• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjadri bosh, organizata italiane pushon punonjësit e qendrave të emigrantëve

14:58 : 18/02/2025
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Prej 15 shkurtit qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër kanë mbetur vetëm me disa mjekë, punonjës të pastrimit dhe sigurisë. Mediat italiane raportojnë se organizata që mori përsipër menaxhimin social të pritjeve ka vendosur të pezullojë shërbimet duke pushuar punonjësit.

“Ju informojmë se, për shkak të një sërë vendimesh gjyqësore […] dhe për shkak të pamundësisë momentale për të pranuar flukse të reja emigrantësh, jemi të detyruar të pezullojmë përkohësisht shërbimin tonë,” njoftoi kooperativa e shërbimeve shëndetësore dhe sociale Medihospes.

Kjo kooperativë, me seli në Romë, fitoi tenderin prej 134 milionë eurosh të Ministrisë së Brendshme të Italisë për të menaxhuar qendrat e pritjes sipas marrëveshjes “Rama-Meloni” për emigrantët.

Në momentin e planifikimit të operacioneve për emigrantët, MediHospes kishte shpallur thirrjet për mbi 300 punonjës në profilet: ndërmjetës kulturorë, psikologë, sociologë dhe juristë. Paralelisht kërkoheshin rreth 10 punonjës administrativë, teknik apo dhe shoferë.

Pezullimi i operacioneve ka lënë qendrën e Gjadrit bosh, ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni po shqyrton mundësi të tjera për ta vënë atë në funksion.

Lexo edhe:

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

Rama “skllav i Melonit”: Shqipëria gati të bëjë çfarë të dojë Italia!

Një nga hipotezat që po diskutohet është shndërrimi i qendrave shqiptare në qendra deportimi për emigrantët e paligjshëm, një ide që Meloni e ka prezantuar si model potencial për Bashkimin Evropian.

“Nuk do të ndalemi, nuk do ta braktisim punën në Shqipëri,” ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Kjo qasje ka hasur në kundërshti nga opozita italiane, me Francesco Boccia të Partisë Demokratike që e ka quajtur atë një “çmenduri institucionale”, ndërsa Giuseppe Conte nga Lëvizja “5 Yjet,” e ka konsideruar si dështim të qeverisë.

Përballë kësaj paqartësie, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se përgjegjësia për zhvillimet e mëtejshme i takon Italisë.

Ai e ka cilësuar Shqipërinë si një aktor pasiv në këtë marrëveshje, duke theksuar se qendrat kanë karakter ekstra-territorial dhe se çdo vendim i mëtejshëm duhet të merret nga pala italiane.

“Pyetje duhet ti drejtohet Melonit. Për ne të qenit pjesë e kësaj marrëveshje është një rol i thjeshtë. Qendrat kanë tipare ekstra territoriale. Pra gjithçka është italiane dhe duhet ta pyesni palën italiane jo ne,” ka thënë Rama në një takim qeveritar në Spanjë.

Deri më tani marrëveshja “Rama-Meloni” ka dështuar tre herë për të trajtuar emigrantë në qendrën e Gjadrit në Shqipëri si pasojë e vendimeve të Gjykatës së Apelit të Romës.

Në total, në Shëngjin janë sjellë 73 emigrantë, prej të cilëve 9 janë kthyer mbrapsht për shkak të moshës apo gjendjes shëndetësore, ndërsa 62 të tjerët nga gjykatat, 43 prej tyre u kthyen në fillim të këtij muaji vetëm pak ditë pasi ishin sjellë në Shqipëri.

Një vendim kyç për këtë çështje pritet më 25 shkurt nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, e cila po shqyrton çështjen e diskutueshme se kush mund të cilësohet shtet i sigurt dhe nëse një cilësim i tillë është i detyrueshëm për të gjitha vendet anëtare të BE-së, apo jo.

/Citizens.al

Etiketa: boshemigrantetGjadrikampilargohenmeloniPunonjësitpushohenRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

21:33 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama “skllav i Melonit”: Shqipëria gati të bëjë çfarë të dojë Italia!

16:12 : 13/11/2025
AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
Para

"Rama kapi drejtësinë"/ Meta: Tani kërkon që ‘sorosifikimin’ e vendit t’ia faturojë Veliajt

TË GJITHA

“Gilmando Dani truproja i tij”/ Blendi Gonxhe paralajmëron padi për Berishën

12:04 : 14/11/2025

Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

11:55 : 14/11/2025

Dhunuan dhe kanosën babë e bir, arrestohen dy persona që jepnin fajde në Elbasan

11:47 : 14/11/2025

FOTO/ Këta janë dy kushërinjtë që furnizonin “Alliasin” dhe “Oxhakun” me kokainë

11:41 : 14/11/2025

Kanadaja: Rusia dhe Kina po rrisin përpjekjet për spiunazh në Arktik, duhet të veprojmë

11:39 : 14/11/2025

Gjendet i vdekur çifti shqiptar në Francë, çfarë dyshohet

11:34 : 14/11/2025

Bllokohen 50 ton misër nga Serbia në Elbasan

11:26 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com