• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Pse Kina po e shfaq mbizotërimin e saj me minerale të rralla në luftën tregtare me SHBA-në?

08:24 : 18/04/2025
në BOTA

Ato kanë emra vështirë të shqiptueshëm; janë thelbësore për prodhimin modern dhe po zhvendosen gjithnjë e më në qendër të luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Furnizimi global me këto minerale të rralla – një grup prej 17 elementeve thelbësore që gjenden gjithkund, nga bateritë e automjeteve elektrike e deri te teknologjia e rëndësishme e mbrojtjes – kontrollohet kryesisht nga Kina.

Pekini tani po kërkon ta përdorë këtë përparësi strategjike në përplasjet e vazhdueshme dhe tensionet tregtare me Uashingtonin.

Duke u përgjigjur ndaj tarifave të vendosura së fundi nga Shtetet e Bashkuara, Kina i kufizoi shitjet në SHBA për shtatë elemente të rralla. Edhe pse nuk është ndalim i plotë, kjo masë u kërkon prodhuesve të aplikojnë për licenca eksporti në Qeverinë kineze.

Shqetësimet po shtohen se kjo mund të çojë në rritje çmimesh dhe ndërprerje të furnizimit, gjë që mund të ndikojë veçanërisht në kompanitë amerikane të mbrojtjes.

Lexo edhe:

Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

Ekonomia e Kinës humbet vrullin ndërsa presionet tregtare rëndojnë

“Ajo që ishte nafta për shekullin e XX-të, janë mineralet e rralla për shekullin e XXI-të”, tha Sean McFate, profesor në Shkollën Maxwell të Universitetit Syracuse për Shtetësi dhe Çështje Publike.

“Mikroçipat, teknologjia e gjelbër dhe informatika kuantike, të gjitha këto, kërkojnë minerale të rralla, dhe Kina i ka shumicën e tyre. Kjo është çështje e sigurisë kombëtare që shkon përtej tregut të aksioneve”, shtoi ai.

Kina kontrollon më shumë se dy të tretat e prodhimit global të elementeve të rralla dhe mbi 90 për qind të kapacitetit të përpunimit.

Ajo gjithashtu ka në thelb një monopol mbi përpunimin e mineraleve të rënda të rralla, një nëngrup që përdoret në sektorin e mbrojtjes në SHBA për të prodhuar magnete të fuqishme, që janë të nevojshme për avionë luftarakë, anije luftarake, raketa, tanke dhe laserë.

Mbetet për t’u parë si do t’i zbatojë Kina këto kufizime të reja, por një raport nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) në Uashington paralajmëron se ato me gjasë do të shkaktojnë ndërprerje të eksporteve, derisa Pekini ta sjellë sistemin e licencimit, dhe do të shkaktojnë ndërprerje të furnizimit për disa kompani amerikane, veçanërisht ato në sektorin e sigurisë kombëtare.

“Shtetet e Bashkuara janë veçanërisht të cenueshme ndaj këtyre zinxhirëve të furnizimit”, thuhet në raportin e 14 prillit. “Aktualisht, nuk ka ndarje të mineraleve të rënda të rralla në SHBA”.

Si po i kufizon Kina mineralet e rralla?

Kufizimet e reja të eksportit zbatohen për shtatë elemente të rralla, të mesme dhe të rënda: samarium, gadolinjium, terbium, disprosium, lutetium, skandium dhe itrium – të gjitha të rëndësishme në sektorin e mbrojtjes.
Itriumi, për shembull, përdoret si mbështjellës për motorët e avionëve për t’i bërë ballë temperaturave të larta, për ta parandaluar shkrirjen e tyre gjatë fluturimit.

Derisa Pentagoni dhe firmat amerikane kanë rezerva, besohet se ato nuk janë të mjaftueshme për ta përballuar ndonjë ndërprerje të zgjatur të furnizimit. Përveç ndalimit të vetë elementeve, Pekini ka vendosur gjithashtu 16 entitete amerikane – të gjitha përveç njërës janë në industrinë e mbrojtjes dhe hapësirës – në listën e tij të kontrollit të eksportit, duke ua kufizuar atyre pranimin e mallrave me përdorim të dyfishtë, përfshirë elementet e rralla.

Dimitar Gueorguiev, profesor në Universitetin Syracuse, thotë se ai e sheh këtë lëvizje të fundit më shumë si një sinjal nga Pekini për “aftësinë e tij për t’i kufizuar këto eksporte, nëse lufta tregtare përshkallëzohet më shumë”.

“Është e rëndësishme të kihet parasysh se shumica e importuesve kanë pasur këtë shqetësim prej kohësh dhe ka mundësi të jenë furnizuar për të paktën disa muaj”, tha ai.

Megjithatë, këto masa dhe mundësia për t’i përshkallëzuar ato janë mjet i fuqishëm për Kinën.

Përveç aftësisë për t’i ndalur furnizimet, mbizotërimi i tregut nga Pekini ia lejon atij gjithashtu t’i diktojë çmimet, që do të thotë se mund t’i rrisë kostot për klientë të caktuar, ose t’i kufizojë furnizimet me minerale të rralla jashtë kontrollit të saj, duke mbajtur çmime të ulëta.

Kjo u pa edhe në masa të mëparshme të zbatuara nga Kina. Në vitin 2023, Pekini kufizoi eksportet e galiumit dhe germaniumit, që përdoren në çipa, radarë dhe satelitë. Kjo u pasua nga një ndalim i plotë i eksportit të tyre në SHBA në dhjetor 2024.

Prej atëherë, çmimet janë rritur ndjeshëm dhe tregu global është fragmentuar. Galiumi i blerë nga vendet perëndimore është dy deri në tre herë më i shtrenjtë se ai i blerë në Kinë, sipas Project Blue.

Raporti i CSIS-it gjithashtu paralajmëron se e eksportit nga Kina paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë për gatishmërinë ushtarake të SHBA-së, duke shtuar shqetësimet e ngritura nga ligjvënësit dhe analistët se vendi po mbetet pas në prodhim në mbrojtje.

“Edhe para kufizimeve të fundit, baza industriale e mbrojtjes në SHBA luftonte me kapacitet të kufizuar dhe nuk kishte aftësinë për të rritur prodhimin për të përmbushur kërkesat teknologjike të mbrojtjes”, thuhet në raport.

Autorët e raportit citojnë një vlerësim – nga një zyrtar i Forcave Ajrore të SHBA-së në vitin 2022 – se Kina po siguron sisteme dhe pajisje të avancuara armësh pesë deri në gjashtë herë më shpejt se Shtetet e Bashkuara.

Si mund të përgjigjet SHBA-ja?

Përballë trysnisë nga Kina, ekspertët thonë se SHBA-ja duhet të ndërmarrë politika për ta shtuar prodhimin vendës dhe të kërkojë burime të reja në vende të tjera.

Qysh në vitet e ’80-ta, SHBA-ja ishte lider në prodhimin e elementeve të rralla, por rritja e çmimeve çoi në mbylljen e minierës kryesore, Mountain Pass, në Kaliforni në fillim të viteve 2000.

Kjo minierë është rihapur më pas dhe administrata të njëpasnjëshme amerikane, përfshirë atë të presidentit Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë, kanë ndarë të holla për nxjerrjen dhe përpunimin e elementeve të rralla.

Por, ta zësh Kinën në garë për elemente të rralla dhe minerale të tjera të rralla, kërkon kohë dhe kushton shumë.

Disa që punojnë në këtë sektor thonë gjithashtu se pjesë të tjera të tarifave të vendosura nga Trump mund të kenë ndikime të dëmshme anësore, duke e bërë të vështirë rritjen e shpejtë të prodhimit.

Në podkastin “Rare Earth Exchanges”, sipërmarrësi i industrisë, Daniel O’Connor, tha se materialet e tarifuara, si çeliku dhe alumini, janë jetike në miniera dhe përpunim.

“Mos vendosni tarifa për gjërat që na duhen për të ndërtuar infrastrukturën”, tha ai.

SHBA-ja po kërkon gjithashtu të sigurojë furnizime jashtë vendit, pasi administrata Trump synon të ketë më shumë qasje te elemente të rralla dhe mineralet jetike në Grenlandë dhe Ukrainë, ku Kievi dhe Uashingtoni thuhet se janë afër një marrëveshjeje.

Uashingtoni ka sponsorizuar gjithashtu miniera të reja në Brazil dhe Afrikën e Jugut, dhe po financon objektin e parë të madh për përpunimin e elementeve të rënda të rralla jashtë Kinës, në Teksas, megjithëse asaj do t’i duhen vite për të dhënë rezultate.

Ndërkohë, pritet që Pekini të vazhdojë të përdorë elementet e rralla si mjet trysnie ndaj Uashingtonit.

“Kjo është bërë pjesë e strategjisë së Pekinit kur përballet me SHBA-në”, shkroi më 14 prill Neil Shearing, ekonomist i grupit Capital Economics./REL

Etiketa: kinalufta tregtaremineraleshb

Lajme të lidhura

BOTA

Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

09:21 : 18/08/2025
BOTA

Ekonomia e Kinës humbet vrullin ndërsa presionet tregtare rëndojnë

16:46 : 15/08/2025
BOTA

Kina, prodhuesja më e madhe e plastikës në botë!

17:10 : 07/08/2025
BOTA

Forcohet aleanca Moskë-Pekin/ Kina dhe Rusia përfundojnë ushtrimet detare 5 ditore në Detin e Japonisë

20:54 : 05/08/2025
BOTA

Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe Afrika po luftojnë për Rusinë

12:38 : 05/08/2025
BOTA

Trump: Kina dhe India po financojnë luftën e Rusisë me blerjen e naftës

09:18 : 05/08/2025
Para

Gjermania ka nevojë për forca pune në ndërtim

TË GJITHA

Horoskopi, 25 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 24/08/2025

Biznesi i Gonxhes/ Tatimet fshijnë nga sistemi 1.2 mln euro borxhe të kompanisë “Albarant”

22:56 : 24/08/2025

FOTO/ Ja kush janë dy motrat që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sarandë

22:50 : 24/08/2025

Bilanc tragjik/ 2 të vdekur dhe tre të plagosur nga aksidentet! Humbin jetën dy motrat (FOTO)

22:42 : 24/08/2025
Pamje nga aksidenti tragjik

Aksidenti ku humbën jetën dy motrat Dhimaku, ja çfarë thotë policia

22:20 : 24/08/2025

E rëndë në Sarandë/ E mitura nga Tirana i jep fund jetës

22:08 : 24/08/2025

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

21:50 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com