• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga janari çmimet e lëndëve ushqyese të kafshëve janë shtrenjtuar nga 24 deri 60%

10:18 : 11/02/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Prej muajit janar 2025 janë shtrenjtuar nga 24 deri në 60% çmimet e lëndëve ushqyese të kafshëve në blegtori, që hyjnë nga vendet e rajonit.

Fermerët dhe agronomët pohojnë se sivjet në tërësi është shënuar rritje e ndjeshme e lëndëve ushqyese për kafshët.

Konkretisht çmimi i misrit nga 27 lekë/kg që tregtohej më parë, aktualisht po blihet 34 lekë/kg. Rritja 26%. Çmimi i himeve nga 22 lekë/kg bëhet në 29 lekë/kg. Rritja është 24%.

Çmimi i elbit nga 25 lekë/kg bëhet në 33 lekë/kg. Rritja 32%. Ndërsa çmimi i jonxhës nga 500 lekë që tregtohej në periudhën maj-qershor, aktualisht është 700-800 lekë/dengu. Rritja varion nga 40 deri 60%.

Lexo edhe:

AgroBlend mashtron fermerët me plehrat kimikë, tregton ure të falsifikuar ose tjetërsuar

I ftohti shkatërroi frutat, fermerët e Devollit raportojnë deri në 100% dëme nga ngricat e majit

Ardit Bali agronom në Lushnjë thotë se shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve ushqyese ka rritur koston e mbajtjes së kafshëve në blegtori dhe pritet të ndikojë në reduktimin e krerëve në ferma.

“Shtrenjtimi i lëndëve ushqyese për kafshët ka rritur koston e mbajtjes së fermave. Ndërsa për shkak të shtimit të sasisë së qumështit të importit nga fabrikat përpunuese, fermerët nëse do të rrisnin çmimin e shitjes së qumështit do t’u mbetej pa shitur. për rrjedhojë shtimi i kostove për mbajtjen e bagëtive rrezikon uljen e krerëve të kafshëve veçanërisht në fermat e vogla dhe të mesme dhe rënien e prodhimit të qumështit”, pohon ai.

Lëndët e para ushqyese për kafshët që kanë pësuar rritje importohen kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut, duke prekur edhe fermerët e zonave të tjera të vendit.

Xhevair Alushi fermer në fshatin Zall-Herr të Tiranës tha se rritja e çmimeve për himet dhe jonxhën ka nisur që prej muajit janar. Zotërues i 6 krerëve lopë tha se rritja e çmimeve të lëndëve ushqyese ka shtuar koston për mbajtjen e kafshëve, ndërsa nuk parashikon të shtrenjtojë çmimin e shitjes së qumështit. Por sipas tij rritja e kostove mund të ndikojë në uljen e numrit të krerëve të lopëve.

Sipas të dhënave të INSTAT në 2023 ishin 232,54 mijë lopë. Krahasuar me 2022 numri i tyre ra 11%.

Në 2023 gjithsej numri i gjetheve në rang vendi arriti në 263 mijë. Krahasuar me 2022 numri i tyre ra 11,5%. Ndërsa numri i të imtave dele/dhi për 2023 ra me 11,7% krahasuar me 2022.

Sakaq fermerët me shtrenjtim të lëndëve të para u përballën edhe përgjatë 2022, për shkak të rritjes së çmimeve të lëndëve të para në tregjet e huaja pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Shtrenjtimi i çmimeve të lëndëve të para shtoi koston e prodhimit dhe e ktheu të paleverdishme punimin e tokës. Nga përfaqësuesit e fabrikat e përpunimit të qumështit u ngrit shqetësimi për rënie të prodhimit, i ndikuar edhe nga fenomeni i emigracionit, veçanërisht të fermerëve të vegjël që rrisnin 1 apo 2 lopë. Ndërsa numri i fermave të mëdha u rrit, por numri i tyre ishte shumë më i vogël krahasuar me fermerët e vegjël dhe nuk arrinte të ekuilibronte sasinë e qumështit të prodhuar në treg.

Për 2022 te shtimi i kostos për mbajtjen e kafshëve ndikuan edhe ndryshimet fiskale që nisën zbatimin nga 1 janari, si heqja e TVSH-së 6% të rimbursuehsme që u zëvendësuan me skemat e mbështetjes në bujqësi dhe vendosja e TVSH-së 10% te inputet bujqësore nga zero që ishin. /Monitor

Etiketa: fermerekafshelende ushqyese

Lajme të lidhura

AKTUALITET

AgroBlend mashtron fermerët me plehrat kimikë, tregton ure të falsifikuar ose tjetërsuar

16:00 : 28/05/2026
AKTUALITET

I ftohti shkatërroi frutat, fermerët e Devollit raportojnë deri në 100% dëme nga ngricat e majit

12:38 : 24/05/2026
AKTUALITET

Shtrenjtimi i naftës dhe plehrave kimikë ‘goditje’ për bujqësinë, fermerët (s)punojnë tokën!

17:12 : 20/05/2026
AKTUALITET

Tokë pa tituj të qartë, treg i hapur për kapitalin e huaj

16:26 : 19/05/2026
AKTUALITET

Krizë për qershinë, fermerët e Mallakastrës: Kostot po shkatërrojnë prodhimin

13:28 : 16/05/2026
RAJONI

Pas protestës së fermerëve, Kosova paralajmëron masa në sektorin e qumështit

13:36 : 10/05/2026
Para

DW: Zgjedhjet në Kosovë gjithëpërfshirëse e paqësore

TË GJITHA

Pas Elbasanit dhe Durrësit, ngrihet dhe Korça në protestë

18:58 : 05/06/2026

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026