• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza/ Donald J. Trump, një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

22:26 : 20/01/2025
në BOTA

Donald Trump bëri sot betimin si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ky moment shënon një rikthim historik në pushtet të njeriut që në pak më shumë se nëntë vite riformësoi Partinë Republikane, në një vend ku ndasitë politike janë gjithnjë e më të dukshme.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Tina Trinh i hedh një vështrim rrugëtimit politik të Trump dhe rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump thotë se u rizgjodh pas një mbështetjeje “të paparë dhe të fuqishme” të votuesve amerikanë.

Dua të falënderoj popullin amerikan për nderin e jashtëzakonshëm duke më zgjedhur si presidentin e 47-të dhe të 45-të. Do të luftoj për çdo qytetar, familjet dhe të ardhmen tuaj. Çdo ditë do të luftoj për ju. Në çdo frymëmarrje, nuk do të pushoj derisa ta bëjmë Amerikën të fortë, të sigurt dhe të begatë, ashtu siç e meritojnë fëmijët tanë dhe ju”, tha Trump.

Njohësit thonë se rikthimi i Trump në pushtet është rezultat i vendosmërisë së tij për të triumfuar.

Lexo edhe:

“Pres me padurim të takoj Papa Leonin XIV”, Trump: Të befasuar, por të lumtur!

Samiti i NATO-s në Hagë, urdhri brenda BE: Mos e zemëroni Trump-in

“Mendoj se ai është dikush që ka besim të jashtëzakonshëm në intuitën e tij”, thotë gazetari Russ Buettner.

Ai dhe Susanne Craig janë gazetarë investigativë të gazetës ‘New York Times’ dhe bashkëautorë të librit “Lucky Loser”,” Humbësi me Fat”, një vlerësim kritik mbi portretizimin që Trump i ka bërë vetes si miliarder që u bë i suksesshëm falë punës së tij.

“Që nga fillimi i viteve ‘80 ai nuk u ka besuar njerëzve që janë ekspertë të fushës në pothuajse asgjë. Ai gjithmonë do t’i anashkalojë ata, për t’i bërë gjërat ashtu siç do ai”, thotë Buettner.

Shkronjat e mëdha prej ari të emrit të tij në kullat Trump, janë një shfaqje e ambicieve dhe reklamimit të vetvetes.

“Pasuria e tij ishte 200 milionë dollarë kur po fliste në një intervistë për ‘New York Times’ dhe ajo u rrit në një miliard dollarë kur po fliste për emisionin ‘60 minuta’ një dekadë më vonë”, thotë gazetarja Susanne Craig.

Trump arriti të tërheq vëmendjen duke e portretizuar veten si një person që sjell rezultate. Përmes emrit të tij ai fitoi miliona.

Por pas suksesit të tij qëndronin problemet. Kompanitë e tij shpallën falimentimin gjashtë herë. Kazinotë e tij dolën me humbje para dhe u mbyllën.

Trump arriti t’i kompensojë humbjet me programin e tij televiziv “The Apprentice”, një projekt që e çoi atë drejt rolit më të madh deri tani.

“Zonja dhe zotërinj, unë po kandidoj zyrtarisht për president të Shteteve të Bashkuara dhe ne do ta bëjmë vendin tonë madhështor sërish”, tha ai më 16 qershor 2015.

Pa keqardhje dhe pa filtra, Trump ishte një kandidat polarizues dhe nacionalist.

“Kur Meksika dërgon njerëz, nuk dërgon më të mirët që ka. Ata po sjellin drogë, krim, ata janë përdhunues, ndërsa disa supozoj se janë njerëz të mirë”, tha ai.

Si president, Trump emëroi tre anëtarë të Gjykatës së Lartë që ndihmuan në sfuqizimin e ligjit të së drejtës për abort.

Në fillim të vitit 2020, pandemia COVID-19 vuri në provë Trump. Ai përshpejtoi zhvillimin e vaksinave të domosdoshme për të shpëtuar jetët e njerëzve. Por, ai gjithashtu dha përshtypjen se u sugjeroi shkencëtarëve që të studionin injektimin e klorit për të vrarë virusin.

Me mbi 9 milionë amerikanë të infektuar dhe mbi 230 mijë të vdekur, nëntorin e atij viti votuesit zgjodhën Joe Bidenin si presidentin e tyre të ardhshëm.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Trump u përball me padi të shumta penale dhe është ish presidenti i parë që është dënuar për një vepër penale.

Trump i ka cilësuar proceset kundër tij, si një gjueti politike shtrigash. Sidoqoftë, ai kurrë nuk ka qenë më popullor. Trump i mbijetoi dy atentate vitin e kaluar, gjë që forcoi lidhjen e tij me mbështetësit.

“Zoti ka një plan për Trumpin. Ai shpëtoi për disa qëllime dhe arsye. Shpresojmë se do të bëhet presidenti i 47-të”, tha para zgjedhjeve Pam Smith, mbështetëse e Trump.

Politika amerikane ka ndryshuar me hyrjen në skenë të Donald Trumpit. Bashkëautori i librit “Arti i Rikthimit”, po nis mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë në një nga rikthimet më të mëdha në historinë amerikane./ VOA

Etiketa: analiza voaShtepia e BardheTrump

Lajme të lidhura

BOTA

“Pres me padurim të takoj Papa Leonin XIV”, Trump: Të befasuar, por të lumtur!

22:08 : 08/05/2025
BOTA

Samiti i NATO-s në Hagë, urdhri brenda BE: Mos e zemëroni Trump-in

17:02 : 08/05/2025
AKTUALITET

“DASH nuk më ka njoftuar ende”/ Berisha për “lejen” drejt SHBA: Falenderoj Donald Trump!

14:37 : 08/05/2025
BOTA

Merz kundër Donald Trump: Mos ndërhyni në politikën e brendshme të Gjermanisë

15:43 : 07/05/2025
BOTA

Joe Biden: Trump po e qetëson Putinin me presion ndaj Ukrainës

08:37 : 07/05/2025
BOTA

Trump shpall armëpushimin me grupin Houthi! Rebelët jemenas: Sulmet kundër Izraelit do të vazhdojnë

21:52 : 06/05/2025
Para

DOGE goditet nga padi të shumta menjëherë pasi Trump bën betimin

TË GJITHA

Liberation Day

15:37 : 09/05/2025

Zyrtare/ Xabi Alonso largohet nga Leverkusen, trajneri pritet të firmosë me Realin

15:32 : 09/05/2025

“Kosova nuk është e përgatitur”, Oda Amerikane kërkon shtyrjen e liberalizimit të energjisë

15:29 : 09/05/2025

12 vite që ia “merr shpirtin” shqiptarëve, Rama tregohet “zemërgjerë” 2 ditë para zgjedhjeve: Falen gjobat!

15:13 : 09/05/2025

Rama ia mori të gjitha, Veliaj nga qelia: Vota për Saliun është kthim pas

15:09 : 09/05/2025

Artan Hoxha: Një person u mor peng për konflikt politik! SPAK dështoi, ka video…

15:00 : 09/05/2025

5 pasaportat më të ‘paprekshme’

14:53 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com