FSHF ka njoftuar se shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë do të hidhet të premten, më 7 mars. Kujtojmë se pjesë e tij do të jenë Partizani, Vllaznia, Dinamo dhe Egnatia.
Është bërë e ditur se sfidat e para marrin jetë më 31 mars dhe ato të kthimit më 24 prill.
Njoftimi i FSHF-së:
Federata e Futbollit do të organizojë të premten e 7 marsit hedhjen e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë 2024/2025.
Shorti do të zhvillohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” në sallën e konferencave për shtyp në ora 11:00 dhe do të jetë i hapur për mediat si edhe përfaqësuesit e katër klubeve të kualifikuar deri në këtë fazë e më konkretisht Partizani, Vllaznia, Egnatia & Dinamo City.
Nga shorti do të përcaktohen dy çiftet gjysmëfinaliste. Ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale do të luhen më datë 31 mars. Ndërsa sfidat e dyta ku do të përcaktohen edhe dy ekipet që do të shkojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohen më datë 24 prill.