• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Parlamenti Europian kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

22:12 : 09/04/2025
në BOTA, RAJONI

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar sot draft-raportin për progresin e Kosovës drejt BE-së gjatë viteve 2023-2024, duke vënë në pah se vendi ka bërë përparime të dukshme në reformat zgjedhore, stabilitetin ekonomik dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Megjithatë, eurodeputetët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë cekur se sfidat mbeten në reformën e gjyqësorit, lirinë e mediave, efikasitetin e administratës dhe digjitalizimin e shërbimeve publike.

Raporti i Komisionit për Punë të Jashtme u miratua me 48 vota pro, 19 kundër dhe 6 abstenime.

Në raport gjithashtu thuhet se dialogu Kosovë-Serbi ende nuk ka dhënë rezultatet e pritura.

Vendosmëria e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian ka qenë konstante dhe të gjitha përpjekjet për ta nxjerrë Kosovën nga ‘zona gri’ janë në interes të Kosovës dhe BE-së, theksojnë eurodeputetët në raport.

Lexo edhe:

Mbytja e të rinjve në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre të tjerë në spital

Dyndje pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

Ata mbështesin plotësisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, synimin e saj strategjik për t’iu bashkuar programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe ofertat e saj për t’iu bashkuar organizatave të tjera ndërkombëtare.

Duke vënë në dukje se angazhimi i fortë politik është i nevojshëm për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, eurodeputetët mirëpresin përparimin e bërë në gjykimin e rasteve të korrupsionit.

Ata gjithashtu i bëjnë thirrje Kosovës që të vazhdojë të përmirësojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e profilit të lartë të krimit të organizuar.

Duke bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të masave të BE-së kundër Kosovës, të cilat nuk justifikohen më pasi Kosova ka përmbushur kërkesat e BE-së, eurodeputetët nënvizojnë se masat janë në kundërshtim të madh me përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe po pengojnë rifillimin e dialogut Beograd-Prishtinë në mirëbesim.

Duke theksuar se dialogu nuk ka dhënë rezultatet e pritura, eurodeputetët i kërkojnë Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, duke përfshirë themelimin e asociacionit dhe heqjen e kundërshtimit të Serbisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. Të dy vendet duhet gjithashtu të shmangin veprimet e njëanshme që mund të dëmtojnë procesin e dialogut.

Raportuesi Riho Terras nga Estonia tha se procesi i integrimit të Kosovës ka nevojë për një moment të ri.

“Ne kemi nevojë për një kapitull të ri në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit. Është jashtëzakonisht pozitive që në peizazhin politik të Kosovës, të gjitha partitë kryesore janë fuqimisht në favor të integrimit në BE. E ardhmja e Kosovës është në familjen evropiane të bazuar në agjendën e reformës dhe ne do të punojmë së bashku,” tha ai.

BE vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri. Komisioni Evropian ka akuzuar Qeverinë Kurti për veprime të pakoordinuara me gjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar.

Masat ndëshkuese në qershor 2023 përfshijnë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në dialogun me Serbinë dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor. / KosovaPress.

Etiketa: heqjenKosovamasavendeshkueseParlamenti Europian

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbytja e të rinjve në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre të tjerë në spital

18:15 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dyndje pushuesish nga Kosova drejt bregdetit shqiptar

08:58 : 30/05/2026
RAJONI

Kosova hyn zyrtarisht në fushatë zgjedhore

19:44 : 27/05/2026
AKTUALITET

DASH: Ballkani Perëndimor kyç për sigurinë dhe interesat ekonomike të SHBA-së

21:38 : 22/05/2026
RAJONI

Kosova skeptike për integrimin gradual: Jo dhoma pritjeje

19:21 : 22/05/2026
RAJONI

Tregu i përbashkët Evropian, a mund t’i bashkohet Kosova?

22:04 : 21/05/2026
Para

Champions/ PSG përmbys Aston Villan, Lewandowski ndëshkon ish-skuadrën

TË GJITHA

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026