Papa Francesku bëri një dalje surprizë për publikun, e para pas rikuperimit shëndetësor.
Ati i Shenjtë përshëndeti ngrohtësisht besimtarët e mbledhur në Vatikan teksa qëndronte i ulur në një karrige me rrota.
Hera e fundit që kreu i Kishës Katolike doli në publik ishte dy javë më parë nga ballkoni i spitalit teksa po përgatitej të largohej pas rikuperimit.
88-vjeçari kaloi pesë javë në spital ku u trajtua për pneumoni të dyfishtë gjatë muajit Shkurt dhe Mars.