• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Magjia” e imazheve Ghibli me AI/ Ekspertët: Kujdes, ekspozohen të dhënat personale

15:18 : 13/04/2025
në AKTUALITET, NDRYSHE, Teknologji

Një fenomen i pazakontë është bërë së fundmi viral në rrjetet sociale. Ngado mund të shihni imazhe të kthyera në personazhe të animuara. Gjithçka është frymëzuar nga studio e famshme japoneze e filmave të animuar, Ghibli.

Fenomeni u përhap nga Chat Gpt. Platforma e inteligjencës artificiale u mundëson përdoruesve realizimin falas të imazheve.

Por gjerat falas kanë edhe kosto. Ekspertë të sigurisë kanë ngritur shqetësimin, se fenomeni nuk ka vetëm anët argëtuese. Sipas specialistëve në momentin që fotot i jepen këtyre platformave online, humbet kontrollin mbi to. Por për çfarë mund t’i përdorë Chat Gpt imazhet tona?

“Pasi fotot tona ngarkohen në platforma të ndryshme të AI, ato fillimisht përdoren për të trajnuar. Nëse 100 shqiptarë i dërgojnë foto për të marrë pas një imazh ilustrues, në këtë forma platforma kupton tiparet e shqiptarëve. Kupton sesi shqiptarët janë, mimikat e fytyrës. Dhe kur AI i kërkohet një video me shqiptarë, normalisht kur është përdorur në masë, AI do jetë më i trajnuar për të nxjerrë një foto që i përshtatet më shumë shqiptarëve”, thekson eksperti Elton Heta.

Lexo edhe:

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

Përdorimi në masë i këtij trendi sjell ekspozimin e të dhënave personale, vendndodhjes, apo imazheve sensitive, të cilat mund të jenë shumë private.

“Anët më të rrezikshme nëse ne pas 10 vitesh kërkojmë më gjenero një foto apo video me shqiptarë në autobus ose në një kafene, të shohim veten tonë në këtë video. Pra të përdoret imazhi jonë pa lejen tonë. Dhe në fakt disa rrjete sociale me rregullat e tyre kërkojnë miratimin tonë për përdorimin e imazheve tona. META kërkon leje për imazhet tona në rrjetet sociale për reklama, por edhe për trajnimin e inteligjencës artificiale”, tha ai.

Chat Gpt është një platformë serioze, megjithatë sipas ekspertëve situata bëhet më shqetësuese, kur përdoren aplikacione të panjohura për të krijuar imazhe animacioni. Rekomandohen që të mos ngarkohen në këto platforma fotot me përmbajtje të ndejshme dhe shumë private dhe mund të përdoren në raste të tjera pa lejen tuaj.

“Këto të dhëna mund të keqpërdoren. Ku ne mund ta shohim veten në gjenerimet e filmave të animuar, të videove të ndryshme që ne ia kërkojmë AI në një moment të dytë. Çështja më problematike është kur ne përdorim foto që janë të jetës sonë të përditshme. Foto që nuk duam t’i bëjmë publike dhe problem më serioz është kur foto gjenerohen nëpërmjet platformave që nuk janë shumë të njohura dhe janë të palëve të treta. Duke mos parë se sa serioze është kompania që ne i ngarkojmë këto foto rrezikojmë më tepër të dhënat tona, identitetin tonë dhe rreziku për t’u keqpërdorur bëhet më i lartë. Këto të dhëna nga kjo platformë na rrezikon, sepse përveç fotove që gjenerohen ndryshe, mund të ruajë edhe fotot tona origjinale në serverat e tyre që mund të keqpërdoren më mbrapa për shantazh, apo krijim të llogarive në rrjetet sociale sikur jemi ne”, tha ai.

Ndërsa trendi vijon të jetë i përhapur dhe rrjetet sociale janë pushtuar me imazhe të animuara, përfshirë edhe personat publikë, ekspertët nxjerrin në pah edhe anët pozitive të këtij fenomeni.

“Videot që do gjenerohen në të ardhmen nga inteligjenca artificiale do u përshtaten më shumë shqiptarëve”, tha ai.

E ndërsa shijojmë magjinë e studio Ghibli, me rëndësi është të sjellim në vëmendje se privatësia është e rëndësishme. Përdoruesit këshillohen të jenë të kujdesshëm me aplikacionet që zgjedhin për të realizuar këto imazhe. Ato duhet të jenë të njohura dhe të verifikuara./abcnews

Etiketa: AIchat gbtGhibli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
NDRYSHE

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026
BOTA

Europa në alarm, rritet me 400% numri i materialeve të abuzimeve seksuale me fëmijë të krijuara me AI

13:41 : 29/05/2026
AKTUALITET

Shqipëria në vendin e 59-të për përdorimin e AI, Kroacia dhe Bosnja kryesojnë rajonin

09:16 : 22/05/2026
AKTUALITET

Google Maps me AI! Ask Maps dhe Navigimi 3D transformojnë eksperiencën e përdoruesve

09:24 : 15/03/2026
AKTUALITET

Aldor Nini prezanton në OKB moderatoren virtuale dhe modelin e monitorimit të sistemit të drejtësisë me AI

13:07 : 23/02/2026
Para

Po lëvizte me 10 kg hashash në çantën e shpinës, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

TË GJITHA

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom