• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SKANDAL/ Lagjja “Skënderbeg” në Lezhë e mbushur me mbetje që i hedh bashkia

21:10 : 15/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni Fiks Fare zbulon skandalin e mbetjeve në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës. Kamionët e bashkisë shkarkojnë çdo ditë aty mbetje, institucioni fajëson punonjësit.

Emisioni investigativ Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotme një rast shqetësues nga qyteti i Lezhës, ku lagjja “Skënderbeg” është kthyer në një vendgrumbullim të mbetjeve inerte dhe urbane, në mënyrë të paligjshme.

Pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e Fiksit tregojnë kamionë që hedhin mbetje në një gropë të madhe në periferi të lagjes, ku në shumë raste mbeturinave u vihet edhe zjarr. Sipas një banori të zonës, kjo ndodh çdo ditë.

Ai tregon se gropat janë krijuar vite më parë nga fabrika e tullave që ka nxjerrë dhe, por janë braktisur dhe tani po shfrytëzohen për të hedhur plehra. Banori thotë se kanë bërë ankesa në bashki dhe institucionet përkatëse, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.

Sapo grupi i xhirimit të Fiksit mbërrin në vendin që është kthyer në grumbullim mbetjesh, shohin një tjetër kamion me logon e bashkisë që shkarkon mbetje. Shoferi nuk pranon të ketë marrë urdhër për këtë, por pohon se në atë vend hedhin mbeturina edhe banorë të zonave përreth. Ai thotë se kryesisht hidhen inerte nga ndërtimet, por ka pasur raste edhe me goma. Ndërsa për mbetjet plastike dhe zjarrvënien, mohon të jenë të lidhura me shërbimin e pastrimit të bashkisë.

Lexo edhe:

Abuzime me taksat dhe parkimin/ Prokuroria godet Bashkinë e Subashit, masa sigurie ndaj 4 zyrtarëve

Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër/ Kush janë viktimat dhe të plagosurit, njëri në gjendje kome (EMRAT)

Fiksi shkon edhe në fabrikën e tullave për të mësuar më shumë mbi shfrytëzimin e zonës, por pronari nuk pranon të takojë gazetarët. Roja i kontakton me telefon, por në fund urdhërohet të mos japë numrin personal dhe nuk u jep asnjë informacion për kontratën që fabrika ka për territorin në fjalë.

Në përpjekje për të marrë një përgjigje, gazetarët e Fiksit shkojnë edhe në Bashkinë e Lezhës. Pas më shumë se një orë pritjeje, kontaktojnë në telefon kryetarin e bashkisë, i cili mohon që mbetjet të hidhen me urdhër të bashkisë. Ndërkohë, nënkryetari në një intervistë për Fiks Fare, pranon se ekziston një marrëveshje për të mbushur zonën me inerte, por e cilëson si “gabim të shërbimit” hedhjen e mbetjeve të tjera. Ai thotë se ka pak ditë që janë në dijeni të situatës dhe se do të merren masa ndëshkuese për punonjësit përgjegjës.

Gazetarët kanë kërkuar zyrtarisht me shkrim marrëveshjen me fabrikën si dhe kontratën me ministrinë, por deri më tani nuk kanë marrë asnjë dokument zyrtar, pavarësisht premtimeve të bashkisë.

Etiketa: BashkiaLagjja “Skënderbeg”lezheskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abuzime me taksat dhe parkimin/ Prokuroria godet Bashkinë e Subashit, masa sigurie ndaj 4 zyrtarëve

08:25 : 24/07/2025
AKTUALITET

Aksidenti në aksin Lezhë-Shkodër/ Kush janë viktimat dhe të plagosurit, njëri në gjendje kome (EMRAT)

08:04 : 24/07/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një grua, katër të plagosur

22:40 : 23/07/2025
AKTUALITET

Pasi i “morën frymën” Tiranës, rekord ndërtimesh edhe në Kamzë, Golem e Lezhë

08:59 : 23/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ndotja e kanalit në Golem rrezik për shëndetin e banorëve, asnjë masë nga Bashkia e Kavajës

15:55 : 21/07/2025
AKTUALITET

E rëndë/ Mbytet 60-vjeçari në Lezhë

11:55 : 20/07/2025
Para

Shembet piramida e lashtë në Meksikë

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com