjes së tij!

11:33 : 03/03/2026
Para

Denoncimet e 11 Majit/ Prokuroria konfirmon zonat e nxehta në Tiranë, Dibër dhe Fier

TË GJITHA

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom