Blegtoria është përfshirë në një krizë të thellë.
Sot në Shqipëri ka më pak bagëti dhe më pak fermerë të interesuar për mbarështimin e tyre.
Sipas të dhënave, numri i bagëtive ka shënuar ulje me mbi 11% në secilën kategori, si gjedhë, dhi, dele. Rënia e popullsisë në fshat dhe mungesa e produktivitetit të fermave, pas heqjes edhe të subvencioneve të qeverisë ka çuar në rënie të numrit të bagëtive.
Më pak bagëti në fshat ka sjellë si pasojë më pak mish dhe nënprodukte në treg.
Sot nevojat e konsumatorëve shqiptarë po plotësohen me mish importi. Gjatë vitit 2024 u importuan 84 milionë euro mish, me rritje 7 milionë euro ose 9.1% kundrejt një viti më parë.
Por nga po vjen mishi i importit që ne konsumojmë sot?
Rezulton se më shumë se 1/3 e mishit gjatë vitit që sapo u mbyll erdhi nga Brazili. Pason Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia dhe Paraguaji./ A2 CNN