• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Netanjahu: S’e pranojmë armëpushimin derisa Hamas të heqë dorë nga kërkesat e reja

11:49 : 16/01/2025
në BOTA

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të enjten se një “krizë e momentit të fundit” me Hamasin është duke e vonuar miratimin e një marrëveshjeje të shumëpritur për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve.

Ndërkohë, bombardimet izraelite i kanë vrarë dhjetëra njerëz të enjten në Gazën e rrënuar nga lufta.

Zyra e Netanyahut tha se kabineti nuk do të takohet për ta miratuar marrëveshjen derisa Hamasi të tërhiqet, pasi e akuzoi grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE se po shkel pjesë të marrëveshjes në përpjekje për të fituar më shumë koncesione.

Izzat al-Rashq – zyrtar i lartë i Hamasit, tha se grupi militant është “i përkushtuar ndaj marrëveshjes për armëpushim, e cila u bë e ditur nga ndërmjetësit”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ndërmjetësi kryesor, Katari, njoftuan të mërkurën për arritjen e marrëveshjes, e cila parasheh lirimin e dhjetëra pengjeve izraelite në Gazë dhe ndaljen e luftës 15-mujore, që ka trazuar Lindjen e Mesme dhe ka nxitur protesta në gjithë botën.

Lexo edhe:

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

Analizë: Netanyahu largohet nga Uashingtoni pa një armëpushim në Gaza, pikërisht siç dëshironte

Më herët, zyra e Netanyahut e akuzoi Hamasin se u tërhoq nga një mirëkuptim i mëparshëm që do t’i mundësonte Izraelit të vendoste se cilët të burgosur të dënuar për vrasje mund të liroheshin në këmbim të pengjeve.

Netanyahu është përballur me trysni të madhe brenda vendit për t’i kthyer në shtëpi dhjetëra pengje që po mbahen në Gazë, por partnerët e ekstremit të djathtë në koalicionin e tij kanë kërcënuar se do ta rrëzojnë qeverinë e tij, nëse ai bën shumë lëshime.

Ndërkohë, bombardimet izraelite gjatë ditës së fundit kanë vrarë së paku 48 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Rreth gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë, tha për Associated Press Zaher al-Wahedi, kryetar i departamentit për regjistrim në këtë Ministri.

Etiketa: netanjahu

Lajme të lidhura

BOTA

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025
BOTA

Analizë: Netanyahu largohet nga Uashingtoni pa një armëpushim në Gaza, pikërisht siç dëshironte

14:36 : 11/07/2025
BOTA

Analiza: Pavarësisht se ç’thotë Netanyahu, lufta Izrael-Iran e çoi Arabinë Saudite larg normalizimit

17:13 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Trump ishte kundër sulmit”, Demiraj: Futja e SHBA-së në luftë, objektivi i jetës së Netanyahut

20:13 : 20/06/2025
BOTA

Netanjahu “sulmon” Starmer, Macronin dhe Carney: Jeni në anën e gabuar të historisë

21:06 : 22/05/2025
BOTA

Netanyahu: Zhvendosja e palestinezëve nga Gaza, kusht për t’i dhënë fund luftës

21:52 : 21/05/2025
Para

U gjet i pajetë në tualetet e konviktit, Policia: I riu mori mbidozë ilaçesh, vuante nga depresioni/ EMRI

TË GJITHA

“Për një B, fjala Balla bëhet Palla”/ Ministri nuk ia kursen ndjekësit: A e ke pa sa e kishte… (FOTO)

13:22 : 02/09/2025

Pjesëtarë të grupit të kokainës, arrestohen dy shqiptarët në Itali

13:21 : 02/09/2025

Në kërkim nga Gjermania/ Serbi arrestohet në Morinë, po tentonte të hynte në Shqipëri

13:01 : 02/09/2025

Çmimi i arit shënon rekord të ri historik

12:53 : 02/09/2025

Nënshkruhet marrëveshja për gazin Kinë-Rusi, Moska do rikuperojë humbjet që pësoi nga sanksionet

12:47 : 02/09/2025

Tërmeti në Afganistan, mbi 1400 të vdekur

12:40 : 02/09/2025

DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

12:33 : 02/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com