• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Media italiane: Bregdeti shqiptar nën kërcënim, ndryshimet klimatike po zhdukin territorin

19:42 : 02/05/2025
në AKTUALITET, SOCIALE

Nga Velipoja, ku furia e dallgëve po shkatërron një pyll me pisha shekullore, te Golemi, ku betonizimi po përshpejton erozionin, bregdeti shqiptar po vuan rëndë.

Faji është i një përzierjeje vdekjeprurëse mes ngrohjes globale dhe urbanizimit kaotik për shkak të tejmbushjes me turistë.

Rritja e nivelit të detit po prek gjithë planetin: Sipas NASA-s, mes viteve 1993 dhe 2023 niveli mesatar i detit në Tokë është rritur me 10 cm. Në Shqipëri, ku turizmi ka shpërthyer (nga 5.9 milionë vizitorë në 2018 në mbi 10 milionë në 2023), shumimi i hoteleve, restoranteve dhe bareve në plazh po ka ndikim edhe në natyrë.

“Prej 273 kilometrave të bregdetit që lahen nga Deti Adriatik, 154 km preken nga erozioni,” përmbledh për agjencinë e lajmeve France Presse Besjana Shehu, specialiste e planifikimit urban. Në Velipojë, në skajin verior të vendit, deti avancon me mbi pesë metra çdo vit dhe futet mbi 200 metra në pyll, duke kërcënuar një tërë ekosistem që nuk mund të mbijetojë në ujë të kripur. Në breg, pishat mezi qëndrojnë përballë agresivitetit të dallgëve: dhjetëra trungje gjenden të shtrira në rërë, disa të braktisura pas stuhive të forta detare të ditëve të fundit të prillit.

Dhe megjithëse Ishulli i Francesko Jozefit, në grykëderdhjen e lumit Buna, është ende i dukshëm në udhëzuesit turistikë dhe hartat, që nga viti 2012 është i padukshëm: është përpirë nga deti. I quajtur kështu nga kartografët austriakë në vitin 1870 në nder të ish-perandorit, ishulli ishte fryt i depozitave pjellore të lumenjve. Vetëm 150 metra larg bregut, 19.5 hektarët e tij ishin të mbuluar nga pyje dhe vegjetacion i egër. “Një parajsë për shumë specie zogjsh detarë, një oaz qetësie edhe për ne… tashmë i zhdukur plotësisht”, rrëfen Lule Coli, menaxhere e një bari të vogël në plazh. Ishulli u zhduk gradualisht, viktimë e rritjes së nivelit të ujërave dhe erozionit. Por ndërtimi i digave dhe hidrocentraleve në rajon rezultoi një faktor vendimtar që përshpejtoi fundin e tij, thekson profesori i gjeografisë Ervis Krymi.

Lexo edhe:

Rama pranon betonizimin e bregdetit: Do të ulim intensitetin e ndërtimeve

“Ksamilin s’ja lemë më në dorë privatit”/ Rama kujtohet për gjelbërimin, pasi betonizoi bregdetin

Edhe banorët e Kunes, disa kilometra më në jug, janë të shqetësuar. Vit pas viti, stuhitë detare po shumëfishohen dhe bregu tashmë ngjan me një varrezë pemësh. “Për shkak të ndryshimeve klimatike të viteve të fundit, deti është bërë shumë agresiv, duke avancuar drejt tokës me një ritëm të frikshëm”, paralajmëron Jak Gjini, ekspert mjedisor nga Lezha. Të përpirë nga dallgët, bunkerët e ndërtuar përgjatë bregdetit nga diktatura komuniste shqiptare në vitet ‘70 janë zhdukur. Së bashku me ta edhe baret e vogla buzë detit të drejtuara nga familjet vendase. Fuqia e detit ishte aq e madhe saqë as thesat me rërë nuk bënin punë.

“Më parë kishte dy bunkerë këtu. Tani janë të përmbytur. Deti po vjen dhe do të na marrë gjithçka… pas katër ose pesë vitesh nuk do të mbetet më asgjë”, thotë Vera Faslliaj, që drejton një restorant të vogël të quajtur “Poseidoni”. E thotë me zë që i dridhet, sikur të shpresonte që zoti grek i detit ta mbrojë.

Autoritetet shqiptare thonë se rritja e nivelit të detit sjell rreziqe të mëdha për përmbytje në shumicën e zonave urbane të vendit. “Në total, deri në vitin 2030, rreth 1,082.45 km², ose 32% e sipërfaqes së habitateve bregdetare, do të pësojnë pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve,” vlerëson Agjencia për Emergjencat Civile. Në Golem, 49 km në jugperëndim të Tiranës, pronarët e hoteleve janë të shqetësuar për mosinteresimin e autoriteteve në gjetjen e zgjidhjeve dhe në ndalimin e urbanizimit të pakontrolluar në bregdet. “Deti mezi pret që autoritetet të zgjohen,” ankohet Edvin Dule, drejtor hoteli.

Në 16 vitet e fundit plazhi ka humbur rreth 70 metra bregdet (shumimi i hoteleve e ka përkeqësuar edhe më shumë erozionin) dhe po zvogëlon plazhet mbi të cilat mbështetet për të tërhequr turistë. “Është një fenomen shumë shqetësues që ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe turizëm: nëse nuk arrijmë të ofrojmë kushte, çadra, shezlongë, aktivitete në plazh… ul cilësinë e ofertës sonë, që më pas përkthehet në shifra,” përfundon Dule.

Etiketa: bregdetiNdryshimet klimatikevelipoje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama pranon betonizimin e bregdetit: Do të ulim intensitetin e ndërtimeve

21:36 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Ksamilin s’ja lemë më në dorë privatit”/ Rama kujtohet për gjelbërimin, pasi betonizoi bregdetin

14:11 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Një tra në Llogara”/ Si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

12:10 : 04/09/2025
AKTUALITET

“OK nga lart”/ Si e përdori Edi Rama ligjin për “strategjikët” për të betonizuar bregdetin

10:32 : 03/09/2025
AKTUALITET

Ndryshimet klimatike do ulin deri në 20% rendimentin e ullirit e rrushit, pasoja dhe në blegtori

11:29 : 02/09/2025
AKTUALITET

Raporti: Ndryshimet klimatike po zhdukin racat lokale të bagëtive në Shqipëri

12:07 : 30/08/2025
Para

Horoskopi mujor/ Zbulo cfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

TË GJITHA

8 p*umba ndaj Kristian Kolës në Shkodër, motivet ende të paqarta

15:18 : 06/09/2025

Kosovë/ 4 të huaj akuzohen për çeqe të falsifikuar dhe pastrim parash

14:54 : 06/09/2025

Kremlini fton Zelenskyn në Moskë: Jo për t’u dorëzuar, por për negociata

14:42 : 06/09/2025

Refugjatët e vitit 2015: Nga rrugët e rrezikshme të Ballkanit deri te jeta e re në Evropë

14:30 : 06/09/2025

Edhe Sllovenia tërheq nga tregu produktet shqiptare: Specat e kuq përmbajnë pesticide të rrezikshme

14:04 : 06/09/2025

Naftëtarët e Bankers në protestë: Nëse nuk arrihet marrëveshje e re, ndalim total i punës

13:44 : 06/09/2025

Përplasi me makinë 2 të mitur me skuter, arrestohet 18-veçari pa patentë në Tiranë

13:18 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com