• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Përdorimi i teknologjisë së re për shitjen e drogës

09:45 : 06/04/2025
në BOTA

Si kriminelët e drogës po përdorin Inteligjencën Artificiale, rrjetin e errët dhe dronët, për qarkullimin e drogës, shkruan The Economist.

“Helikopterë të rinj, trupa në terren, më shumë koordinim dhe burime shtesë”.

Këto ishin disa nga hapat që ka ndërmarrë Kanadaja për të ndalur hyrjen e fentanilit në kufirin e Amerikës, tha kryeministri Justin Trudeau, më 3 mars. Vetëm 13 gramë të kësaj substance u sekuestruan nga autoritetet kufitare amerikane në janar, 97% më pak se një vit më parë. Megjithatë, disa orë më vonë, presidenti Donald Trump vendosi tarifa për mallrat nga Kanadaja, Meksika dhe Kina, në mënyrë që t’i detyronte këto vende “të ndalojnë drogën në vendin tonë”.

Megjithëse numri i vdekjeve të shkaktuara nga opioidet sintetike në Amerikë ka filluar të bjerë, këto droga ende morën rreth 75,000 jetë në Shtetet e Bashkuara në vitin 2023. Kështu, ka dalë në pah një kërcënim i ri që po rritet në mbarë botën: grupe të reja lëndësh narkotike të jashtëligjshme që nuk vijnë nga fushat e lulëkuqeve në Afganistan, apo nga fshatrat e Kolumbisë.

Bandat që i prodhojnë ato nuk krijojnë vetëm lloje të reja droge me ndihmën e kimistëve nga e gjithë bota. Ato gjithashtu po ndryshojnë gjithë zinxhirin e furnizimit, duke përdorur rrjetin e errët dhe mediat sociale për shitjet me pakicë dhe dronët për logjistikën. Teknologjitë e reja si Inteligjenca Artificiale ose dronët e armatosur, do t’i bëjnë këta narko-trafikantë edhe më kërcënues, ndërsa agjencitë e zbatimit të ligjit përpiqen t’i kapin.

Lexo edhe:

Shpërndante droga të forta në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

Si ra “URA” e drogës, goditja e grupit të “Visit të Pojës”, në Durrës

Drogë dhe teknologji

Ndërthurja e teknologjisë me drogën është tashmë e dukshme. Policia e Moskës kapi një qen robot që endej pranë stacionit të metrosë Pechatniki. Në të ishte stampuar logoja Kraken, emri i një shpërndarësi droge, dhe roboti mbante një pako me pluhur brenda. Policia nuk tregoi nëse roboti po shpërndante me të vërtetë lëndë narkotike.

Por edhe nëse ishte thjesht një marifet i pacipë publiciteti, ai reflekton shtrirjen dhe mosndëshkimin e grupeve të drogës. Ata kanë krijuar një formë të re të trafikut të drogës që ndërthur teknologjinë e lartë me spiunazhin. Blerësit lidhen me tregtarët në tregje si Kraken në rrjetin e errët, i cili është i paarritshëm për përdoruesit e zakonshëm të internetit. Droga lihet në vende të fshehura.

Më pas vendndodhja e drogës i zbulohet një blerësi pasi ai të ketë kryer pagesën. Grupet kriminale ruse tani mbizotërojnë tregun botëror të kriptomonedhave të lidhura me drogën. Këto grupe janë përgjegjëse për rreth 1.7 miliardë dollarë të drogave që blihen duke përdorur Bitcoin ose kriptomonedha të tjera si Tron, nga 2.4 miliardë dollarë gjithsej në botë, llogarit firma e inteligjencës TRM Labs, që punon në zbatimin e ligjit.

Tregtia e drogës nëpërmjet kriptomonedhave nuk është ende aq e përhapur sa llojet më të vjetra, të cilat kanë një vlerë rreth 600 miliardë dollarë në vit. Dhe shumë konsumatorë në Europën Perëndimore dhe Amerikë parapëlqejnë mënyrat më të vjetra. Ata që përdorin rrjetin e errët ose rrjetet sociale përbënin më pak se 10% të klientëve, si në Spanjë ashtu edhe në Amerikë, sipas një sondazhi të botuar në vitin 2020. Transaksionet dorë më dorë në bare, klube dhe rrugë, janë ende normë.

Në Rusi, metodat e reja të shpërndarjes së drogës, jo vetëm që kanë ndryshuar marrëdhëniet ballë për ballë, por kanë ndryshuar rrënjësisht edhe tregun. Rehatia dhe kostoja e ulët po nxisin kërkesën për droga sintetike që janë të lehta për t’u prodhuar dhe shumë më të lira se ato të importuara, si heroina ose kokaina, por shpesh shumë më të rrezikshme (shih grafikun 1).

Kjo prirje po përhapet, thotë OJQ-ja “Nisma Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar”, me seli në Gjenevë.

Për kriminelët, drogat sintetike janë shumë më të leverdishme se drogat me bazë bimore. Për prodhimin e tyre, nuk është nevoja të përfshihesh në bujqësi, apo të merresh me fermerët. Gjithashtu prodhuesit nuk kanë pse të shqetësohen për transportin e lëndëve të para të jashtëligjshme në shtetet ku ato kthehen në lëndë narkotike.

Për këto arsye, drogat sintetike në përgjithësi sjellin fitime më të larta. “Fentanili është shumë më fitimprurës se heroina”, thotë Angela Me, e cila përpilon Raportin Botëror të Drogës të publikuar nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin (UNODC), me seli në Vjenë. Ndaj është e çuditshme që asnjë zëvendësues kimik nuk është shpikur ende për kokainën, vëren ajo.

Natyrisht, drogat sintetike kanë të metat e tyre. Në murin e një zyre në të njëjtin kat me zyrën e Dr. Me, është varur një diagram i drogave sintetike, që i ngjason një rrjete merimange. Ai është krijuar nga Martin Raithelhuber, ekspert i drogave sintetike që punon në laboratorin UNODC. Dy nyje të mëdha pranë qendrës së diagramit përfaqësojnë amfetaminën dhe metamfetaminën. Fijet që dalin nga të dyja kanë nyje më të vogla.

Secila prej nyjeve më të vogla përfaqëson nga një kimikat. Më afër nyjeve të mëdha, janë “prekursorët”: kimikate që mund të përdoren për të prodhuar amfetaminën ose metamfetaminën, ose të dyja. Më lart janë “pararendësit”, të cilët mund të përdoren për të bërë lëndë të para. Ndërsa kërcënimi i drogave sintetike është bërë më i madh, Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve, me seli në Vjenë ka vendosur kontrolle mbi disa prekursorë.

Këto kontrolle pritet të zbatohen nga 190 shtetet pjesëmarrëse në konventën e OKB-së për trafikun e drogës. Si kundërpërgjigje, kriminelët e organizuar kanë përdorur për prodhimin e prekursorëve disa pararendës që vijnë kryesisht nga Azia, veçanërisht nga Kina.

Në disa raste, janë kufizuar edhe vetë pararendësit. Por të tjerë kanë edhe përdorime të padëmshme. Prandaj ndalimi i tyre mund të shkaktojë dëme serioze në industritë kimike të vendeve ku prodhohen. Për shembull, fentanili mund të prodhohet në të paktën tri metoda. Së pari përdoret për qëllime mjekësore. Një tjetër, e ashtuquajtur metoda Gupta, përdoret shpesh në mënyrë të paligjshme.

E treta është metoda Siegfried, që përdoret vetëm për të prodhuar fentanil për trafikim. Pararendësit e tri metodave i nënshtrohen kontrollit. Por një nga pararendësit i përdorur në metodën Gupta është i disponueshëm lirisht, po ashtu edhe dy të përdorur për metodën Siegfried.

Përdorimi i tyre sjell sfida të tjera. “Për shkak se prodhuesit e drogave po e fillojnë procesin me gjithnjë e më shumë kimikate bazë, nevojiten procese gjithnjë e më të ndërlikuara për të arritur produktin përfundimtar”, – thotë zoti Raithelhuber.

“Kjo kërkon gjithnjë e më shumë zotësi për të përgatitur proceset dhe për t’i kontrolluar ato”.

Në Myanmar, që është burimi kryesor i metamfetaminës në Azi, shumica e kimistëve vijnë nga Tajvani. Këta nuk janë anëtarë të sindikatave të krimit, por shkojnë e vijnë nëpër vendet e prodhimit.

“Jo shumë kohë më parë, hashashi dikur prodhohej duke nxjerrë përbërësit aktivë nga produktet mjekësore”, thotë zoti Raithelhuber. “Tani, policia gjen reaktorë të posaçëm që mund të prodhojnë drogën me ton”.

Një mënyrë tjetër se si prodhuesit e prekursorëve të drogës mund të shmangin embargot ndërkombëtare është duke shtuar një molekulë që e kthen një substancë të pakontrolluar në një substancë të kontrolluar, sa për transport. Pas dorëzimit, narkokimistët e heqin atë molekulë.

Inteligjenca Artificiale

Inteligjenca Artificiale mund t’i bëjë gjërat edhe më të vështira për hetuesit.

Në vitin 2022, revista “Nature Machine Intelligence” botoi një artikull duke vënë në dukje se teknikat për të zhvilluar produkte të reja farmaceutike mund të përdoren për të krijuar droga të reja që nuk mund të gjenden në asnjë listë të zezë. Kjo mund të jetë duke ndodhur tashmë: për shkak të natyrës së fshehtë të biznesit, shpesh duhen vite që kjo dukuri të bëhet e dukshme, megjithëse droga të reja sintetike po shfaqen çdo vit (shih grafikun 2).

Po shfaqen edhe metoda të reja të transportit dhe shpërndarjes. Më 6 shkurt, marina e Kolumbisë kapi një “narko-nëndetëse” në Paqësor që mbante më shumë se 2.2 tonë kokainë. Baronët kolumbianë të kokainës filluan të punonin me prodhuesit rusë të nëndetëseve që në vitet 1980, tha Derek Maltz, ish-drejtor i operacioneve speciale në Administratën Amerikane të Zbatimit të Drogës (DEA).

Megjithatë, raportet e transportit të lëndëve narkotike fillimisht u trajtuan me skepticizëm. Vetëm në vitin 2006, roja bregdetare vërejti tre tuba plastikë që po rrinin pezull mbi ujërat e Kosta Rikës. Tubat ishin ngjitur mbi një nëndetëse të bërë prej druri, tekstili dhe fije qelqi, që mbante 2.7 tonë kokainë. Deri në vitin 2008, autoritetet amerikane kishin spikatur dhjetë anije të tilla në muaj, dhe deri në vitin 2019, autoritetet spanjolle kishin kapur 20 nëndetëse të tilla duke kaluar Atlantikun.

Pasi u përhapën në det, ata u ngritën në ajër.

Nga toka, deti dhe ajri

Mjetet ajrore pa pilot (UAV), ose dronët, nuk mund të lëvizin sa nëndetëset. Ngarkesa maksimale që mund të mbajnë llojet më të forta, është rreth 220 kg.

Megjithatë, agjencia DEA zbuloi për herë të parë disa dronë që përdoreshin nga trafikantët e drogës vetëm një vit pasi mjete të tilla ajrore dolën në tregun konsumator.

Dronët përdoren për qëllime të ndryshme nga narkotikët. Ata mund t’u dërgojnë drogë ose armë anëtarëve të bandës në burg. Dhe janë veçanërisht të dobishëm rreth kufijve ndërkombëtarë.

Aty ku ka pengesa të frikshme natyrore ose të krijuara nga njeriu, ata mund të përdoren për të transportuar sasi të vogla lëndësh narkotike: zyrtarët kufitarë në rajonin Punjab të Indisë, thanë se vitin e kaluar, kapën 107 mjete fluturuese pa pilot, që sillnin drogë nga Pakistani. Në zonat ku ka rrugë kalimi për korrierët e narkotikëve, dronët mund të përdoren për t’i njoftuar ata për vendndodhjen e patrullave kufitare dhe drejtimet ku duhet të lëvizin.

Mjete të tilla fluturuese mund të përdoren edhe për goditje. Muajin e kaluar, Shërbimi i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të Amerikës i paralajmëroi agjentët se bandat meksikane mund t’i sulmonin ata me mjete fluturuese që mbanin eksplozivë. Megjithatë, nuk janë vetëm bandat që mund të përdorin dronë. Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, kohët e fundit tha se qeveria e saj do të lejojë fluturimet nga dronët amerikanë të vëzhgimit në kërkim të laboratorëve të fentanilit. Risia e teknologjisë po i ndihmon të dyja palët./ Monitor.al

Etiketa: drogateknologjiatrafikimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërndante droga të forta në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

11:30 : 06/06/2025
AKTUALITET

Si ra “URA” e drogës, goditja e grupit të “Visit të Pojës”, në Durrës

21:22 : 25/05/2025
AKTUALITET

Kujdes nga mashtrimet online, si teknologjia nxit krimet financiare

08:34 : 24/05/2025
Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK.	/r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.
AKTUALITET

Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC

22:42 : 23/05/2025
AKTUALITET

Dosja “Black Eagle” i SKY ECC, vijon gjyqi në Apel! Del në skenë pastrimi i parave në Shqipëri (EMRAT)

10:14 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Ura”/ Si transportohej droga nga Shqipëria me karroca invalidësh! Heroina shumë e fortë quhej “Banana”

18:28 : 21/05/2025
Para

Bilanci tragjik në Gaza, Izraeli pranon gabimin e vrasjes së 15 mjekëve

TË GJITHA

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com