• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA/ Republikanët paraqesin projekt-buxhetin për të shmangur mbylljen e qeverisë

21:28 : 08/03/2025
në BOTA

Ligjvënësit republikanë paraqitën të shtunën një propozim për shpenzimet buxhetore që do të siguronte financimin për agjencitë federale deri më 30 shtator, ndërsa pritet që të ketë një përballje të fortë me ligjvënësit demokratë në lidhje me konturet e shpenzimeve qeveritare.

Presidenti Donald Trump tha të shtunën se Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati kanë përpiluar një “projekt-ligj financimi shumë të mirë” dhe u bëri thirrje ligjvënësve republikanëve që ta votojnë atë javën e ardhshme, duke paralajmëruar se demokratët do të “bënin çdo gjë” për ta mbyllur qeverinë.

“Ju kërkoj të na jepni disa muaj që të arrijmë deri në shtator dhe të mundemi të vazhdojmë të vendosim rregullin në ‘shtëpinë financiare’ të vendit tonë”, tha Presidenti Trump në një mesazh në rrjetin social Truth Social. “Demokratët do të bënin çdo gjë që munden për ta mbyllur Qeverinë tonë dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë”.

Projekt-ligji prej 99 faqesh do të ofronte një nxitje të lehtë të programeve për mbrojtjen, ndërsa do të kufizonte programet e tjera nën nivelin e vitit buxhetor 2024. Kjo përqasje ka gjasa të mos pranohet nga shumica e ligjvënësve demokratë që kanë këmbëngulur prej kohësh që shpenzimet për programet e mbrojtjes të lëvizin në të njëjtin drejtim me programet e tjera.

Drejtuesi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries tha më herët këtë javë se grupi demokrat do të mblidhej për ta shqyrtuar propozimin në “momentin e duhur”, por ai përdori një ton më të fortë të premten.

Lexo edhe:

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

The Daily Signal: Sali Berisha do udhëtojë drejt SHBA menjëherë pas zgjedhjeve

Ligjvënësi Jeffries tha se demokratët janë të gatshëm të negociojnë për një “marrëveshje shpenzimesh dypartiake, domethënëse, që vendos njerëzit punonjës të parët”, ndërsa vuri në dukje se propozimi rrezikon të shkurtojë financimin për programe kyçe, si ato në mbështetje të veteranëve apo familjet me të ardhura të ulëta.

Kongresi duhet të marrë vendim deri në mesnatën e së premtes, për të shmanguar një mbyllje të pjesshme të qeverisë. Republikanët kanë një shumicë 218 – 214 në Dhomën e Përfaqësuesve dhe miratimi me votë mund të mos ndodhë edhe nëse vetëm dy ligjvënës republikanë nuk e mbështesin propozimin. Situata paraqitet edhe më e vështirë në Senat, ku do të nevojiten 60 vota pro, nga 100, dhe ku do të duhet që të paktën shtatë senatorë demokratë të votojnë në favor të projekt-ligjit, nëse të gjithë 53 senatorët republikanë votojnë pro./ VOA

Etiketa: projekt buxhetiSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025
AKTUALITET

The Daily Signal: Sali Berisha do udhëtojë drejt SHBA menjëherë pas zgjedhjeve

11:24 : 10/05/2025
BOTA

SHBA/ Administrata e Trump planifikon të reduktojë tarifat ndaj Kinës

19:38 : 09/05/2025
BOTA

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025
AKTUALITET

Radiografia/ Ç’na thanë amerikanët katër vjet për Non Grata-n

19:57 : 08/05/2025
AKTUALITET

LaCivita rikthehet në fushatën e PD: Ne kemi besim te Berisha, ka ardhur koha të rrëzoni Ramën

19:19 : 08/05/2025
Para

I dënuari ekzekutohet me pushkatim në SHBA, i pari që nga viti 2010

TË GJITHA

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

22:54 : 11/05/2025

Incident në Kamëz, dëmtohet siguresa e kapakut të kutisë së votimit, ja çfarë pritet të ndodhë me votat

22:39 : 11/05/2025

Celibashi me vëzhguesit e huaj mbërrin në Parkun Olimpik për votat e Diasporës

22:29 : 11/05/2025

Dalin rezultatet e tre kutive të para në Pustec, ja cila parti kryeson

22:25 : 11/05/2025

Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës

22:18 : 11/05/2025

“Edhe votën e blerë e përfshijnë në sondazhe”, Ndoka: I kisha 3 orë përpara rezultatet e “exit poll”-eve

22:14 : 11/05/2025

“Shqipërisë i ka ikur shansi për rotacion me këtë regjim” – Lubonja: PD do kontestojë zgjedhjet

21:54 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com