• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

100 mln lekë për kondicionimin e zyrës, Liri Qoshi pranon korrupsionin në komisionin e tenderit

17:54 : 08/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pas arrestimit të kryetarit të bashkisë Veliaj, një nga drejtoreshat e fuqishme që ka lënë është drejtorja e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit Liri Qoshi . Qoshi detyrohet të anulojë një tender për zyrën e saj për herë të dytë, prokurimin e 120 milionë lekëve të sistemit të ngrohje ftohjes në zyrën e saj, në Rrugën “5 maj”, Tiranë.

Drejtoresha Qoshi, pranon korrupsionin në komisionin e tenderit
Akoma më e veçantë është arsyeja e anulimit të tenderit. Çështja thuhet se mund të përfundojë në prokurori pasi janë zbuluar elemente të korrupsionit brenda komisionit të tenderit. Zyrtarisht mësojmë se drejtorja Liri Qoshi ka aktivizuar nenin 19, pika 4 të Ligjit mbi Prokurimet Publike (LPP).


Por çfarë thotë ligji për këtë rast? “Në rast se gjatë fazës së studimit paraprak të tregut, të përgatitjes së dokumenteve të tenderit ose në momentin e hapjes së ofertave evidentohet se një ose disa prej kandidatëve/ofertuesve ndodhen në kushtet e konfliktit të interesit me një ose disa prej zyrtarëve të caktuar për studimin e tregut/përgatitjes së dokumenteve të tenderit apo vlerësimin e kërkesave/ofertave dhe kjo situatë konflikti nuk mund të evidentohej përpara këtij momenti, atëherë titullari i autoritetit kontraktor, në varësi të dëmit që mund të jetë shkaktuar, vendos nëse duhet të zëvendësohen anëtarët e komisioneve të konstatuara në kushtet e konfliktit të interesit e të vijojë procesin apo të anulojë procedurën e prokurimit”, shkruhet në pikën 4 të nenit 19 të LPP.


Pra, drejtoresha pranon korrupsionin dhe vendos në vend “drejtësinë” për këtë tender. Shumë e bukur për tu besuar!

Për më tepër kjo është hera e dytë që tenderi anulohet. Më 21 tetor 2024 tenderi u anulua me justifikimin “Nuk është paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme në procedurat me një fazë”.

Lexo edhe:

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyri merret sërish në pyetje nga SPAK

Subashi pa akuzë/ Si e fitoi Ajola Xoxa tenderin 24 mijë € në bashkinë e Fierit, punonjëset e tradhtuan


Prokurimi u rishpall më 5 nëntor 2024 dhe tenderi u mbajt në formatin “rishpallje me njoftim fituesi” në datën 18 nëntor 2024. Në këtë procedurë morën pjesë 4 kompani. Fillimisht komisioni i Liri Qoshit i sualifikoi të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit. Për këtë fakt, tenderi u vlerësua nga Open Data Albania me “Flamurin e kuq” për riskun e korrupsionit.


Tenderi me objekt: “Sistem i ngrohjes së godinës” me Fondi Limit 10,227,591.49 lekë pa TVSH ka njohur një rivlerësim të kompanive në datën 6 janar 2025 kur është kualifikuar edhe njëra nga kompanitë, që ishte shpallur e me ofertë të pavlefshme. Në përfundim renditja e pjesëmarrësve është kjo më poshtë:


Vetëm në tenderat korruptivë mund të ndodhë që një ofertë 17 milionë lekë më e lartë se sa të tjerat të shpallet fituese. Oferta e kompanisë “Klima Teknik Tb2” shpk është 9605416 lekë, ndërsa ajo e “Sulollari klima” shpk është 7998000 lekë.

Denoncimi i tenderit në KPP
Në 20 janar 2025, njëri nga operatorët ekonomik që nuk është pajtuar me skualifikimin, është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).


Ankimi është bërë nga “Sulollari Klima” SHPK që rezulton i skualifikuar nga procedura e prokurimit me arsyet se: “Ne strukturën e kostos së preventivit të ofertës është përfshirë vlera e pajisjeve me TVSH.


KPP që e ka marrë vendimin në 13 shkurt 2025, tre ditë pas arrestimit të kryetari të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, e ka hedhur poshtë vendimin e komisionit të Qoshit. Më konkretisht u vendos anulimi dhe rishpallja e tenderit duke kualifikuar “Sulollari Klima”.

Ky vendim do të thoshte ndërrim duarsh për fondin 100 milionë lekë, prandaj drejtoresha ka ndërhyrë dhe e ka bërë nul vendimin e KPP, duke nxjerrë një vendim për të hartuar nga e para gjithçka. Në këto kushte, KPP ka reaguar sërish me një vendim të dytë që përforcon të parin.


Dy javë më vonë, më 26 shkurt 2025 është marrë ky vendim që të bllokojë hapat e tjerë të drejtoreshës Qoshi. KPP ka vendosur të mos lejojë vazhdimin me hapat e mëtejshëm të Bashkisë Tiranë me procedurën e tenderit të mësipërm./ Gijotina.com

Etiketa: drejtoreshakondicionimikppliri gjoshitenderzyra

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I pandehur për tenderin 2.3 mln euro, Jonaid Myzyri merret sërish në pyetje nga SPAK

11:31 : 29/07/2025
AKTUALITET

Subashi pa akuzë/ Si e fitoi Ajola Xoxa tenderin 24 mijë € në bashkinë e Fierit, punonjëset e tradhtuan

10:16 : 29/07/2025
AKTUALITET

Përplasjet për tenderin 9.1 mln euro e RTSH, KPP shpall fituese kompaninë e Renis Tershanës

20:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

Pranohet ankimimi, KPP anulon vendimin e Lindës së AKSHI-t për tenderin 2.26 mln euro

13:42 : 24/07/2025
AKTUALITET

“Je skraparlli i pafytyrë”/ Avokati s’i jep dosjen qytetarit, e nxjerr me forcë nga zyra!

21:50 : 23/07/2025
AKTUALITET

Dhurata e DSHQ-së/ Tender 6.2 mln € për “vilën” e Edi Ramës në Dajt

16:28 : 22/07/2025
Para

Liverpooli një hap më pranë titullit, skuadra e Slot përmbys Southamptonin

TË GJITHA

Finlanda e gatshme të njohë shtetin palestinez

08:47 : 02/08/2025

Atalanta i tha “jo” ofertës së Interit, reagim “drastik” i Lookman pas vendimit të bergamaskëve

08:37 : 02/08/2025

Sarandë/ Shoferi i dehur përplas automjetin me shtyllën elektrike

08:36 : 02/08/2025

“Ngec” rinovimi, e ardhmja e Vinicius e paqartë

08:22 : 02/08/2025

Bumi i hidhur i turizmit, si po e rrit koston e jetesës për shqiptarët

08:21 : 02/08/2025

Këmbimi valutor 2 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:13 : 02/08/2025

Broja largohet përfundimisht nga Chelsea, arrihet akordi me klubin tjetër të Premier League

08:06 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com