• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Padia e Qynos/ Kushtetuesja rrëzon SPAK: Gazetari ka të drejtë të ruajë burimin e informacionit

20:48 : 22/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme (SPAK dhe GJKKO) për rastin e gazetarit Elton Qyno, pasi ditën e sotme ka vendosur për shfuqizimin e vendimeve gjyqësore në lidhje me kontrollin personal, të banesës dhe vendit të punës si dhe sekuestrimin e sendeve dhe të dhënave kompjuterike.

Kushtetuesja ka urdhëruar që të asgjesohen të gjitha të dhënat që i janë sekustruar gazetarit dhe nuk do përdoren më si provë në procesin gjyqësor ndaj Qynos.

SPAK përfaqësohej në këtë proces nga dy prokurorët Bledar Maksuti dhe Ols Dado, ndërsa gazetari Elton Qyno nga avokati Dorian Matlija.

Gazetari Qyno kishte paditur në Gjykatën Kushtetuese vendimet e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e pajisjeve elektronike në pronësi të  tij, kontrollin në shtëpi dhe kontrollin personal pas një hetimi të nisur nga SPAK për nxjerrje të sekretit hetimor.

Qyno pretendonte se ai është në të drejtën e tij si gazetar për të publikuar lajme dhe për të mos nxjerrë burimin, gjë e cila i është dhënë e drejtë dhe nga Gjykata Kushtetuese.

Lexo edhe:

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

50 profesorë të UT kallëzohen në SPAK: Të hetohen me Begajn e Manastirliun për grup të strukturuar kriminal

Në vendimin e dhënë ditën e sotme, gjyqtarët e Kushtetueses shprehen se liria e shprehjes përfshin, ndër të tjera, edhe lirinë e shtypit. Sipas gjykatës, e drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias.

Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë organit të akuzës në kryerjen e hetimeve për çështjen, por konstaton se kishte tejkaluar me shkelje të ligjit veprimet deri në të dhënat personale apo detyrimin e tij për të treguar burimet.

“Gjykata pasi analizoi kriteret paraprake të kërkesës arriti në përfundimin se kërkuesi legjitimohet dhe ka shteruar mjetet juridike në dispozicion vetëm për kundërshtimin e vendimit që ka lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike i cili është kundërshtuar nga kërkuesi deri në Gjykatën e Lartë. Sa i takon lirisë personale, Gjykata konstatoi se ky pretendim nuk ka lidhje me vendimet për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike. Në lidhje me pretendimet e tjera, Gjykata vlerësoi se kërkuesi nuk ka shteruar mjetet juridike në dispozicion.

Për sa i takon themelit të çështjes, Gjykata u ndal në analizën e pretendimit për cenimin e lirisë së shprehjes të garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i KEDNJ-së. Lidhur me këtë pretendim, Gjykata arriti në përfundimin se liria e shprehjes përfshin, ndër të tjera, edhe lirinë e shtypit. E drejta e gazetarit për të ruajtur burimin e informacionit dhe për të mos e zbuluar atë është një nga kushtet e lirisë së medias. Mbrojtja e burimeve të gazetarëve është një prej garancive kryesore të lirisë së medias, si pjesë e lirisë kushtetuese të shprehjes, ndaj urdhërimi i gazetarit për të zbuluar burimet e tij mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën, përveçse kur ekziston një bazë e qartë ligjore që e autorizon atë dhe një interes publik mbizotërues që e dikton atë. E drejta e gazetarit për të mos zbuluar burimet e tyre nuk është privilegj, pasi në thelb mbron jo vetëm lirinë e medias, në kuadër të lirisë së shprehjes, por edhe të drejtën e informimit të publikut.” – thuhet në vendim.

Pas shqyrtimit të çështjes, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ndërhyrja në të dhënat kompjuterike të gazetarit përbënte një ndërhyrje disproporcionale në të drejtën kushtetuese të shprehjes, e garantuar nga neni 22 i Kushtetutës dhe neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Gjykata arriti në përfundimin se vendimet gjyqësore të cilat kanë lejuar sekuestrimin e të dhënave kompjuterike kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes së kërkuesit. Për sa i përket kritereve të kufizimit, Gjykata duke zbatuar testin e nenit 17 të Kushtetutës, vlerësoi se ndërhyrja është bërë me ligj dhe për një interes publik. Megjithatë në kuadër edhe të standardeve të vendosura nga GJEDNJ-ja, Gjykata vlerësoi se ndërhyrja në lirinë e shprehjes nuk është proporcionale. Në këtë kuptim, Gjykata vlerësoi gjithashtu se gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar në lidhje me faktin se përse marrja e të dhënave të nevojshme për hetimin mund të realizohej vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit të gazetarit, si mjet i fundit si edhe përse nuk ekzistonin mjete të tjera alternative për të arritur të njëjtin qëllim. Po në këtë drejtim, gjykatat nuk kanë arsyetuar në lidhje me urgjencën në sekuestrimin e të dhënave kompjuterike të kërkuesit. Për këto arsye, Gjykata vendosi, njëzëri, shfuqizimin e vendimeve për sekuestrimin e të dhënave kompjuterike (vendimin e GJKKO-së së Shkallës së Parë nr. 501, datë 13.12.2023 dhe vendimet e gjykatave më të larta që e kanë lënë në fuqi atë).” – thuhet në vendim.

Në lidhje me pretendimin për cenimin e së drejtës për jetë private, Gjykata Kushtetuese thotë se ka vlerësuar që të mos ndalej, për sa kohë ka gjetur shkelje në lirinë e shprehjes së kërkuesit, duke shfuqizuar vendimet e mësipërme.

Pas vendimit të Gjykatës, ka reaguar edhe gazetari Elton Qyno, i cili e ka konsideruar si një vendim në favor të mediave dhe jo vetëm për atë personalisht.

“Është një vendim që sjell optimizëm në media, pavarësisht se betejën më ra mua që ta zhvilloja përgjatë dy viteve. Gjykata Kushtetuese u impenjua maksimalisht morën praktikat jo vetëm të Strasburgut, por edhe të Gjykatave angleze dhe vendeve të tjera të BE. Vendosën me unanimitet, 8 me zero, në favorin e medias, jo në favorin e Elton Qynos, se Elton Qyno nuk e bëri për hesapet e veta, por për të mbrojtur një kauzë që të tilla gjëra të mos ndodhin nesër, pasnesër, ku të rrëmbehet gazetari në mes të rrugës apo në mes të kafenesë. Më pas t’i bëhet kontrolli banesës, të kontrollohet fizikisht dhe të trajtohet një gazetar që ka mbuluar për 20 vite kronikën e zezë, të trajtohet si kontingjent krimi”, u shpreh Elton Qyno mes të tjerash.

Elton Qyno kishte publikuar disa lajme në media që kishin të bënin me komunikimet në “Sky Ecc” të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe SPAK pretendonte se ishte cënuar sekreti hetimor, duke i bërë presion gazetarit për të treguar burimin.

Etiketa: Elton QynoGJKKOGjykata Kushtetueseinformacionispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025
AKTUALITET

50 profesorë të UT kallëzohen në SPAK: Të hetohen me Begajn e Manastirliun për grup të strukturuar kriminal

17:12 : 16/06/2025
AKTUALITET

Skandali i mikrokredive, së shpejti me fajtorë? SPAK po heton 3 dosje, Gent Sejko merret 2 herë në pyetje

13:28 : 16/06/2025
AKTUALITET

U ekstradua nga Zimbabve, GJKKO lë në burg Loran Dushën. Sëmuret sa vjen në Shqipëri

11:59 : 16/06/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Sali Berisha nuk paraqitet në SPAK për arsye shëndetësore

10:15 : 16/06/2025
AKTUALITET

SPAK drejt një të penduari të ri në dosjet e vrasjeve, Dashnor Dumani do futet në program mbrojtje

14:31 : 15/06/2025
Para

Leje legalizimi në këmbim të votës, zbardhen përgjimet brenda zyrave të Kadastrës

TË GJITHA

“Mund ta bëjë me një telefonatë”, Irani i kërkon Trumpit të ndalojë sulmet izraelite

18:41 : 16/06/2025

Lufta Izrael-Iran/ Skenarët se çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

18:38 : 16/06/2025

Empoli zyrtarizon trajnerin e ri

18:27 : 16/06/2025

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com