• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mjedisorët ngrenë kambana alarmi për integritetin e Parkut Kombëtar të Vjosës

Veprimtaritë industriale dhe ekonomike po kërcënojnë integritetin ekologjik të lumit Vjosa dhe degëve të tij kryesore, përfshirë Drinon, Shushicën dhe Bënçën.

17:53 : 17/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Organizata mjedisore EcoAlbania ka publikuar një raport që evidenton kërcënimin e integritetit të lumit Vjosa prej aktiviteteve industriale dhe ekonomike të kompanive që shtrihen brenda territorit të Parkut Kombëtar dhe degëve të tij.

“Gjetjet e këtij raporti janë një kambanë alarmi për mbrojtjen e integritetit ekologjik të Parkut Kombëtar të lumit të egër Vjosa,” u shpreh drejtori ekzekutiv i Eco Albania, Olsi Nika.

“Për të frenuar shkatërrimin e ekosistemit delikat të Vjosës, ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me institucionet shtetërore dhe aktorët lokalë për të siguruar zbatimin efektiv të masave të propozuara në Planin e Menaxhimit të Parkut dhe për të garantuar që Vjosa të mbetet e mbrojtur për brezat e ardhshëm”, vijoi ai.

Vjosa u shpall Park Kombëtar nga qeveria “Rama” dy vite më parë në 13 mars 2023, por deri sot ndikimi i presioneve nuk është adresuar në mënyrë serioze nga autoritetet.

Lexo edhe:

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

Gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

Raporti i publikuar nga EcoAlbania tregon se dy vite pas këtij vendimi të qeverisë, numri i aktiviteteve ekonomike brenda kësaj zone vijon të mbetet i lartë.

Presionet kryesore që janë identifikuar si kërcënuese për rrjedhën e Vjosës janë të tilla si marrja dhe nxjerrja e ujit, marrja apo nxjerrja e zhavorrit nga lumi, dhe industritë nxjerrëse dhe përpunuese të naftës, bitumit, dhe disa mineraleve të tjera.

“Aktivitetet industriale shkaktojnë ndotje kimike, dëmtim të habitateve natyrore dhe ndryshime të cilësisë së ujërave”, citon raporti.

Raporti citon më tej se minierat dhe guroret përbëjnë një kërcënim për biodiversitetin ujor të lumit.

“Shkarkimet e materialeve të gërmuara ndikojnë thellësisht integritetin ekologjik të lumit dhe biotën, pasi ndër të tjera, këto përmbajnë metale të rënda”, shkruhet në raport.

Një tjetër kërcënim për integritetin e Vjosës është gjithashtu marrja e ujit. Një prej konflikteve të fundit mbi marrjen e ujit është pikërisht ai i qeverisë me banorët e Lumit të Vlorës, mbi projektin e devijimit të ujit të Shushicës për Ujësjellësin e Himarës.

“Devijimi i burimeve natyrore, nga vendet e origjinës, në zonat rurale, drejt një destinacioni të ri turistik, do të sjellë, pashmangshmërisht, humbjen e biodiversitetit, kompromentimin e parametrave ekologjikë dhe cenimin e integritetit natyror në tërësi”, evidenton raporti si problematika kryesore ndaj marrjes së ujit.

Ekspertët mjedisore vijojnë më tej duke shkruar se reduktimi i prurjeve gjatë sezonit të thatë ndikon drejtpërdrejt në habitatet ujore dhe tokësore, duke kompromentuar mbijetesën e specieve të ndjeshme.

Një tjetër presion që dëmton vegjetacionin breglumor është edhe depozitimi i zhavorrit dhe inerteve të tjera pranë rrjedhës.

“Rrugët e hapura për depozitimin e zhavorrit e kanë shtuar dëmin. Të tjera ndikime shtesë janë shkaktuar edhe nga mungesa e menaxhimit të mbetjeve ndërtimore, prej të cilave janë krijuar kodrina të vogla mbi sipërfaqe, duke dëmtuar vegjetacionin breglumor”, citojnë gjetjet e raportit./BIRN

Etiketa: EcoAlbaniaLumi Vjosendotjeorganizata mjedisoreParku Kombëtar i Vjosës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndotja e Vjosës/ Reuters: Ujërat e zeza, gërmimet për zhavorr po shkatërrojnë vendin e ri të UNESCO-s

14:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gjendet një person i pajetë në lumin Vjosë

14:16 : 06/10/2025
AKTUALITET

Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri

08:21 : 25/09/2025
BOTA

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit”/ OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin

19:55 : 06/09/2025
BOTA

Nga pyjet e Amazonës te Kanadaja, OKB ngre alarmin: Zjarret masive po nxisin ndotjen e ajrit

20:27 : 05/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi: Ndotet zona e pishave në Golem! Bashkia e Fisnik Qoses nuk merr asnjë masë

10:12 : 18/08/2025
Para

VIDEO/ Noka i tregon gishtin e mesit socialistëve: “Noc Rrokun” do fitoni më “11 maj”

TË GJITHA

“Jam prokuror”/ Hiqej si magjistrat dhe tentoi të mashtronte policët, arrestohet 49-vjeçari

14:21 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ ‘Policë pa jelekë e armë’, Berisha demaskon ministren Koçiu: Kësaj i thonë përgjegjësi!

14:16 : 09/10/2025

Veliaj “thyen” Ramën në Kushtetuese

14:16 : 09/10/2025

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

14:01 : 09/10/2025

Aksident në Durrës, dy të moshuar përfundojnë në spital

13:51 : 09/10/2025

Von der Leyen i mbijeton votëbesimit në Parlamentin Evropian

13:38 : 09/10/2025

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

13:34 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com