• Kontakt
Tuesday, September 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza e VOA-s: Rruga drejt paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, e paqartë edhe nën administratën Trump

18:34 : 02/02/2025
në BOTA

Forcat ruse po vazhdojnë të sulmojnë Ukrainën edhe pse administrata e Presidentit Donald Trump po punon për t’i ulur palët në tryezën e bisedimeve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Cherneff, Kievi është gati për këtë gjë, por analistët shohin pak prova se Moska është e përgatitur për t’i dhënë fund luftës.

Pasi Presidenti Donald Trump mori detyrën më 20 janar, Vladimir Putin e uroi atë menjëherë. Shumë e panë këtë si një dritare mundësie për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Por ndërsa forcat ruse vazhdojnë sulmin, Presidenti Vladimir Putin po akuzon ukrainasit se janë ata që nuk duan të negociojnë. Zoti Putin ka vënë gjithashtu në pikëpyetje nëse udhëheqësi i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, gëzon autoritetin ligjor për të nënshkruar një marrëveshje paqeje.

“Është e mundur të negociohet me këdo, por për shkak se Zelensky ka një status të paligjshem nuk ka të drejtë të nënshkruajë asgjë”.

Mandati i Presidentit Zelenskyy përfundoi zyrtarisht vitin e kaluar, por ai ka vazhduar të qëndrojë në detyrë, bazuar në ligjin ushtarak që u shpall pas sulmit rus në shkallë të gjerë.

Lexo edhe:

Aksident tragjik në Has, humb jetën drejtuesi i mjetit

SHBA: BE-ja duhet të ndalojë blerjet e naftës dhe gazit rus

Zoti Putin pretendon se kjo e bën zotin Zelenskyy një president të paligjshëm, një akuzë e refuzuar nga udhëheqësit në Ukrainë e të tjerë, që e shohin atë si një përpjekje të presidentit rus për të shmangur negociatat për paqe.

Analistët thonë se zoti Putini nuk ka asnjë nxitim për të negociuar dhe kjo për disa arsye.

“Një nga arsyet kryesore është se Rusia po vazhdon të përparojë në fushën e betejës dhe mendoj se Putini dhe gjeneralët e tij e dinë se kjo gjë do të jetë në dobi të tyre”, thotë Ransom Miller, një ekspert në Institutin për Çështjet Globale.

Presidenti Trump ka sinjalizuar se është më pak i gatshëm të paguajë për mbrojtjen e Ukrainës sesa paraardhësi i tij, Joe Biden.

Udhëheqësit si në Uashington ashtu edhe në Moskë, duken të gatshëm të komunikojnë pas thirrjes që Presidenti Trump bëri për t’i dhënë fund luftës brenda 100 ditëve të para të presidencës së tij.

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se është gati të caktojë negociatorët për të filluar punën.

Me numrin e viktimave që arrin në disa qindra mijëra dhe një ekonomi që po vuan për shkak të sanksioneve, shumë rusë duan që lufta të përfundojë.

Kremlini nuk është tërhequr nga qëndrimi i tij se Ukraina nuk duhet të anëtarësohet në NATO.

“Gjëja kryesore për Moskën është që Ukraina të mos pranohet në asnjë mënyrë nga NATO e të mos marrë mbështetje ushtarake nga Perëndimi”, thotë Anton Barbashin i organizatës ‘Riddle Russia’ – një bën bashkë një grup ekspertësh të pavarur mbi çështjet ruse.

Në Moskë pritshmëritë e banorëve atje për një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara janë të përziera.

Zëri i Amerikës i ka fshehur identitetet e tyre për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë e tyre në kushtet kur Rusia godet ata që flasin për mediat perëndimore.

“Gjithçka varet nga presidenti ynë, por nuk jam i sigurt nëse vendimet e tij do të jenë ato të duhurat”, thotë ky i ri, që punon në fushën e teknologjisë së informacionit.

“Shpresojmë që tani, të paktën politikisht, gjithçka do të përmirësohet”, thotë ky ish-shofer transporti.

Presidenti Trump ka kërcënuar se do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Moska nuk i jep fund asaj që udhëheqësi amerikan e ka cilësuar si një luftë qesharake.

Por ajo që mbetet e paqartë është se si dhe nga ku mund të fillojë procesi për t’i dhënë fund luftës./VOA

Etiketa: e paqarteLuftapaqePutinrrugaRusiatrumukraina

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident tragjik në Has, humb jetën drejtuesi i mjetit

21:03 : 08/09/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

SHBA: BE-ja duhet të ndalojë blerjet e naftës dhe gazit rus

19:22 : 08/09/2025
BOTA

Medvedev: Finlanda po përgatitet për luf*ë me Rusinë

18:44 : 08/09/2025
BOTA

Rusia tërhiqet nga Konventa Evropiane kundër torturës

15:40 : 08/09/2025
BOTA

I dërguari amerikan në Kiev: Moska nuk dëshiron t’i japë fund luf*ës në Ukrainë

19:52 : 07/09/2025
BOTA

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

15:29 : 07/09/2025
Para

Sulmi në Malësi të Madhe/ Njëri prej autorëve është nipi i "Kumbarit" të Shkodrës

TË GJITHA

Këmbimi valutor/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore sot

08:24 : 09/09/2025

I mbijetoi atentatit në Shkodër, flet nga spitali Erogen Brajoviç: Nuk kam lidhje me krimin

08:17 : 09/09/2025

Temperaturat arrijnë deri në 34 gradë, moti për sot

08:06 : 09/09/2025

Horoskopi ditor, e hënë 9 shtator 2025

22:59 : 08/09/2025

Kosova mposht Suedinë dhe kthehet në garë për kualifikimin në Botëror

22:52 : 08/09/2025

‘PD hyn e bashkuar në parlament’/ Këlliçi: Kryesia do vendosë çfarë do të ndodhë me mandatet

22:45 : 08/09/2025

Lala tregon detaje se si u arrestua Ragip Gila në vitin 2023: Kunata lajmëroi policinë

22:45 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com