• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sigurimi i përgjegjësive të ndërtuesit prek nivelin më të ulët në pesë vjet

14:00 : 07/02/2025
në AKTUALITET, EKONOMI

Produkti i sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit pësoi rënie për të tretin vit radhazi në 2024.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto në këtë produkt zbritën në vlerën e 341 milionë lekëve, në rënie me 26% krahasuar me vitin 2023.

Kjo është njëkohësisht pika më e ulët që ka prekur tregu që nga viti 2020, kur sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë së ndërtuesve u bë i zbatueshëm.

Shifrat e AMF tregojnë se edhe vitin e kaluar tregu i këtij produkti u dominua nga kompania Albsig, me 48.5% të primeve të shkruara bruto, në rritje nga niveli prej 42% i një viti më parë. Vijoi Sigal Uniqa Group Austria, me 19.4% të primeve të shkruara bruto (nga 21.9% një vit më parë), e ndjekur nga Eurosig me 16.7% (nga 18.5% një vit më parë), Atlantik me 10.8% (nga 9.3% një vit më parë) dhe Insig, me 4% (nga 7.22% një vit më parë) të vlerës së primeve të shkruara bruto.

Tre kompanitë e tjera, përfshi ato të Vienna Insurance Group, mbajnë pjesë të papërfillshme tregu dhe nuk janë shfaqur shumë të interesuara për këtë produkt. Që kur nisi ofrimi i këtij produkti, shumë prej kompanive shfaqën shqetësime për konkurrencë të pandershme, nëpërmjet përdorimit të komisioneve shumë të larta të shitjes, që çojnë në prime sigurimi neto tejet të ulëta.

Lexo edhe:

Si ndikon kërkimi i zgjatur i punës në shëndetin mendor

Cilat janë profesionet më stresuese në botë?

Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit për objektet e ndërtuara u bë efektiv në fund të vitit 2019, me qëllim mbrojtjen e blerësve në rast të defekteve apo gabimeve në ndërtimin e objektit.

Çdo transaksion shitjeje i pasurive të paluajtshme, duhet të shoqërohet edhe me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë së ndërtuesit, si pjesë e dokumentacionit të kërkuar nga Agjencia e Kadastrës për regjistrimin e kalimit të pronësisë.

Rënia e primeve nga ky sigurim mund është një sinjal se shitjet e ndërtimeve të reja kanë shfaqur sinjale ngadalësimi, pas rritjes me ritme të larta në periudhën pas pandemisë.

Një tendencë të ngjashme tregoi edhe numri i lejeve të ndërtimit. Sipas INSTAT, për 9-mujorin 2024, numri i lejeve të ndërtimit ra me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në bazë të kontratës së sigurimit për përgjegjësinë e ndërtuesit, shoqëria e sigurimit merr përsipër të dëmshpërblejë në favor të të siguruarit dëmet e ndodhura drejtpërdrejtë dhe dëmet ndaj të tretëve, të shkaktuara nga shembja tërësore ose pjesore e ndërtesës, ose kur ndërtesa paraqet rrezik të dukshëm shembjeje, ose defekte të tjera të rënda, që ndodhin si pasojë e problemeve të lidhura me tokën mbi të cilën është kryer ndërtimi, ose për shkak të një apo disa defekteve të ndërtimit. Produkti nuk ofron mbrojtje në rast të dëmtimeve të ndodhur nga fatkeqësitë natyrore dhe ku nuk mund të provohet përgjegjësia e ndërtuesit, ndaj nuk duhet kuptuar si sigurim që të mbron nga katastrofat.

Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë së paluajtshme, ndërsa tarifa vjetore e primit të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se 0.1% e limitit të përgjegjësisë. Megjithëse ligji ia ngarkon këtë sigurim si detyrim ligjor ndërtuesve, në praktikë ata ia kanë transferuar primin blerësve të pasurive të paluajtshme, duke krijuar një barrë shtesë për ta./ Monitor.al

Etiketa: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiarendertuesipergjegjesipunesiguria

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Si ndikon kërkimi i zgjatur i punës në shëndetin mendor

18:40 : 02/06/2026
NDRYSHE

Cilat janë profesionet më stresuese në botë?

16:47 : 24/05/2026
AKTUALITET

Largimet e paligjshme nga puna në administratë po i kushtojnë shtetit paga për 134 gjyqfitues

15:38 : 01/05/2026
BOTA

Kina do ndalojë shitjen e dronëve për arsye sigurie

18:02 : 30/04/2026
AKTUALITET

Tabaku ngre alarmin: Shqipëria e fundit në rajon për produktivitetin e punës

17:02 : 27/04/2026
AKTUALITET

Të huajt rezidentë në Durrës kanë një marrëdhënie të vështirë me shqipen

09:57 : 19/04/2026
Para

Inceneratori i Tiranë/ SPAK jep pretencën për 8 të pandehur, kërkon 4 vite burg për Lefter Kokën

TË GJITHA

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom