• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plas në Librazhd/ Ministrja shkarkon drejtoreshën e spitalit, Qatja: Maskaradë! Si në kohën e “qoftë largut”

11:00 : 04/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka shkakrkuar nga detyra drejtoreshën e spitalit të Librazhdit, Fatbardha Qatja.

Lajmin e ka bërë me dije kjo e fundit përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se vendimi i ka ardhur në mënyrë të papritur dhe papandehur në rrugë postare mëngjesin e djeshëm (e hënë), pa i dhënë asnjë shkak apo arsye.

Qatja e konsideron këtë vendim të Koçiut një “maskaradë” si në epokën e “qoftë largut”, teksa hedh edhe akuza drejt Postës. Ajo shkruan se shkresa mban datën 28 Shkurt, por ndërkohë, i ka ardhur me “vrap” mëngjesin e djeshëm dhe sipas saj, Posta ka punuar vetëm për të në fundjavë, duke qenë se nga 3 Marsi (dita e sotme) pezullohen lëvizjet në administratë për shkak të zgjedhjeve.

Ajo e konsideron si një shkarkim nga detyra pa ekuivok dhe në shkelje të rënda, teksa shtron pyetjen se ku do i ushqejë fëmijët tani që e flakën në rrugë, pasi pretendon se gjatë ushtrimit të detyrës nuk ka marrë gjë tjetër veç rrogës. Fatbardha Qatja shkruan se ajo nuk ka qenë drejtoreshë “kapadai” që në rrugë alladhverishe, korruptive ka mbledhur “dhjamë” dhe nëse rri pa punë ka “dhjamin” për t’ u djegur.

Edhe pse nuk jep detaje konkrete, Qatja lë të kupthet se ministrja Koçiu e ka shkarkuar nga detyra, për t’ iu bërë qejfin dikujt që e ka “shkelur në kallo” me drejtësinë dhe korrektësinë e saj duke zbatuar ligjin.

Lexo edhe:

Sherr i dhunshëm mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal në Librazhd! E pëson edhe kamarierja

Greqi/ Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, dy ish-ministra rrezikojnë të merren të pandehur

Reagimi i drejtoreshës së shkarkuar Fatbardha Qatja:

Miqtë e mi! Sot pa pritur dhe papandehur më vjen një shkresë në rrugë ” postare” ku kërkohej largimi im rrufe nga puna.

As shkak, as arsye. Çudi, as një njoftim paraprak, dhe për më tepër as njoftim që do të bëhej shkarkimi.

Si në epokën e “qoftë largut”, ishte kjo maskaradë sot.

Nuk është hataja se të përkohshëm jemi madje edhe jeta jonë e përkohshme është. Po përse bëhet ky shkarkim?! Nuk dua ta besoj që digasteri ministror që unë kam punuar si institucion vartës me ta, të arrijë në këtë derexhe.

Është nënshkruar nga ministrja që më datë 28 shkurt dhe si ka mundësi që vrap e vrap, posta e solli sot më dt.3 mars, që në 8 e 30 të mëngjesit?!

A vetëm për mua paska punuar shërbimi postar në ditë pushimi?

E gjitha kjo ,meqë nga dt 3 mars, fillojnë pezullimet e lëvizjeve në administratë, posta vrap e vrap mbërriu te Spitali Librazhd.

Një heqje pa ekuivok besoj bëhet në shkeljet tejet të rënda. Dua të jem transparente,

Unë nuk jam drejtor “kapadai” që në rrugë alladhverishe, korruptive kam mbledhur “dhjamë” dhe nëse rri pa punë kam dhjamin për t’ u djegur.

Unë nga shteti im vetëm rrogën kam marrë, asgjë tjetër. Meqë më hoqët urgjent nga puna, ku do të ushqehet fëmija im?

Unë jam nënë para se të jem drejtuese apo punonjëse .Ti si shtet, ku mendon se do të jem unë nesër?! Të më flakësh në rrugë? Ky është #EKZEKUTIM.

Në emër të kujt? Dhe pse?! Pse qënkam problem ?! Pse punoj? Pse nuk korruptohem? Pse zbatoj ligjin?! Çfarë mund të pres më pas kësaj?

E gjitha për t’ iu bërë qejfi dikujt që e kam shkelur në kallo me drejtësinë time, me korrektësinë time duke zbatuar ligjin.

Përpos kësaj, mirënjohëse pafund stafit të Spitalit Librazhd& Prrenjas. E privilegjuar për 1 vit e 5 muaj, që kemi punuar dhe kemi ndarë çdo sfidë bashkë. Konsiderata për #JU meriton një status tjetër në një moment sa më të afërt.

Etiketa: detyradrejtoreshenFatbardha QatjaLibrazhdMINISTRAshkarkonspitali

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherr i dhunshëm mes 4 vëllezërve dhe 5 të tjerëve në një lokal në Librazhd! E pëson edhe kamarierja

14:12 : 10/07/2025
BOTA

Greqi/ Abuzimi me fondet e BE për bujqësinë, dy ish-ministra rrezikojnë të merren të pandehur

20:41 : 06/07/2025
AKTUALITET

PAMJET/ Aksident masiv në aksin Librazhd-Qukës, 3 të plagos, njëri në gjendje kritike

18:18 : 22/06/2025
AKTUALITET

Përplasje interesash në SPAK/ Dumani shkarkon Krajën si drejtor, ja kë emëron në vend të tij

19:37 : 19/06/2025
AKTUALITET

Kishte kultivuar 150 fidanë kanabis, arrestohet një person në Librazhd. Procedohet kryetari i fshatit

10:12 : 19/06/2025
BOTA

Robert Kennedy shkarkon të gjithë komitetin e vaksinimit në SHBA

09:42 : 10/06/2025
Para

Emri/ Me drogë në makinë dhe rrezikoi jetën e policëve, arrestohet i riu në Elbasan

TË GJITHA

Kualifikimi një formalitet, Sherif Tiraspol mund thellë Prishtinën në Europa League

21:04 : 10/07/2025

Zjarr në Kavajë/ Digjet një shtëpi dhe mbi 1000 rrënjë ullinj në Zanbisht

20:58 : 10/07/2025

Skuka shpëton Partizanin në Ligën e Konferencës, të kuqtë barazojnë në transfertën estoneze

20:50 : 10/07/2025

Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit

20:49 : 10/07/2025

VIDEO/ Skena kaotike në parlamentin e Bolivisë, deputetët përplasen fizikisht

20:47 : 10/07/2025

Kush është kompania që merr kontrollin e gjurmimit të cannabis-it mjekësor në Shqipëri/ EMRI

20:43 : 10/07/2025

Programi për emigrantët/ Britania dhe Franca bien dakord për një marrëveshje të re “shkëmbimi”

20:33 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com