• Kontakt
Thursday, August 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump vendos sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

08:28 : 07/02/2025
në BOTA

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke vendosur sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), lidhur me hetimet ndaj Izraelit, aleatit të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.

As SHBA-ja e as Izraeli nuk janë anëtarë apo nuk e njohin gjykatën, e cila ka lëshuar fletarrestime për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, për krimet e pretenduara të luftës lidhur me përgjigjen ushtarake të shtetit të tij në Gazë, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin në tetor të vitit 2023.

Si pasojë e sulmit të Hamasit u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen, afër 250 të tjerë. Ndërkaq, dhjetëra mijëra palestinezë u vranë gjatë fushatës ushtarake izraelite.

Urdhri i nënshkruar nga Trumpi e akuzon GJNP-në se po përfshihet në “veprime të paligjshme dhe pa bazë që shënjestrojnë Amerikën dhe aleatin tonë të ngushtë Izraelin” dhe për abuzim të pushtetit duke lëshuar “fletarrestime të pabaza” kundër Netanyahut dhe ish-ministrit të tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

“GJNP-ja nuk ka juridiksion mbi Shtetet e Bashkuara e as Izraelin”, thuhet në urdhër, ku shtohet se gjykata ka vendosur një “precedent të rrezikshme” me veprimet e saj kundër këtyre dy shteteve.

Lexo edhe:

SHBA-ja sanksionon gjyqtarë e prokurorë të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

Nënshkrimi i urdhrit ekzekutiv nga presidenti Trump më 6 shkurt ndodhi teksa Netanyahu po vizitonte Uashingtonin. Ai u takua me Trumpin të martën në Shtëpinë e Bardhë dhe të enjten zhvilloi takime me ligjvënësit në Kongresin amerikan.

Në urdhër thuhet se SHBA-ja do të vendosë “pasoja të prekshme dhe të rëndësishme” ndaj atyre që janë përgjegjës për shkeljet në GJNP. Veprimet mund të përfshijnë bllokime të pronës dhe aseteve dhe ndalimin e hyrjes në SHBA për zyrtarët e GJNP-së, punonjësit dhe të afërmit e tyre.

As Izraeli dhe as SHBA-ja nuk janë në mesin e 124 shteteve anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Një ligj i vitit 2002 autorizonte Pentagonin që të çlironte çdo amerikan apo aleat të SHBA-së që do të mbahej nga gjykata. Më 2020, Trump sanksionoi kryeprokuroren e atëhershme në GJNP, Fatou Bensouda, lidhur me vendimin e saj për të hapur një hetim lidhur me krimet e mundshme të luftës të kryera nga të gjitha palët, përfshirë nga SHBA-ja, në Afganistan.

Megjithatë, sanksionet u hoqën gjatë mandatit të presidentit Joe Biden, dhe SHBA-ja nisi të bashkëpunonte me Gjykatën, veçmas pasi kryeprokurori i ri Karim Khan, më 2023 akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, për krime lufte në Ukrainë.

Ndërkaq, sa i përket fletarrestimeve të lëshuara ndaj Netanyahut dhe zyrtarëve të tjerë Izraelitë, Binden i kishte cilësuar si të turpshme, ndërkaq këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Trump, Mike Waltz, e ka akuzuar gjykatën për njëanshmëri./ REL

Etiketa: Gjykata Ndërkombëtare PenalesanksioneTrump

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA-ja sanksionon gjyqtarë e prokurorë të tjerë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

20:33 : 20/08/2025
BOTA

Trump: Nëse e ndal luftën Rusi-Ukrainë, do të shkoj në parajsë

22:53 : 19/08/2025
BOTA

“Është lodhur”/ Trump: Putini mund të mos dojë të bëjë marrëveshje për Ukrainën

16:18 : 19/08/2025
BOTA

Trump dhe Zelensky përfundojnë takimin, nis diskutimi me liderët evropianë

21:10 : 18/08/2025
BOTA

Trump: Lufta Rusi-Ukrainë mund të mbarojë me një takim trepalësh me Zelenskyn dhe Putin

20:05 : 18/08/2025
BOTA

Takimi historik në Uashington, Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

19:30 : 18/08/2025
Para

Misioni i ri i NATO-s: "Roja e Baltikut"

TË GJITHA

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

20:58 : 21/08/2025
Foto ilustruese

2025 viti më i keq! Zjarret shkatërrojnë mbi 10 milionë hektarë në Evropë

20:49 : 21/08/2025

Kaluan vijën kufitare në mënyrë të paligjshme, bllokohet skafi me 7 persona në Tushemisht

20:34 : 21/08/2025

Në kërkim dhe me masë sigurie nga Gjykata për vjedhje, kapet në Fier 28-vjeçari/ EMRI

20:26 : 21/08/2025

Zjarri në Libofshë të Fierit/ Flakët djegin oborrin, rrezikohet edhe banesa

20:03 : 21/08/2025

Arlinda Pogaj qeras me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

19:56 : 21/08/2025

“Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me një IA të korruptuar”

19:37 : 21/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com