• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Dënimi nga FIFA, “TKZ” akuzojnë Armand Dukën: Aftësia e tij është të rrisë çmimet e biletave

22:51 : 15/04/2025
në SPORT

Lexo edhe:

Përcaktohen datat e nisjes së kampionateve në futbollin shqiptar

Botërori i klubeve, FIFA e befasuar nga mosinteresimi i amerikanëve për futbollin

Vendimi i FIFA-s për të dënuar Federatën Shqiptare të Futbollit për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen me Andorrën shkaktoi jo pak habi por edhe revoltë.

Dënimi, u pasua edhe nga një tjetër vendim më i çuditshëm, mbylljen e 20% të stadiumit për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ndoshta për të lënë jashtë tifozët më të flakët të kombëtares.

FIFA përcaktoi se në këto zona të stadiumit duhet të ulen vetëm njerëz kozmopolit, apo ato të shoqatave të diskriminuara.

Ndërkohë ndaj këtij zhvillimi të ditës së sotme kanë reaguar Tifozat Kuq e Zi. Tifogrupi besnik i Kombëtares hedhin akuza ndaj presidentit të FSHF-së Armand Duka, duke e cilësuar atë si të paaftë, hakmarrës që ka dështuar në krye të FSHF-së dhe që e vetmja gjë që di të bëjë është të rrisë çmimet e biletave.

Reagimi i TKZ:

Turp! Ky është reagimi i vetëm i denjë për paaftësinë kronike dhe arrogancën e Federatës Shqiptare të Futbollit!

Në vend që të garantojë një atmosferë sportive dhe të mbrojë tifozët besnikë, në prag të ndeshjeve vendimtare të Kombëtares, FSHF zgjedh t’i përjashtojë ata. Më keq akoma, vë në lëvizje gjithë aparatin shtetëror kundër tifozëve shqiptarë, sikur të ishin kriminelë ordinerë.

Vendimi i FIFA-s për të dënuar FSHF-në është vetëm pasqyra e një sëmundjeje më të thellë – inkompetencës strukturore dhe mungesës së vizionit. Një institucion që nuk arrin të organizojë siç duhet një ndeshje futbolli, ka kurajon të ëndërrojë organizimin e një Kampionati Europian!

Manipulimi i vazhdueshëm me ndjenjat e tifozëve – herë me zhvendosje të ndeshjeve në Elbasan, herë me kërcënime për mbyllje sektorësh – ka pasur një qëllim të vetëm: t’i largojë ata që e ndjekin Kombëtaren kudo. Këtë herë, goditja është edhe më e ulët: penalizohen pikërisht ata tifozë të organizuar që janë treguar shembull sjelljeje dhe përkushtimi në stadiume.

Aftësia e vetme e kësaj federate të dështuar është rritja e çmimeve të biletave. Kjo është “strategjia” e tyre: të zhvasin tifozët e ndershëm për të mbuluar paaftësinë e vet.

Në vend që të marrin përgjegjësinë, ata zgjedhin rrugën më të lehtë: të “vrasin” futbollin shqiptar, duke ndëshkuar ata që e mbajnë gjallë pasionin për Kombëtaren.

Ky nuk është thjesht një dënim – është një pasqyrë e qartë e dështimit total të FSHF-së për të mbrojtur futbollin, tifozët dhe imazhin e Shqipërisë.

Është koha që zëri i tifozëve të dëgjohet.

Është koha që përgjegjësit të japin llogari!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tifozat Kuq e Zi (@tifozatkuqezi)

 

Etiketa: Andorraarmand dukafifaFSHFTKZ

Lajme të lidhura

SPORT

Përcaktohen datat e nisjes së kampionateve në futbollin shqiptar

16:44 : 19/06/2025
SPORT

Botërori i klubeve, FIFA e befasuar nga mosinteresimi i amerikanëve për futbollin

16:42 : 17/06/2025
SPORT

‘FSHF është zaptuar nga amatorët”, Vata analizon Kombëtaren: Sylvinho s’është më i njëjti!

20:42 : 12/06/2025
SPORT

Tani e thotë dhe FIFA, Shqipëria e Sylvinhos kthehet në nivelin e asaj të Edi Rejas

22:49 : 11/06/2025
SPORT

Denoncimi i Tifozave Kuq e Zi: FSHF na ndaloi mos të ishim në Riga, i donin karriget bosh

17:05 : 11/06/2025
SPORT

Tripletë e Mitrovic, Serbia fut në “kasafortë” fitoren ndaj Andorrës

21:59 : 10/06/2025
Para

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Prill 2025

TË GJITHA

VIDEO/ Denoncimi: Nxënësit e fshatit në Dimal, bëjnë mësim në një lokal të braktisur

11:29 : 29/06/2025

Përplasje e dhunshme për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital

11:17 : 29/06/2025

Kapet me doza kokaine, arrestohet 36-vjeçari në Jalë

11:16 : 29/06/2025

Interi ka nevojë të mbulojë shpenzimet, Asllani kryeson listën e largimeve

11:05 : 29/06/2025

Autor i tetë vjedhjeve të biçikletave në Durrës, arrestohet 36-vjeçari

10:54 : 29/06/2025

Rindizet konflikti, Rusia kryen sulmin më të madh ajror ndaj Ukrainës që nga nisja e luftës

10:50 : 29/06/2025

UFC/ Ilia Topuria merr titullin kampion në peshën e lehtë, mund Charles Oliveira me “KO”

10:45 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com