• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati në Tiranë, dërgohet për kurim jashtë vendit edhe 11-vjeçari

21:52 : 18/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, SHENDETI

Pasi 17-vjeçari Marko Demiraj u nis këtë pasdite për trajtim jashtë vendit edhe 11-vjeçari, fëmija tjetër i familjes Demiraj i cili ishte në gjendje më të rëndë shëndetësore, është nisur gjithashtu për kurim jashtë vendit.

Dy kushërinj, djali dhe nipi i pronarit të kompanisë “Pelikani Security”, shoku i tyre dhe shoferi i kompanisë, mbetën të plagosur pas një atentati me armë zjarri në afërsi të “Agro Park” mbrëmjen e djeshme.

U mësua se pasditen e djeshme katër të rinjtë ka shkuar në Pjezë të Shijakut për të festuar te pista ku bëhen gara argëtuese te “Arena Karting Albania” sepse 11-vjeçari D. Demiraj kishte ditëlindjen.

Në Pjezë kanë shkuar djali dhe nipi i pronarit të kompanisë private “Pelikani Security” pra D. Demiraj 11 vjeç (që kishte ditëlindjen) dhe M.Demiraj 17 vjeç dhe bashkë me ta edhe shoku i tyre Kian Mullahi, i cili studion në Londër dhe sapo ishte kthyer në vendin tonë një ditë para ngjarjes për Pashkët, pasi prej vitesh studion jashtë.

Tre të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin pasi janë edhe komshinj prej kohësh dhe i kanë banesat në Lundër ngjitur me njëri-tjetrin te Rolling Hills.

Lexo edhe:

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria dërgon për ekspertim jashtë vendit kamerat e sigurisë së lokalit

Trump urdhëron rishikimin e ligjit për korrupsionin e kompanive amerikane jashtë vendit

Tre të rinjtë i ka çuar në Pjezë shoferi i familjes dhe pronarit të “Pelikani Security” me makinën e familjes Demiraj në pronësi të Vesel Demiraj një G-Class. Shoferi Arens Stafa 34-vjeç me këtë makinë i ka dërguar te pista e garave në Pjezë, ku të rinjtë do festonin dhe pasi kanë përfunduar atje janë nisur për t’u kthyer për në Tiranë në Lundër te banesat e tre të rinjve në Lundër, ku do festonin edhe ditëlindjen e 11-vjeçarit me familjarët.

Gjatë kthimit janë futur në Unazë për të dalë në Lundër dhe kur janë futur te rrethrrotullimi i Shkozës rreth orës 21 e 30 për vijuar ecjen në autostradë, në këto momente një automjet tjetër tip fuoristradë i ka zënë në pritë dhe i është afruar në ecje dhe ka nisur të qëllojnë me armë zjarri në drejtim të tyre deri te Agropark (Tregu Agro Ushqimor) ku ka qenë pika kulminante e të shtënave me armë.

Shoferi i G-Class është munduar t’i shmanget të shtënave aq sa ka mundur dhe ka arritur të çojë makinën deri në Lundër për të shkuar te banesat e tre të rinjve. Gjatë largimit automjeti si pasojë e të shtënave të shumta më armë nuk i mbanin frenat dhe janë përplasur në vendin ku u gjet makinë mbrëmë.

Aty më pas njerëz të rastësishëm që kanë kaluar në atë rrugë kanë ndaluar dhe i janë dhënë ndihmën e parë dhe makinat private me shpejtësi i kanë dërguar të katër në spitalin e Traumës pasi të katër kishin mbetur të plagosur.

Familjarët e të plagosurve nuk kanë qenë në dijeni dhe janë lajmëruar nga policia rreth 1 orë pas ngjarjes.

Sa i përket autorëve dyshohet se kanë qenë tre veta brenda në automjetin tip fuoristradë, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga policia dhe janë larguar në drejtim të paditur. Hetuesit ende nuk kanë një pistë konkrete për këtë ngjarje të rëndë, por dyshohet që autorët mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër pa e ditur se cilat persona po udhëtonin brenda në atomjetin G-Class që e kishin nën shënjestrën e tyre.

Hetuesit kanë marrë deklarimet e para të të rinjve të plagosur pas ngjarjes të cilët te tronditur kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt dhe po ashtu edhe ditën e djeshme nuk kanë pasur asnjë sherr. Të rinjtë nuk kanë asnjë precedent, po ashtu edhe shoferi i tyre nuk ka asnjë precedent dhe asnjë konflikt.

Etiketa: femija 11 vjecjashte venditspitral

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria dërgon për ekspertim jashtë vendit kamerat e sigurisë së lokalit

22:56 : 26/04/2025
BOTA

Trump urdhëron rishikimin e ligjit për korrupsionin e kompanive amerikane jashtë vendit

20:03 : 12/02/2025
AKTUALITET

“Alxher Services” vazhdon të mashtrojë njerëzit për punësim jashtë vendi, marrin lekët e nuk i punësojnë

20:57 : 16/01/2025
BOTA

Mungesa e punëtorëve/ Industritë gjermane, plane të zhvendosin punën jashtë vendit

08:59 : 04/11/2024
AKTUALITET

Bardhi: Rama ka ngritur zyrë të posaçme për të patronazhuar shqiptarët jashtë vendit

23:01 : 08/10/2024
AKTUALITET

Shqipëria “pa drejtues”/ Begaj, Nikolla e Rama shkelin protokollin, të 3 jashtë vendit njëkohësisht

19:30 : 19/09/2023
Para

Krim mjedisor në Shijak! Bashkia krijon landfill ilegal në Hardhishtë, firma private mbush zonën me mbetje

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com