• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

I virgjër 37 vjeç

15:08 : 10/05/2018
në NDRYSHE

Fraza “Beqar i pavullnetshëm” ka rastisur të mishërohet tek Joseph, tanimë 60 vjeçar dhe  ve’, i cili nuk ka patur marrëdhënie seksuale deri në moshën 37 vjeçare, dhe kjo jo për zgjedhje të tij. Historinë e tij e ndan me BBC:

Marrëdhëniet seksuale dhe ato intime nuk zhivlloheshin tek unë, ndaj mbeta i virgjër deri në moshën 37 vjeç. Nuk e kam idenë se sa e pazakontë mund të jetë kjo, por unë ndihesha i turpëruar dhe si i “dënuar”.

Kam qenë një person tmerrësish i turpshëm dhe ankthioz, por jo i izoluar. Gjithnjë kam patur miq, por nuk kam qenë i aftë t’i çoja këto lidhje në raport më intim.

Isha gjithnjë i rrethuar nga gratë dhe vajzat, që në shkollë, por kurrë nuk ndërmora “atë hapin” që një njeri normal do të merrte.

Kur vajta në universitet, profili im ishte formuar tanimë: të mos kisha lidhje intime.

Lexo edhe:

Empoli zyrtarizon trajnerin e ri

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

Kjo më bënte të mos kisha vlerësim për veten dhe të mos ndihesha tërheqës për të tjerët.

Kurrë nuk fola për këtë me miqtë e mi dhe ata kurrë nuk më pyetën. Por, edhe sikur të më pyesnin do përpiqesha të mbrohesha, për të qenë i sinqertë, pasi ndihesha i turpëruar.

Shumë nga shokët e mi kishin të dashura. Unë i shihja kur nisnin lidhjet e tyre e më pas, kur martoheshin. Kjo ma gërryente fare vetvlerësimin.

Isha i vetmuar dhe në depresion, edhe pse nuk e kuptoja mirëfilli këtë. Kishte të bënte me faktin që nuk kisha kryer kurrë marrëdhënie, por edhe me mungesën e intimitetit.

Kthej kokën nga e shkuara tani dhe shoh që për 15 apo 20 vjet nuk më kishte prekur asnjë qënie njerëzore, përveç familjarëve të mi.

Ndaj, nuk ka të bëjë vetëm me seksin, por me kontaktet intime në përgjithësi.

Nëse shihja dikë që më pëlqente, nuk ndjeja eksitim apo kënaqësi. Në vend të kësaj ndjeja ankth dhe depresion. Kisha një lloj ndjenje se isha i pashpresë, ndaj nuk më jepte gëzim.

Shpesh më qëllonte të bëhesha shok me vajzat që më pëlqenin. Jam i sigurtë se shumë prej tyre nuk e kanë ditur kurrë që ushqeja ndjenja romantike për to.

Asokohe isha i sigurtë që ato nuk do më pëlqenin. Ndërsa tani, thjesht…nuk e di. Nuk mendoj se isha tërheqës.

Asnjëherë një grua nuk më kërkoi të dilnim, kjo do të kishte qenë diçka shumë e bukur. Mbase për kohën një gjë e tillë ishte e pa konceptueshme.

Unë u bëra klinikisht depresant në mes të 30-tave dhe nisa të shkoja tek psikologu, të merrja antidepresant dhe të zhvilloja konsultime.

Më pas nisën ndryshimet

Fillimisht nisa të rrisja vetbesimin, falë seancave këshillimore.

Së dyti, mendoj se antidepresantët që merrja mund të kenë luajtur rolin e tyre, mendoj se luajnë rolin e “anti turpit”.

Për më tepër, mendoj se u rrita pak.

I kërkova dikujt të dilnim bashkë dhe kjo çoi në një lidhje të shkurtër.

Mbaj mend se isha shumë nervoz dhe në ankth takimin e parë, por ndjeja se më pëlqente një gjë e tillë, më pas i kërkova sërish të dilnim dhe gjërat morën zhvillim.

Vetëm pak javë pas takimit të parë, ne kryem marrëdhënie intime fizikisht, kështu unë zbulova që ishte diçka e kënaqshme. Ka njerëz që thonë se hera e parë nuk është gjë, por për mua ishte shumë e mirë.

Nuk i thashë asaj se isha i virgjër, por nëse do më pyeste, do tregohesha i sinqertë.

Pas 18 muajsh njoha gruan time, në punë. Menjëherë e vura re. Ajo ishte shumë e bukur, me sy të bukur, të mëdhenj, një pamje “ëndrrash”.

Nuk i kërkova menjëherë të dilnim, por nisëm të bëheshim miq fillimisht. Ajo më pas u bë “mblesi i ne të dyve”.

Takimi ynë i parë ishte për 40 vjetorin e ditëlindjes sime dhe ne u martuam 18 muaj më pas ne u martuam.

Ne ishim të martuar për 17 vjet. Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë afërsisht tre  vjet më parë dhe kjo ishte dramatike për mua.

Gjithnjë e kam ndjerë se u takuam vonë dhe se e humba shumë herët, por sërish kam dyshimet e mia që asaj nuk do i dukesha aq tërheqës po të më njihte të ri.

Kthej sytë pas nga rinia ime me një sens pendese. Është si të shohësh një boshllëk. Duket sikur është një sfond bosh kujtimesh.

Lajme të lidhura

SPORT

Empoli zyrtarizon trajnerin e ri

18:27 : 16/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025
AKTUALITET

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025
SPORT

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025
AKTUALITET

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025
BOTA

VIDEO/ Izraeli bombardon televizionin iranian, spikerja braktis transmetimin live

17:45 : 16/06/2025
Para

Emri/ Arrestohet ndërtuesi i fuqishëm në Tiranë

TË GJITHA

Empoli zyrtarizon trajnerin e ri

18:27 : 16/06/2025

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025

VIDEO/ Izraeli bombardon televizionin iranian, spikerja braktis transmetimin live

17:45 : 16/06/2025

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

17:45 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com