• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështimi i impiantit të Shkumbinit, mbetjet vijojnë të vërshojnë në grykëderdhje

18:28 : 17/01/2025
në AKTUALITET, KRYESORE

Në maj të vitit 2017, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, sot i dënuar me 6.9 vite burg për korrupsion e pastrim parashë, përuroi impiantin e pastrimit të grykëderdhjes së lumit Shkumbin. Kjo grykëderdhje, pranë fshatit Vilë Bashtovë në Rrogozhinë është e njohur si një nga më problematiket në vend, duke sjellë prurje mbeturinash drejt plazhit të Vilë Bashtovës dhe Spillesë.

“Ky është një investim në grykëderdhjen e Shkumbinit, është një nga lumenjtë që ka pasur dhe vazhdon të ketë problematikë, është një nga lumenjtë që krijon ndotjen më të madhe detare,” u shpreh asokohe ish-ministri Koka.

Ndërsa vijoi më tej se ky “investim i përkryer” disiplinon mbetjet e ngurta, ato plastike dhe vajrat, duke njoftuar se puna ka filluar edhe për rehabilitimin e grykëderdhjes së Ishmit.

Sot, ajo çfarë ka mbetur nga impianti i pastrimit pranë grykëderdhjes së Lumit Shkumbin janë vetëm disa mbetje të copëtuara, të cilat nuk bien në sy pasi janë mbuluar nga bimësia e zonës.

Ajo çfarë ka mbetur nga impiani Foto: Fatjon Biba

Lexo edhe:

Tymi mbulon zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave buzë lumit Shkumbin

Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar, alarm për shëndetin publik (VIDEO)

Impianti, si një përpjekje e vetme për të adresuar ndotjen e lumit Shkumbin nuk arriti të plotësojë as vitin, pasi u shkatërrua nga rrjedha e lumit.

Impianti bashkë me rikualifikimin e vijës bregdetare kushtoi rreth 1 milion dollarë, ndërsa fituese e tenderit ishte kompania “Integrated Technology Services” (ITS sh.p.k).

Shkatërrimi që në vitin e parë të barrierës dhe marrjen nga lumi të 1 milion dollarëve e ktheu shumë shpejt situatën në gjendjen e mëparshme. Pas gati tetë vitesh, sot ende nuk ka një projekt serioz për ti dhënë zgjidhje situatës alarmante të ndotjes.


Citizens.al iu drejtua me një kërkesë për informacion bashkisë Rrogozhinë dhe Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, duke kërkuar detaje mbi menaxhimin e mbetjeve, situatën aktuale të ndotjes dhe projektet për zgjidhjen e saj. Mirëpo, institucionet refuzuan të përgjigjen.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT) në vitin 2022 sasia e mbetjeve urbane të menaxhuara është 820,322 tonë, ndërsa 10,8% e popullsisë në Shqipëri nuk mbulohet me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane.


Në vitin 2023 sipas INSTAT u menaxhuan 844,157 tonë mbetje urbane, duke shënuar një rritje prej 0,03% krahasuar me një vit më parë.


Sipas ekspertëve të mjedisit duhet të ketë veprime të menjëhershme për të identifikuar burimet e ndotjes dhe se situata e ndotjes mund të zgjidhet pa shumë kosto.

“Nga studimi dhe analiza që kam zhvilluar për pastrimin e lumit Ishëm, i cili ka ngjashmëri në strukturë dhe ndotje me lumin Shkumbin, kam arritur në përfundimin se nuk është e domosdoshme të investohet në vlera të larta për impiante pastrimi apo prita. Situata mund të zgjidhet më thjeshtë, duke identifikuar burimet kryesore të ndotjes, sikurse depozitimet e mbetjeve urbane,” u shpreh Lulzim Bauman, i angazhuar në çështjet mjedisore dhe ndotjen e lumenjve në Shqipëri.

Sipas Bauman, situata kërkon jo domosdoshmërish investime të mëdha, por angazhim dhe seriozitet nga institucionet për të siguruar zgjidhje.

“Kjo duhet të shoqërohet me fushata ndërgjegjësimi dhe, nëse është e nevojshme, me masa ndëshkuese kundër ndotësve,”- shprehet Bauman.

Ai thekson se ndotja e lumenjve ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme, duke përmendur si shembull përdorimin e ujërave të ndotura për bujqësi.

“Një shembull konkret është konsumimi i produkteve bujqësore, të cilat ujiten me ujërat e ndotur të këtyre lumenjve ose prodhohen në afërsi të tyre. Kjo e kthen ndotjen e lumenjve në një kërcënim serioz për shëndetin publik,” -përfundon Bauman.

Ndotja e Lumit Shkumbin, si dhe e lumenjve të tjerë në vend, është një problem madhor që kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe serioze nga të gjitha nivelet e qeverisjes. Dështimi i impiantit të pastrimit në grykëderdhjen e Lumit Shkumbin është një pasqyrë e qartë e mangësive në menaxhimin e projekteve mjedisore dhe dëshmon për nevojën e një reforme të thellë në këtë fushë.

Për të shpëtuar këtë pasuri natyrore, kërkohet një angazhim i përbashkët dhe një koordinim më i mirë midis institucioneve lokale dhe qendrore, për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe mjedisin në Shqipëri./ Fatjon Biba Citizens.al

Etiketa: bashkia rrogozhineimpiantilumi shkumbinmbetjembeturinandodhtjandotjerrogozhineshkumbin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tymi mbulon zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave buzë lumit Shkumbin

21:04 : 31/05/2026
AKTUALITET

Skandal në Tiranë/ Mbetje kafshësh dhe kocka të hedhura në trotuar, alarm për shëndetin publik (VIDEO)

16:58 : 29/05/2026
AKTUALITET

Shijaku i Elton Arbanës kthehet në landfill mbeturinash, rruga bëhet e pakalueshme

11:38 : 27/05/2026
AKTUALITET

‘Porto Romano’ helmon qytetarët, pluhuri i zi kancerogjen pushton banesat

21:33 : 22/05/2026
AKTUALITET

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike

12:19 : 18/05/2026
AKTUALITET

Ndoti lumin në Francë, arrestohet shqiptari

16:57 : 13/05/2026
Para

Itali/ Shqiptari kapet me kokainë të fshehur në të brendshme, e "tradhtoi" nervozizmi

TË GJITHA

Kryeministri, Edi Rama, gjate nje seance parlamentare ku eshte debatuar ne lidhje me ligjin e importit te mbetjeve./r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama smiles during a parliamentary session where is discussed about the solid waste import law.

‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

18:26 : 04/06/2026

Nesër Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm edhe Rama/ Axhenda

18:19 : 04/06/2026

Zvërneci/ Dita e pestë e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

18:12 : 04/06/2026

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati: Vipat e përfshirë rrezikojnë deri në 15 vite burg

18:04 : 04/06/2026

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetcasibomholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom