• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E “zhytur“ në borxhe, bashkia Roskovec tender për stacion elektrik/ Bufi: Do ndërtojmë dhe karburant

21:50 : 11/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në datën 22 janar 2025, bashkia Roskovec hapi një tender me fond limit 112 mijë e 500 euro për të instaluar 3 lule smart dhe për të ndërtuar stacion tregtar për makinat e elektrike bashkë me njësitë e karikimit.

Stacionet private të karikimit të makinave elektrike ndërtohen nga vetë palët e interesuara që blejnë këto mjete ose nga operatorë privatë të cilët më pas shërbimin e karikimit të makinës e japin me pagesë për të nxjerrë koston e investimit dhe një fitim të mundshëm.

Nuk ka asnjë bashki tjetër me fonde më të mëdha në dispozicion edhe se bashkia Roskovec dhe me numër më të lartë makinash elektrike, që të ndërtojë me fondet e taksapaguesve stacione karikimi, që ai që ka mundësi të blejë makinë elektrike, të shpenzojë sa më pak.

Sikur të mos mjaftonte stacioni modern, bashkia kërkon të blejë dhe të instalojë 3 lule të llojit smart, të cilat nuk janë as më shumë e as më pak se panele diellore që marrin rrezatimin e diellit dhe e kthejnë në energji elektrike. Fuqia e instaluar e tyre është 2.5 kilovat/orë, çka do të thotë se sasia e energjisë në vit që këto lule smart prodhojnë, sikur gjithë viti të bëjë kohë me diell, nuk i kalon 5500 kilovat/orë, sasi që nëse e blen pa koston e prodhimit që ka Korporata Elektro-energjitike, por me çmimin që e tregton OSHEE, do të kushtonte vetëm 630 euro!

Por sa do të shpenzojë bashkia Roskovec për lulet smart?

Lexo edhe:

Mbolli kanabis buzë përroit të fshatit, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec/ EMRI

Miliona për trajtimin e kafshëve endacakë, ku shkojnë paratë?!

Nëse për të ndërtuar një stacion elektrik, maksimumi i shpenzimit është 5 mijë euro, kosto për blerjen e një luleje është 10 mijë euro për kilovat, në këtë rast 25 mijë euro. Ndaj lind pyetja: A ia vlen që të shpenzohen 25 mijë euro për 5500 kilovat/orë prodhim vjetor? Ndërkohë që kthimi i investimit vjen pas 40 vitesh, kur instalimi i kësaj pajisje amortizohet tërësisht për 35 vjet! Qartazi është një investim me humbje ku bashkia Roskovec ose nuk ka çfarë t’i bëjë paratë, ose shpik tendera për të çuar përfitime tjetërkund! Dhe nga konsultimi i çmimeve dhe ofertës fituese të këtij tenderi, duket se ka gjasa që të jetë arsyeja e dytë.

Nëse çmimi mesatar i një luleje smart është 25 mijë euro, në total për të blerë 3 të tilla do të nevojiteshin 75 mijë euro, e nëse shtojmë dhe stacionin elektrik me vlerë maksimale 5 mijë euro, nuk do të nevojiteshin më shumë se 80 mijë euro. Oferta fituese është ajo e kompanisë Albavia me vlerë 106 mijë euro pa tvsh, afërsisht 26 mijë euro më shumë se çmimi që këto pajisje kanë në internet! Sipas të dhënave të tenderit, Bashkia ka skualifikuar ofertën më të ulët me vlerë 99 mijë euro, të bashkimit të operatorëve “2AF” dhe “E N P I”.

Dhe për të marrë përgjigje për gjithë këtë tender ”inovativ”, por me pikëpyetje të mëdha prej fillimit e deri në fund, menduam të pyesnim të zonjën e punës. Kush më mirë se kryetarja e Bashkisë do të na japë përgjigje për një tender të firmosur nga vetë dora e saj. Në komunikimin që pati me gazetarin e “Piranjave”, Freard Rista, zonja Majlinda Bufi iu shmang të gjjitha pyetjeve lidhur me tenderin e çuditshëm, duke u justifikuar me frazat “nuk e mbaj mend, nuk më kujtohet, vuaj nga humbja e kujtesës”.

Freardi: Në fund të janarit keni shpallur një tender për blerjen e 3 luleve smart dhe ndërtimit të një stacioni elektrik.

Kryetarja: Nuk kam informacion. Nuk më kujtohet. Sepse ne bëjmë shumë, kemi bërë shumë prokurime dhe nuk e mbaj mend, s’më kujtohet kjo gjë.

Freardi: Cila është nevoja e qytetit për këto 3 lule smart që prodhojnë energji diellore duke qenë se llogaritë tona dalin me humbje?

Kryetarja: E kam kujtesën e dobët vuaj nga memoria. Unë vuaj nga memoria, unë si person.

Kryetarja e bashkisë znj. Majlinda Bufi pretendoi se nuk kishte informacion për këtë tender, dhe se pasi ta merrte informacionin do të shihte edhe mundësinë për të ndërtuar një karburant me taksat e qytetarëve.

Freardi: Pasi të merrni informacionin do ndërtoni dhe një karburant që të mos diskriminoni ata që kanë makina me karburant?

Kryetarja: Do ta shohim, do bëjmë studimin për këtë gjë dhe ta shohim. Nëse nevoja del, po, pse jo?

Me këtë premtim, i rikujtojmë kryetares së Bashkisë së Roskovecit se institucioni që ajo administron prej 10 vitesh tashmë, është një nga bashkitë të cilat Ministria e Financave i klasifikon në listën e njësive vendore me “probleme financiare” për shkak të borxheve të larta që ka ndaj palëve të treta. Kjo njësi klasifikohet në grupin e tretë të bashkive sa u takon numrit të banorëve, duke u listuar si një njësi e vogël ku të ardhurat sigurohen kryesisht nga taksa e pasurisë. E ndodhur në këto kushte, me vështirësi financiare për shkak të detyrimeve të prapambetura dhe me ndihmë nga qeveria qëndrore, logjikisht bashkia Roskovec duhet që të përqëndrojë shpenzimet e saj në plotësimin e nevojave të komunitetit dhe nxitjen e ekonomisë së zonës!

Por jo, nuk ndodh kështu!

Roskoveci bën pjesë në listën e bashkive me densitet të ulët biznesi, të cilat për pasojë tregojnë edhe një varësi më të lartë nga ndihma ekonomike në krahasim me bashkitë e tjera. Referuar raportit të Ministrisë së Financave për vitin 2023, 47% e buxhetit të Bashkisë shkon për shpenzimet e personelit. Nga viti 2022 në vitin 2023, shpenzimet për personelin u rritën me 19% ndërsa sa i takon shpenzimeve për investime, ato u ulën me 37%. Dhe në këtë situatë që ndodhet kjo Bashki, gjen fonde, plot 112 mijë e 500 euro për të ndërtuar stacion privat për karikimin e makinave???

/Emisioni “Piranjat”

Etiketa: Bashkiamajlinda bufiroskovecstacion elektriktender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbolli kanabis buzë përroit të fshatit, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec/ EMRI

09:29 : 16/06/2025
AKTUALITET

Miliona për trajtimin e kafshëve endacakë, ku shkojnë paratë?!

22:04 : 11/06/2025
AKTUALITET

Veliaj në burg/ Pano: Duhet të bëhen zgjedhjet e parakohshme për bashkinë e Tiranës

15:53 : 11/06/2025
AKTUALITET

Megi Fino zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Endrit Braimllari nënkryetar

18:05 : 10/06/2025
AKTUALITET

Misteri i koncesionit 1 miliardë euro, pse u anullua shpallja e fituesit të Milot-Balldrenë

15:04 : 10/06/2025
AKTUALITET

‘AlbaScan’ që dështoi në burgun e Peqinit, fiton tenderin e Gardës

12:48 : 09/06/2025
Para

Rriten rastet e të miturve të përfshirë në krime, grupet kriminale i mirëpresin

TË GJITHA

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025

VIDEO/ Izraeli bombardon televizionin iranian, spikerja braktis transmetimin live

17:45 : 16/06/2025

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

17:45 : 16/06/2025

FOTO/ Njoftohet Robert Losha se betonieret kanë bllokuar trotuarin në pallatin e Sakos së “2T” në Ali Dem

17:35 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com