• Kontakt
Wednesday, June 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gardisti i “21 Janarit” në listat e PS-së/ Xhaxhai i Aleks Nikës mesazh Blendi Klosit: Keni gabuar!

22:44 : 11/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Bashkisë së Matit, Agron Malaj dha ditën e sotme dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, pasi pritet të jetë kandidat i Partisë Socialiste në listën e Qarkut të Dibrës.

Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai është një prej 10 oficerëve të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë.

Por, edhe pse “21 Janarin” e përdori për të ardhur në pushtet, Edi Rama ish-gardistin Agron Malaj e ka shpërblyer prej vitesh.

Fillimisht Rama atë e emëroi drejtor të OSHEE-së për rrethin e Matit, teksa në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015, Agron Malaj doli në krah të Edi Ramës për të kërkuar votat për kandidaten socialiste.

Ndërkohë, në vitin 2019, kur opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet lokale, Agron Malaj kandidoi për Bashkinë e Matit nën logon e PS-së dhe prej 6 vitesh mbante postin e kryebashkiakut të dhënë nga Rama. Tashmë, duket se ky i fundit po e shpërblen sërish Malajn duke e bërë deputet.

Lexo edhe:

Berisha: Agron Malaj nga një oficer garde, u bë njeriu më i pasur i Matit nga korrupsioni

Agron Malaj, “Pashai” me biznese e koncesione/ Si u pasurua kandidati i preferuar i Ramës në Mat

Duket se ky veprim nga ana e Ramës, nuk i ka pëlqyer Mark Nikës, xhaxhait të Aleks Nikës, një prej vitkimave të 21 Janarit. Ai i ka dërguar një mesazh gazetarit Sokol Balla ku i kërkonte që ta pyesë në emisionin e tij, drejtuesin e PS-së për Dibrën, Blendi Klosi, nëse Agron Malaj  do kandidojë për deputet të Partisë Socialiste më 11 maj. Ai thekson se nëse kjo gjë është e vërtetë, atëherë Partia Socialiste ka gabuar me këtë zgjedhje.

Mesazhi: 

“Kam një masazh nga Mark Nika, që është xhaxhi i Aleks Nikës, vrarë më 21 janar 2011: Mirëmbrëma Sokol, mundësisht nëse mund ta pyesni z. Klosi se a është e vërtetë se Agron Malaj, ish-komandanti i “Grupit të Zjarrit” më 21 janar, a është kandidat për deputet i Partisë Socialiste, nëse po, thuajini se keni gabuar”

Kujtojmë se Agron Malaj ka dëshmuar edhe në SPAK për mbi 1 orë më 4 Tetor të vitit të kaluar. Për Agron Malaj dhe vëllain e tij Fatos Malaj, ka një kallëzim në SPAK nga Edmond Miza, banor i fshatit Madhesh i Bashkisë së Matit.

Ai pretendon se kryebashkiaku i Matit  ka favorizuar vëllain e tij për ndërtimin e një HEC-i, duke shpërdoruar detyrën dhe duke favorizuar kundër ligjit familjarët e tij. Edmond Miza pretendon se atij dhe disa banorëve të tjerë, u është falsifikuar firma.

Gjithashtu, Agron Malaj është përmendur edhe për tendera në konflikt interesi në kompaninë e vëllait të tij Fatos Malaj, ndërkohë që dyshohet për përfshirje në skemën e kompanisë “5D Konstruksion” në Bashkinë e Tiranës.

Fatos Malaj është pronar me 60 % të aksioneve tek hoteli luksoz “La Brisa” në Dhërmi, teksa 40% të aksioneve zotërohen nga Elvin Tivari, ish-drejtori i Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla. Gjithashtu, ata kanë marrë dhe një tjetër leje ndërtimi për ‘La Brisa 2’.

Etiketa: 21Janariagron malajaleks nikagardisMark Nika

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Agron Malaj nga një oficer garde, u bë njeriu më i pasur i Matit nga korrupsioni

22:19 : 06/05/2025
AKTUALITET

Agron Malaj, “Pashai” me biznese e koncesione/ Si u pasurua kandidati i preferuar i Ramës në Mat

17:42 : 06/05/2025
AKTUALITET

“5D është edhe në Mat”/ Berisha: Agron Malaj është një nga hajdutët më të mëdhenj

12:42 : 05/05/2025
AKTUALITET

Fushata në Dibër dominohet nga ‘lufta brenda llojit’ për mandatin e pestë

09:58 : 27/04/2025
AKTUALITET

Fushatë me asfalt për votat e fshatrave të Matit

08:34 : 25/04/2025
AKTUALITET

Pas dorëheqjes së Agron Malajt, zgjidhet kryetari i komanduar i bashkisë së Matit/ EMRI

11:28 : 12/03/2025
Para

SHBA/ Zyrtarët e USAID nisin shkatërrimin masiv të dokumenteve të klasifikuara

TË GJITHA

Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

08:05 : 25/06/2025

Rritje e ndjeshme e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:03 : 25/06/2025

EMRI-PAMJET/ Shpërthim me tritol në Vlorë, kush ishte “shënjestra”

07:55 : 25/06/2025

Izraeli sinjalizon dialog me Iranin: Bisedimet mund të nisin së shpejti

23:04 : 24/06/2025

“Më duan shumë skuadra”, Jasir Asani flet pas ndeshjes së fundit në Korenë e Jugut

22:59 : 24/06/2025

Horoskopi ditor, 25 Qershor 2025

22:55 : 24/06/2025

Franceska Murati thyen heshtjen pas zjarrit në banesë: Ja e vërteta

22:50 : 24/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com